Ilir Kulla: Ja dy shpjegimet për sulmet në Bruksel
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla ka dhënë dy var...
Luftëtarët e ISIS, ekspertët i cilësojnë ndryshe si ?xhihadistët cool?, të cilët e shohin xhihadin si një stil jetese. Për ta, të jesh pjesë e makabritetit të ISIS është një trend, i cili duhet ndjekur.
Personat, që marrin përsipër të kryejnë sulme në Europë, nuk janë si anëtarët e al-Qaedas, ithtarët e radikalizuar të Islamit fundamentalist. Shumë prej këtyre sulmuesve kanë qenë fëmijë të vegjël, kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit në Amerikë, të cilët kanë kaluar shumicën e jetës së tyre duke parë luftërat e mëdha në Irak, Afganistan dhe Siri.
Njohuritë e tyre rreth Islamit janë mjaft të kufizuara; ata e ndjekin xhihadin më shumë si një trend, sesa janë në të vërtetë islamistë të dedikuar. Ata manifestojnë atë, që koordinatori holandez për Sigurinë dhe Antiterrorizmin e ka cilësuar: ?Pop-xhihadi, si një mënyrë jetese?.
Ata dinë më shumë për Tupac Shakur, sesa për Osama bin Ladenin. Belgët, që udhëtojnë për në Siri për të luftuar, shpesh nderojnë muzikën e reperit të vdekur amerikan në mediat sociale, duke gjetur veten në tekstet e tij. Por, sulmuesit e rinj kanë gjithashtu muzikën e tyre ?Rap?, stilin e tyre të veshjeve, postojnë ?selfie? nga Lindja e Mesme, ku nuk mungojnë as ?hashtag?-et në Twitter, që shpesh përfundojnë me terma të tilla si #jetamemjekër apo #jetameferexhe.
Me fjalë të tjera, këta nuk janë myuslimanë intelektualë me mjekra të gjata dhe me Kuranë nëpër duar. T?i konsiderosh ata xhihadistë apo radikalë islamikë, do ta merrnin si një kompliment shumë të madh. Në të tjera rrethana, ata nuk do të ishin asgjë tjetër, veçse njerëz që do të konsideroheshin si dështakë apo narcistë të lidhur me kulturën ?punk?, por në ndryshim, ata kanë një gjë më shumë: vrasin!
Numri i myslimanëve të rinj europianë, të cilët kanë udhëtuar në Siri për të luftuar me ISIS-in, është i frikshëm. Vlerësimet e fundit në më shumë se 5.000 të rekrutuar, tregojnë se rreth 470 persona vijnë vetëm nga Belgjika. Belgjika ka edhe numrin më të madh në raport me popullsinë që ka, ndërsa Franca mban edhe stafetën me 1.700 terroristë që luftojnë në Siri.
Por çfarë i shtyn ata që të bëhen pjesë e ISIS-it?
?Për luftëtarët e huaj, komponenti fetar në rekrutimin dhe radikalizimin nuk luan rol, pasi e kanë zëvendësuar me elementë socialë, të tilla si presioni në shoqëri apo roli i modeleve që ndjekin?. Në këtë përfundim kishte arritur raporti i 18 janarit i EUROPOL-it. Duke u përpjekur për të ndaluar konvertimin e të rinjve në radikalë islamikë, kërkon të kuptosh atë që përbën thelbin e ndryshimit.
Retorika politike, e pamundur për të të treguar dallimin mes radikalëve ekstremistë dhe praktikuesve të të ashtuquajturit ?pop-xhihadi?, arrin të justifikojë sulmuesit. Të deklarosh se ?ky ishte ISIS?, kur në të vërtetë ai nuk është asgjë tjetër veçse një grup ?Punk?-sash që vrasin, e kanë bërë organizatën të duket edhe më e fortë sesa realisht është, dhe në këtë mënyrë ISIS shihet si një mundësi më tërheqëse për të rinjtë myslimanë, që kërkojnë aventurë dhe vëmendje.
Bazuar në intervistat me myslimanët europianë, që kthehen nga lufta në Siri, agjencitë e huaja të kundërzbulimit vlerësojnë se rreth 20 për qind e tyre, që janë nisur për në Lindjen e Mesme, janë të diagnostikuar me çekuilibrime mendore. Një përqindje e madhe e tyre kanë të dhëna paraprake për dy lloje krimesh: të vogla dhe të rënda. Dhe pjesa më e madhe e terroristëve të rinj vijnë nga lagjet urbane të shkatërruara nga vështirësitë ekonomike.
Rik Coolsaet, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin ?Ghent? të Belgjikës, si dhe një anëtar i asociuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kohët e fundit ka shkruar në lidhje me mjedisin që ka mbjellë këtë fenomen subkulturor të të rinjve në vendin e tij.
Belgët, të cilët përballen me një treg të zymtë të punës, kanë shkallë më të lartë vetëvrasëse dhe e braktisin shkollën më shumë sesa pjesa tjetër e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. ?Shumë të rinj në Belgjikë, kohët e fundit vuajnë nga depresioni dhe ndihen të pashpresë?, shkruan Coolsaet.
Rezultati që japin analistët e inteligjencës është se, myslimanët europianë që kthehen në fansa të ISIS nxiten nga emocionet dhe jo nga logjika. Me fjalë të tjera, atraksioni ndaj filozofisë së ISIS është si një virus, ku afërsia me të infektuarin shpesh është edhe shkaku kryesor.
Dhe vendet ku mund t?i gjesh terroristët e rinj, mund të jenë po aq të lehta sa lokalizimi i zonës kur shfaqet një sëmundje. Në nëntor të vitit 2015, ministri i Brendshëm belg e identifikoi Molenbeekun, lagjen e varfër të emigrantëve në Bruksel, si një vatër për ekstremistët e rinj, që udhëtojnë drejt Sirisë e që kthehen mbrapsht.
Ndaj nuk është edhe çudi se, gjurmët e para të terroristëve u gjurmuan prej aty. Dhe kjo është ajo që i nxeh më shumë autoritetet, sa i përket ?pop-xhihadit?: që Inteligjenca di thuajse çdo gjë për ta. Por pavarësisht informacionit që zotëron EUROPOL-i dhe të tjera hallka të zbatimit të ligjit, parandalimin e një sulmi të tyre e kanë shumë të vështirë.
Këto janë qeliza të vogla të të rinjve me autonomi operacionale, dhe jo një organizatë me udhëheqjen e lartë si al-Qaeda. Perëndimi po përballet me një kërcënim nga vet qytetarët e tij, të cilët duan të kthehen në ?Rambo?.
Top Channel
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla ka dhënë dy var...
Flavius Belisarius, ishte një gjeneral bizantin që jetoi gja...
Belgjika ka pranuar se janë bërë gabime në lidhje me një nga...
Prsidenti Bujar Nishani është shprehur se presioni politik i...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Ish zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës ...
Kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve të Lindjes...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se dobësia e Evopërs ës...
Vendimi që tashmë është zyrtarizuar edhe me hyrjen në fuqi n...
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevoku...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka nisur ditën e sotme semina...
Komisioni posaçëm për Reformën në Drejtësi e ka shtyrë mble...
Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit...
Mbështetësit e ISIS kanë festuar sulmet terroriste në Brukse...
Mediat belge kanë publikuar pamjet në 3D të lëvizjeve të ter...
Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në re...
Faturat e taksave të bashkisë për biznesin e mesëm e të madh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...