Turqia akuza militantit të ISIS për sulmin në Stamboll
Turqia fajësoi sot një ekstremist të Shtetit Islamik për sul...
Kampi i refugjatëve në Idomeni duhet të boshatishet, por a janë gati strehimoret e reja në Greqi? Panagiotis Kouparanis raporton nga Hersos, ku do të ngrihet një kamp i ri refugjatësh.
Ministria e Mbrojtjes së Greqisë dha dritën e gjelbër: Për herë të parë të enjten u lejuan përfaqësues të shtypit të huaj të vizitonin kampin e ri të refugjatëve në fshatin Hersos, në veriun grek. Me sa duket u përhap në kamp shpejt lajmi se do vijnë edhe kolegë të Deutsche Welles e një gazetar finlandez, pasi jo më vonë se gjysmë ore u zhvillua një demonstratë. Rreth 50 të rinj e fëmijë me pankarta ?Ne kërkojmë humanizëm? në gjuhën angleze protestuan e krahas thirrjeve në arabisht kuptohej thirrja ?Merkel, Merkel? dhe ?Gjermani, Gjermani?.
Kancelarja Merkel në fjalimin e saj në Bundestag të mërkurën i këshilloi refugjatët në Greqi të shkonin në kampet e reja të ngritura për refugjatët. Aty është ?shumë më mirë? se në Idomeni, tha ajo.
Startim me pengesa
Kampi Hersos mban emrin e fshatit pranë. Në greqisht ?Hersos? do të thotë ? e rrënuar?. Vërtet ky territor ish-ushtarak prej 6,5 hektarësh për një kohë të gjatë qëndroi i shkretuar. Në fund të shkurtit koloneli Thomas Gavranopoulos dha urdhrin për ngritjen e një kampi refugjatësh. Në fund të ditës kampi numëronte 1159 refugjatë. Deri të enjten refugjatët në kamp kapnin shifrën e 3815 vetëve. Tre të katërtat e tyre kanë pasaporta siriane, pjesa tjetër irakiane. Gavranopoulos thotë se refugjatët deri tani kanë ardhur nga Athina ose nga qyteti port në veri të vendit, Kavala. Shumë pak vetë nga Idomeni kanë ardhur në këtë kamp, ndërkohë që nga Hersos ka refugjatë që marrin rrugën për në Idomeni.
Sapo refugjatët vijnë në Hersos duhet të paraqesin një dokument regjistrimi të marrë në ?hot spotin? grek. Pas regjistrimit të të dhënave ata marrin një paketë me një batanije dhe dyshek. Më pas drejtohen ose në kampet e UNHCR-s ose në 400 çadrat e ngritura ku mund të strehohen tetë vetë njeherësh. Por këto çadra janë pa dysheme, refugjatët duhet të flenë në tokë, herë pas here në baltë. Autoritetet justifikohen me arsyen se çadrat janë sjellë nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave dhe jo nga ushtria. ?Nuk jemi kafshë, jemi njerëz?, thotë një sirian i zemëruar.
Një kamp i ri
Por në Hersos gjen edhe anë të mira. Nëse deri të premten për refugjatët gatuante ushtria, nga e shtuna një firmë ?catering? ofron ushqim tre herë në ditë për ta. Një firmë tjetër është ngarkuar për pastrimin e 27 banjove dhe ambientit. Elektriçistët po instalojnë drita në tre rrugët kryesore të kampit. Kryqi i Kuq grek është i pranishëm me ndihmë mjekësore, ndërkohë që puna e tij do të kalojë në duart e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të mjekëve gjermanë e finlandezë. Kari Vanamo është një pediatër finlandez që bashkë me mjekët e tjerë do të fillojnë me trajtimin mjekësor të refugjatëve, sapo të mbërrijnë aparaturat nga Gjermania e Finlanda.
Krahas kampit Hersos në qarkun e Kilkisit gjendet edhe kampi i Polykastros, dhe po të shtosh edhe Idomenin, atëherë në këtë qark janë stacionuar gati gjysma e refugjatëve që ndodhen në Greqi. Gatishmëria e banorëve të Hersosit për të ndihmuar është e madhe. Një ndihmës vullnetar grek, Stephanos thotë se ata përpiqen të strehojnë sidmos gratë shtatzëna dhe fëmijët. Vetë familja e tij e di se ç’do të thotë të jesh refugjat. Gjyshërit e Stephanos u detyruan në vitin 1920 të largoheshin nga Turqia.
Edhe bashkëpunimi i banorëve me ushtrinë funksionon pa problem, thotë Stephanos. Këtë konfirmon edhe koloneli Thomas Gavranopoulos, i cili po ashtu duket se nuk probleme të kontaktojë ndihmësit vullnetarë dhe punonjësit e organizatave humanitare nga e gjithë bota./DW
Turqia fajësoi sot një ekstremist të Shtetit Islamik për sul...
Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, është sulmua...
Vizita e Barack Obamas në Kubë (20.03) është vizita e parë e...
Të paktën 14 persona raportohen të vdekur pas përmbysjes së ...
Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, mysliman...
Rezultatet e kësaj jave në garën presidenciale amerikane kan...
Të paktën 39 civilë mes të cilëve shtatë femra dhe pesë fëmi...
Bashkimi Europian arriti atë që gati nuk e besonte më kush: ...
Një refugjat afgan është kapur ditën e sotme nga dy refugjat...
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në një nga zonat...
Një avion i nisur nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në qytetin ...
Brazili zhytet me ngadalë në kaosin politik pasi drejtësia p...
Një sasi e konsiderueshme forcash sigurie bullgare u vendosë...
Marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë p...
Guido Westerwelle – një karakter i brishtë. Ai i drejtoi lib...
Refugjatët sirianë të vendosur në kufirin e Greqisë me Maqed...
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka n...
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Is...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...