Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
A ka terrorizmi Fe? Unë mendoj se Terrorizmi është Fe. Është Feja e Antinjeriut, e Antijetës. Zoti i Terrorizmit është Vdekja. Tempulli i Terrorizmit është Injoranca. Predikuesi i terrorizmit është Vrasja. Teologjia e Terrorizmit janë Urrejtja dhe Frika. Nuk ka Terrorizëm Islam, e as të Krishterë. Nuk ka Terrorizëm me emër etnie, race, ngjyre apo ideje. Është e pamundur. Nuk janë as Fetë, as Etnitë, as Kombet, as idebartësit qëllim-mbarë, që përdorin Terrorizmin..
Krejt e kundërta ndodh. Është terrorizmi që i përdor këto. Ndaj nëse ka një betejë të madhe që njerëzimi duhet ta bëjë, nuk është beteja ndaj Konvencioneve që përdor Terrorizmi, por beteja pa kompromis ndaj kësaj Feje të re që quhet Terrorizëm. Nëse e duam jetën dhe njeriun, duhet ta luftojmë pa kushte çdo besimtar të antijetës dhe antinjeriut, çdo besimtar të Terrorizmit dhe Vdekjes. Unë besoj tek Jeta dhe Njeriu. Ajo çka ndodhi në Bruksel pak ditë më parë, ishte goditje në zemrën e Europës, në zemrën tonë. Ishte përpjekje e drejtpërdrejtë e besimtarëve të Vdekjes, që të na konvertonin neve, që të ma konvertonin mua besimin tim. Shkruaj në vetë të parë, sepse shkruaj duke e vendosur veten në lëkurën e gjithëkujt, e çdo njeriu të kësaj Bote. Edhe sepse marrëdhënia me Zotin është krejt personale dhe vyen të jemi vetërrëfyes kur shkruajmë e flasim për Të.
E pra, besimtarët e Vdekjes e kanë nisur prej kohësh Luftën e tyre të Shenjtë për të na konvertuar. Ata vranë masivisht mijëra qytetarë të pafajshëm tek Kullat Binjake. Ata po vrasin çdo ditë në Siri, Irak, Libi, Liban, Algjeri, etj. Vranë në Paris. Po vrasin në Ankara, Stamboll. Dhe së fundmi vranë në Bruksel. Thonë se do të vazhdojnë të vrasin? Festojnë e gëzojnë kur vrasin. Veç kujdes, shumë kujdes. Lufta e tyre e shenjtë, nëpërmjet vrasjes, nuk synon të na konvertojë në asnjë nga Fetë e Njeriut. Lufta e tyre e shenjtë kërkon të na kthejë në besimtarë të Vdekjes. Ndaj të mos e lejojmë askënd ndër ne, të mos lejojmë asnjë inç të vetes sonë që të rrebelohet kundër Feve të Njeriut, kundër asnjë Feje të Njeriut. Besimtarët e Vdekjes përdorin kovencionet tona, që ne të gabojmë e të ndahemi, urrehemi, e humbasim vetvetet dhe njëri-tjetrin.
E vërteta është se në kohët e Terrorit, Frika predikon Urrejtjen, Antijeta predikon Konfliktin, Antinjeriu predikon Mohimin. Pikërisht në këto kohë duhet të ngrejë krye Njeriu që të luftojë për Jetën, kërkojë Solidaritetin dhe të predikojë e ushtrojë Dashurinë. Besimtarët e Vdekjes përdorin fjalën xhihad dhe termat e Islamit. Këtë e bëjnë jo rastësisht, e jo pa qëllim. E bëjnë sepse duan që ne të biem në kllapinë e kacafytjes mes nesh. Xhihadi është lufta e shenjtë, vepra e shenjtë, akti i shenjtë i Njeriut në kërkimin sublime, të pastër të vetvetes dhe Zotit. Islami është Feja e Njeriut që na bën udhë e paqe me Zotin. Feja e Njeriut e ka Zotin, Krijues, Dashuri, Mëshirëplotë, Paqe, Jetë. Kësisoj, Besimtarët e Vdekjes, nuk kanë asnjë lidhje me asnjë Fe të Njeriut. Ata janë antinjerëzit që kanë për Fe vetëm Terrorizmin. Arian Galdini
Shumë prej tyre mund të jenë të veshur mirë, me rroba të sht...
Ngjan me një skenar filmi, por ka ndodhur në Shqipëri. Bëhet...
Minstria e Kurlturës Mirela Kombaro ka prezantuar sot proje...
Dy të rinj nga Puka janë arrestuar nga policia për “Shkatërr...
Alda Kaçorri ish-volejbollistja dhe trajnerja 53 vjeçe e ek...
Prokuroria ka kërkuar një vit burg për ish-ministrin e Arsim...
Domenika Doko, 24 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë. Ajo u ...
Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me polumbaret ...
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të ...
Portet e Republikës së Shqipërisë, i Durrësit, Shën Gjinit, ...
Citynews publikoi dje disa foto të kryeministrit Edi Rama, k...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 24-vjeçar pasi aku...
Ka mjaftuar ky shkrim i Astrit Patozit dhe menjëherë Ministr...
Opozita ka bllokuar sot foltoren e parlamentit. Deputetët e ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para në qy...
Bota është plot veprime palogjikë.Sociologjia është shpjegim...
Një doganier është arrestuar nga Policia Kufitare e Qafë-Mor...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë ...
Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm n...
Partia Socialiste do të shkojë në referendum për të zgjidhur...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...