Klinton - Trump, përballje e mundshme në zgjedhje
Rezultatet e kësaj jave në garën presidenciale amerikane kan...
Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, myslimanëve, kundërshtarëve të tij dhe medias, Trumpi ka nxitur rregullisht mbështetësit e tij që të ?rrahin paq? protestuesit, duke premtuar madje të paguajë edhe shpenzimet ligjore për ata që arrestohen në sulme të tilla. Mbështetësit e tij janë dëgjuar të thërrasin ?kthehuni mbrapsht në Afrikë?, si dhe epitete raciste dhe seksiste.
Trumpi ?duket se mendon se kjo dallgë favorizuese do e shpjerë deri në pushtet?, shkruante Noah Rothman tek CommentaryMagazine.com, por shkrirja e vullnetshme në një, e fanatizmit, dhunës dhe populizmit është ?një formulë për tirani?, me precedente të tmerrshme në histori. Nëse Trumpi vazhdon të shfrytëzojë këta pasione të shëmtuar, ne mund ta gjendemi duke u gremisur ?në një humnerë të zezë?.
Të fajësosh Trumpin, ?qoftë edhe pjesërisht?, për dhunën në mitingjet e tij ?është marrëzi?, shkruante New York Post. Në çdo incident deri tani, nxitësit kanë qenë agjitatorët e majtë, që infiltrojnë në mitingjet e trumpit me qëllimin që t?i prishin. Këta janë të njëjtët radikalë të majtë të dhunshëm, që ?ka dekada që kanë pllakosur në këtë vend?, që nga protestat kundër globalizimit në Seattle në vitin 1999, përmes lëvizjes ?Occupy Wall Street?, e deri tek protestat e vitit që kaloi në Ferguson. Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së fjalës, shkruante Marc Thiessen tek ?The Washington Post?, dhe nëse ata që janë kundër Trumpit ?do të zhvillonin protesta paqësore jashtë vendit ku zhvilloheshin mitingjet, nuk do të kish patur dhunë?. Fatkeqësisht, kjo nuk do ta kënaqte ?instiktin totalitar të të majtës amerikane, për të qepur gojët dhe mos lejuar fjalën e lirë që aq shumë e urren?.
Trumpi nuk ka nxitur dhunë vetëm undër protestuesve, shkruante Eric Levitz në NYMag.com. Ai tani po kërcënon ?të ndërsejë minion-ët e tij? në konventën e Partisë Republikane. Në një intervistë këtë javë, Trumpi tha se ?mendoj që do të ndodhin gjëra të këqia?, nëse atij i mohohet kandidimi. ?Mendoj se do të ketë përleshje?. Ky lloj diskursi nuk do e ndihmojë Trumpin të tërheqë të moderuarit dhe të pavarurit që i nevojiten për të fituar në nëntor, thoshte Ron Elving i NPR.org. Pothuaj tre në katër votues kanë shprehur dyshimin që Trumpi ka temperamentin e duhur për të qenë president. Sa më shumë që ai ndez bazën me kërcënime për të sulmuar kundërshtarët, aq më e vështirë do të jetë për të ?që të shkojë përtej kësaj baze në zgjedhjet e përgjithshme?.
Mos prisni që Trumpi të ndryshojë kurs tani, shkruante Paul Waldman në prospect.org. Ai e ndërtoi fushatën e tij mbi zemërimin dhe frikën për imigrantët dhe myslimanët, por u bë vërtetë ?helmues? për fansat, kur u dha atyre diçka më të fuqishme se sa çdo lloj propozimi politik: ?lejën?. Nëse je ndjekës i Trumpit, tani ndihesh i lirë të shfrysh gjithë zemërimin, frustrimin dhe urrejtjen ? edhe nëse merr formën e goditjes së të tjerëve apo grushtimit të tyre në fytyrë ? pa patur frikë për pasojat. Krejt papritur, në atmosferë ?nis e shfaqet ideja që zgjedhjet do të vendosen në rrugë?, shkruante Jonathan Chait tek NYMag.com. ?Kjo është një ide e helmët, e rrezikshme edhe në doza shumë të vogla?./ Bota.al
Rezultatet e kësaj jave në garën presidenciale amerikane kan...
Të paktën 39 civilë mes të cilëve shtatë femra dhe pesë fëmi...
Bashkimi Europian arriti atë që gati nuk e besonte më kush: ...
Një refugjat afgan është kapur ditën e sotme nga dy refugjat...
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në një nga zonat...
Një avion i nisur nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në qytetin ...
Brazili zhytet me ngadalë në kaosin politik pasi drejtësia p...
Një sasi e konsiderueshme forcash sigurie bullgare u vendosë...
Marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë p...
Guido Westerwelle – një karakter i brishtë. Ai i drejtoi lib...
Refugjatët sirianë të vendosur në kufirin e Greqisë me Maqed...
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka n...
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Is...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgje...
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Para samitit BE-Turqi, kancelarja gjermane, Angela Merkel en...
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të mar...
Nga Nikolay PakhomovKur filloi fushata e bombardimeve ruse n...
Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous”...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...