Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ngjan me një skenar filmi, por ka ndodhur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një nga skemat më të famshme të mashtrimit. Skema ishte e tillë që, kur një i ri binte në grackë, ai përdorej për të mashtruar të tjerë në këmbim të 540 eurove. Nëse organet hetimore nuk do të ishin vënë shpejt në lëvizje, numri i ?viktimave? të kësaj organizate mistike mund të shkonte në disa mijë. Pro, pre e kësaj skeme kanë rënë të paktën 300 të rinj, të cilët kanë pagur nga 2290 euro secili, me premtimin se do të bëheshin njerëz të suksesshëm.
Veprimtaria e paligjshme ka nisur në vitin 2009, me protagonistë një kroat dhe dy kosovarë, konkretisht Damir Miserda, Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku. Që të tre u akuzuan për ?Mashtrim? dhe ?pastrim parash?. Por, organizata ka kryer edhe vepra të tjera penale.
Si u kërcënua dhe u mor peng Ervin Doçi
Përpos mashtrimit, treshja në fjalë dhe rrethi i tyre i bashkëpunëtorëve, kanë kërcënuar, shantazhuar dhe marrë peng disa nga personat që i kanë mashtruar. Shtetasi Ervin Doçi, pasi ka rënë pre e mashtrimit, është kërcënuar me jetë si dhe është marrë peng njerëzit e kësaj piramide financiare.
Doçi ka rekrutuar një grup të tij në organizatë, ku që të gjithë janë mashtruar. Disa javë pasi ishte rekrutuar dhe kur ishte shtyrë që të rekrutonte edhe shokët e tij, Ervin Doçi ka nisur të dyshonte mbi këtë organizatë, pasi aktivitetet nuk konsistonin në marrjen e njohurive për t?u bërë i suksesshëm dhe i pasur, por kishte thjeshtë takime formale, misterioze dhe luksoze. Takimet zhvilloheshin nga Ohri deri në Shkodër. Pas një aktiviteti në Shkodër, Ervin Doçi është rrëmbyer si dhe është kërcënuar me jetë.
Teksa grupi është larguar, Doçit i është kërkuar që t?u kthente paratë grupit të tij, në një kohë kur paratë i kishin marrë të arrestuarit.
Doçit i është kërkuar gjithashtu që të mos flasë me askënd dhe të mos përhapë dyshime tek të tjerët, të anëtarësuar në shoqërinë ?Eurolife?. Pas mbylljes së shoqërisë, Ervin Doçi dhe shumë të rijnë të tjerë janë përndjekur. Disa prej tyre bashkë me Doçin, duke mos pasur mbrojtje nga shteti, janë arratisur. Ata që paguan fillimisht 2290 euro për të marrë njohuri, për ngritjen e një biznesi të vogël, nisi t?u kërcënohej jeta.
Skema e mashtrimit
Damir Miserda, Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku kanë krijuar dhe vënë në funksion një strukturë, të organizuar në pozicione të vendosura në formë piramide. Kjo strukturë nuk ishte ligjëruar dhe regjistruar në organet kompetente shqiptare si QKR apo Tatime. Veprimtaria është realizuar ne emër të dy shoqërive ?Gemak? dhe ?Eurolife Dooel?, të cilat janë të regjistruara në Maqedoni. Ata i kanë rekrutuar të dëmtuarit për t?u anëtarësuar në shoqëri, duke i bindur se do të bëheshin persona të suksesshëm dhe do të realizonin fitime të mëdha monetare. Në momentin e anëtarësimit, subjektet e dëmtuara kanë paguar secili shumën 2290 euro, e cila shpërndahej ndërmjet shoqërive dhe përfaqësuesve të saj.
Kurset speciale
Pas anëtarësimit, zhvilloheshin takime periodike të quajtura kurse, seminare, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë të tilla. Takimet e personave që ftoheshin të bëheshin anëtarë të shoqërive, janë kryer fillimisht në Shkup dhe më pas në Ohër, në hotelet ?Pela?, ?Graniti? dhe ?Metropol?. Në territorin e Shqipërisë takimet janë bërë çdo javë, në hotel ?Kontinental?, në Vorë e Tiranë, apo në bar-restorant ?Xibraku?. Titullimi kurse, seminare, apo akademi, realizohej vetëm si koperturë për natyrën e vërtetë të këtyre takimeve. Në këto grumbullime mësohej dhe prezantohej vetëm një leksion ?Rekruto anëtarë të rinj?. Në këto organizime nuk trajtohej asnjë mënyrë për përfitimin e dijeve, krijimin e eksperiencës apo rritjen e aftësive profesionale. E vetmja mënyrë që u shpjegohej pjesëmarrësve për të arritur suksesin dhe fitimet monetare, ishte gjetja dhe rekrutimi i anëtarëve të rinj. Secili prej anëtarëve rekrutonte pjesëmarrës të rinj, duke fituar 540 euro nga shuma totale 2290 e paguar prej këtyre të fundit. Nuk lejohej hyrja e atyre që nuk ishin anëtarë.
?Gradimet? për mjeshtëri
Personat e interesuar, të quajtur ?Mysafir? dërgoheshin në Ohër të Maqedonisë, ku organizoheshin ceremoni festive, me qëllim bindjen e personave. Këtyre të fundit u caktohej një afat prej 3 ditësh, brenda të cilit duhet të vendosnin regjistrimin. ?Mysafirëve? u theksohej se me kalimin e këtij afati, humbnin të drejtën për t?u anëtarësuar. Brenda kësaj periudhe ?Mysafiri? parapaguante 2290 euro, moment i cili plotësonte procedurën e regjistrimit. Pas dy shitjeve të produktit, pra sigurimit të dy personave për kursin privat, personi i regjistruar bëhej ?Asistent? ose ?Nikoqir?.
Nëse ?Asistenti? realizonte rekrutimin e ?Asistentëve? të tjerë, ai pozicionohej si ?Asistent menaxher?. Hallka të tjera të skemës ishin ?Lider menaxheri?, ?Drejtori gjeneral? dhe ?Gjeneral drejtori?. Kështu ?Asistent menaxheri? paguhej indirekt për çdo person që asistentët e siguruar prej tij, kanë gjetur dhe regjistruar si ?Asistentë aspirantë?. Personi nënshkruante një deklaratë ku theksonte se është njoftuar mbi faktin që paratë e paguara nuk do t?i kthehen në të ardhmen.
Hetimet e prokurorisë
Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2011 dhe fillimisht janë marrë të pandehur dhe janë dënuar me 10 vjet burgim (në mungesë) dy shtetasit kosovarë, Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku. Ndërkohë, megjithëse ishte i njohur fakti që kishin edhe një bashkëpunëtor të tretë, nuk u arrit të evidentohej në atë kohë shtetasi kroat. Tre personat që akuzohen për ?Mashtrim? më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda, si edhe për ?Pastrim të produkteve të veprës penale?, kanë bindur persona të shumtë për t?u anëtarësuar në shoqërinë ?Eurolife?, e cila vepron në shërbim të shoqërisë ?Gemak?, të regjistruara në Shkup. Në momentin e anëtarësimit, rreth 300 të dëmtuarit kanë paguar secili shumën 2290 euro, e cila shpërndahej te të pandehurit, të cilët kanë përvetësuar shumën 532.163 euro. Nëpërmjet mashtrimit, drejtuesit e kësaj skeme u premtonin anëtarëve që, pas trajnimeve të tyre, do të kishin mundësi të siguronin shuma të konsiderueshme parash.
Veprat penale
Damir Miserda, 52 vjeç, lindur në Kroaci u akuzuan për ?Mashtrim? dhe ?pastrim parash?. Gjatë vitit 2009 deri në maj 2010, të pandehurit Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku, në bashkëpunim me shtetasin kroat Damir Miserda, me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, kanë bindur persona të shumtë për t?u anëtarësuar ne shoqërinë ?Eurolife?, e cila vepron në shërbim të shoqërisë ?Gemak?. Të pandehurit kanë përvetësuar shumën 532.163 euro. Ata kanë realizuar, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, transferimin e pasurisë që ka rrjedhur nga vepra penale, për të fshehur origjinën e paligjshme të pasurisë. Në kushtet kur shumat e transferuara janë në vlera të mëdha, pasojat e shkaktuara nga këto veprime janë shumë të rënda.
Vendimi i gjykatës
Gjykata e Tiranës dënoi me nga 13 vjet burg dy shtetas kosovarë të akuzuar për mashtrimin e qindra personave, duke u premtuar sukses në biznes. Ata u kanë marrë nga 2290 euro të dëmtuarve për t?i anëtarësuar në një shoqëri të krijuar prej tyre, duke i bindur se do të bëheshin persona të suksesshëm dhe do të realizonin fitime të mëdha monetare. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, të pandehurit Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli u deklaruan të fajshëm për akuzën e ?mashtrimit, në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda? dhe ?pastrim të produkteve të veprës penale?.
Sipas gjykatës, ata kanë krijuar dhe vënë në funksion një strukturë të organizuar në pozicione të vendosura në formë piramide, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532 163 euro.
Minstria e Kurlturës Mirela Kombaro ka prezantuar sot proje...
Dy të rinj nga Puka janë arrestuar nga policia për “Shkatërr...
Alda Kaçorri ish-volejbollistja dhe trajnerja 53 vjeçe e ek...
Prokuroria ka kërkuar një vit burg për ish-ministrin e Arsim...
Domenika Doko, 24 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë. Ajo u ...
Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me polumbaret ...
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të ...
Portet e Republikës së Shqipërisë, i Durrësit, Shën Gjinit, ...
Citynews publikoi dje disa foto të kryeministrit Edi Rama, k...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 24-vjeçar pasi aku...
Ka mjaftuar ky shkrim i Astrit Patozit dhe menjëherë Ministr...
Opozita ka bllokuar sot foltoren e parlamentit. Deputetët e ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para në qy...
Bota është plot veprime palogjikë.Sociologjia është shpjegim...
Një doganier është arrestuar nga Policia Kufitare e Qafë-Mor...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë ...
Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm n...
Partia Socialiste do të shkojë në referendum për të zgjidhur...
Brenda pak ditësh, mazhoranca ndryshoi qëndrim për Byronë Ko...
Ish-polici i vrarë Ajet Zeqaj, do të largohej drejt Amerikës...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...