Sektori i peshkimit në rënie/ Prodhimi bie me gati 8% gjatë vitit 2025
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve të Lindjes së Mesme, jo vetëm që e ka gjetur Kontinentin e Vjetër të papërgatitur, por e ka përçarë më shumë se kurrë. Vendet pjesëtare të familjes së madhe europiane ndajnë opinione të ndryshme pro dhe kundër kësaj çështje. Shumë prej tyre si Sllovenia, Hungaria dhe Austria kanë shprehu hapur opinionin e tyre që nuk mund ti pranojnë këto emigrant.
Edhe pse konferencat më të mëdha për shtyp dhe mbledhjet zhvillohen në zyrat e Brukselit, thelbi i vërtet i kësaj çështje është i shtrirë në shtete që në pamje të parë nuk duken shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për disa shtete Ballkanike dhe shtetin Turk i cili e ka ende të hapur procesin e tij në anëtarësimit në Unionin Europian.
Shumica e emigrantëve dhe refugjatëve te Lindjes së Mesme kanë si pikë të parë takimi ishujt grek. Shteti Helen është kthyer në tokën e parë europiane për këto shtetas të cilët i shpëtojnë luftës. Duke marrë parasysh se Athina zyrtare është prej vitesh e mbërthyer nga problemet e shumta ekonomike dhe politike, këto emigrant janë një vështirësi plus për këtë vend. E ashtuquajtura Rruga Ballanike është e mbyllur për shkak të mosmarrëveshjes së shteteve ballkanike dhe mos dëshirës së tyre për të pranuar refugjatët.
Kufiri midis Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë një pikë e nxehtë e debateve mes këtyre dy vendeve, jo se më parë konfliktet në këtë kufi nuk kanë ekzistuar. Emigrantë të cilët qëndrojnë me orë dhe ditë të tëra në pikën kufitare me shpresën e vetme për të kaluar. Normalisht që për këto dy vende emigrantët janë thjesht një çështje plus për tu debatuar. Por prej ditësh këto imazhe po i shikojmë edhe në kufirin greko-shqiptar. Emigrantë të cilët në kushtet me anormale të jetesës janë në vendosur në pikat kufitare me të vetmen shpresë që këto vende ballkanike të jenë një transit për ta.
Imazhet e tyre në kushte çnjerëzore të bëjnë të mendosh se nga një konflikt i armatosur në vendin e tyre të origjinës, në shtetet e Ballkanit këto refugjatë po përballën me luftën e mbijetesës. Duke marr shkas nga situata e disa vendeve jo larg Shqipërisë ku emigrantët janë vendosur, lind pyetja : ?a mund Shqipëria të mirëpres refugjatët e Lindjes??. Normalisht si një popull me histori bujare dhe mirëpritëse në legjenda dhe fakte të ndryshme historike mund të themi që vendi jonë është në gjendje të mirëpres këto refugjatë. Mund të ndërtojmë kampe ose momentalisht mund të vendosen në godita shtetërore të pabanuara, mund të merren disa fonde nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për të treguar që na duhen disa financime të vogla për zemërgjerësinë tonë në pranimin e tyre. Por a mjafton ky fakt. Nëse nuk do të donim ta analizonim shumë situatën do të shpreheshim më plot gojë se këto supozime do të ishin në luks për këto refugjatë të cilët po i kalojnë netët jashtë në të ftohtë, pa një vend ku të fusin kokën.
Por nëse do të merrnim përsipër t?i pranonim këto refugjatë do të duhet fillimisht të kuptonim se ata nuk po vijnë në Europë për shkak se nuk kishin punë në vendin e tyre, për shkak se kishin diploma universiteti dhe master por nuk mund të punësoheshin. Këto refugjatë të cilët kalojnë natën në pikat kufitare janë njerëzit që po i shpëtojnë luftës civile, diktaturës, dhe terrorizmit.
Një ekonomi mjaft e brishtë si ajo shqiptare në maksimumin e saj do të siguronte vetëm disa qendra banimi ose do të zotohej me anë të bashkëpunimin me organizata të huaja në ngritjen e disa kampeve.
Por a do të mjaftonte kjo për të përballuar kërkesat e emigrantëve, a mund t?i pranojë vendi ynë këto persona kur për vitin 2015 shqiptarët ishin dhe vijojnë të jenë në krye të listës pas emigrantëve të Lindjes së Mesme në kërkimin e azilit apo emigracionit ekonomik, për të mos përmendur kërkesat për azil politik dhe gjakmarrje. Nga një shtet ku shumica e të rinjve e shikojnë emigrimin si të vetmen të ardhme për to, a mund të kërkohet mirëpritja e refugjateve? Ekonomia e Shqipërisë edhe pse duhet të ishin me opozita më të forta falë koncesioneve të shumta, mbetet mjaft e brishtë për shkak të një fenomeni që nuk po arrin të kapërcehet, korrupsioni. Një korrupsion në shifra alarmante ku tendenca është për të përfituar në maksimum për kaq kohë sa kemi pushtetin në dorë se nesër mund të na kapi i bekuari rrotacion politik, do të bënte që edhe refugjatët e Lindjes së Mesme të trajtoheshin si një kartë politike, dhe një premtimet e ardhshëm elektoral ku do të përmendej ndihma ndaj tyre si një meritë partiake ose një premtim i mbajtur, por i mbajtur ndaj kujt, ndaj shqiptarëve jo, për shkak se nuk bënte pjesë në agjendën parazgjedhore dhe njëkohësisht ndaj të huajve jo, për faktin se janë vetë evropianët në përqindje më të madhe kundra mirëpritjes së tyre.
Me anë të arritjes së një marrëveshje më Turqinë, Bashkimi Europian kërkon dërgimin e të gjithë refugjatëve në këtë vend dhe më pas vijimin me pikat tjera të marrëveshjes. Shpresojmë që emigrantët të arrijnë të vendosën në shtetin Turk për të mos u ndeshur me politikat dhe burokracitë shqiptare ndaj të cilave do të arrijnë të reflektojnë se me mbarimin e luftës bëjnë mirë të kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe të mos stërmundojnë veten e tyre me politika shqiptare, ballkanike, apo europiane të cilat nuk arritën të mbajnë lart vlerat humanitare./BIRN
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se dobësia e Evopërs ës...
Vendimi që tashmë është zyrtarizuar edhe me hyrjen në fuqi n...
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevoku...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka nisur ditën e sotme semina...
Komisioni posaçëm për Reformën në Drejtësi e ka shtyrë mble...
Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit...
Mbështetësit e ISIS kanë festuar sulmet terroriste në Brukse...
Mediat belge kanë publikuar pamjet në 3D të lëvizjeve të ter...
Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në re...
Faturat e taksave të bashkisë për biznesin e mesëm e të madh...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, institucioni që drejtoh...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë ...
Ish-komandanti i ushtrisë Serbe në Bosnjë, i cili akuzohet p...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, në një prononcim për media...
A ka terrorizmi Fe? Unë mendoj se Terrorizmi është Fe. Është...
Shumë prej tyre mund të jenë të veshur mirë, me rroba të sht...
Ngjan me një skenar filmi, por ka ndodhur në Shqipëri. Bëhet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...