Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Guido Westerwelle – një karakter i brishtë. Ai i drejtoi liberalët drejt sukseseve të pamenduara por edhe drejt krizës më të thellë në historinë e tyre. Një vlerësim personal nga kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff.
Guido Westerwelle ishte një ndër lieberalët më të sukseshëm të kohës së pasluftës. Dhe njëri ndër më fatkeqët. Ai e drejtoi partinë liberale FDP në majat e paimgjinuara dhe ishte përgjegjës për humbjen më të thellë të saj në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai ishte për një liberalizëm politik dhe një liberalizëm personal të jetuar, për të cilin kishte rëndësi vetëm një gjë: liria. Liria e qytetarit dhe liria e shoqërisë. Ai e jetoi atë. Duke u “shfaqur” se është homoseksual – për një politikan ky një hap i guximshëm në publik.
Orator që ia kishin frikën
Por Guido Westerwelle edhe polarizonte. Ai, i cili në marëdhëniet personale mund të ishte i lirë, zemërgjerë, i hapur dhe i përkushtuar, konsiderohej si një neoliberal i akullt. Për këtë influenconte edhe retorika e tij po aq brilante. Askush tjetër nuk mund të fliste më mirë, më me mprehtësi dhe ironi, sa ai. Ndaj atij ia kishin frikën dhe e respektonin. Por nuk e donin. Fjalimet e tij të therëse në Bundestag e në fushatat elektorale kundërshtarët i interpretonin si arrogancë. Por shpesh ai ishte kundrejt tyre thjeshtë superior.
Ora e tij e vërtetë trokiti në zgjedhjet parlamentare 2009. Ai e udhëhoqi partinë FDP drejt fitores, të paimagjinueshme deri atëherë me gati 15% të votave. Këtë FDP-ja nuk e kishte përjetuar asnjeherë që nga viti 1949. Liberalët dukej se ndodheshin në rrugën për të qenë më shumë se sa vetëm parti për krijim mazhorance. Zgjedhjet Westerwelle i fitoi me premtimin: Do të vijë një reformë fiskale, që do të krijojë një sistem tatimesh më të drejtë, më të thjeshtë, më korrekt dhe më të kuptueshëm për qytetarët. Por gjatë javëve të bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës Westerwelle lëshoi pe dhe hoqi dorë prej kësaj – e madje ai votoi për një zbritje të tatimit mbi vlerën e shtuar për pagesën e fjetjeve në hotel. Një gabim i pandreqshëm politik. E për më tepër ai e votoi këtë në radhë të parë për t’u bërë ministër i jashtëm.
Endrra e jetës
Kjo ishte ëndrra e tij në jetë: të ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Në gjurmët e Hans-Dietrich Genscherit, i cili e kishte mbajtur për 18 vjet këtë post dhe ka qenë e vazhdon të jetë edhe sot babai i FDP. Por si ministër i Jashtëm ai veproi në mënyrë jo fatlume. madje edhe vendimet e arsyeshme – si p.sh. mospjesëmarrja në bombardimin ushtarak të Libisë – iu kthyen në dështime politike. Pas dy vjetësh dhe një serie dështimesh të rënda në zgjedhje ai hoqi dorë nga posti i kryetarit të partisë – por qendroi ministër i Jashtëm. Këtij posti ai nuk arriti më t’i japë vulën e tij. Me humbjen e madhe në zgjedhjet parlamentare 2013 – kur për herë të parë në mbarë federatën FDP nuk arriti të kalojë pragun e përfaqësimit prej 5% – mori fund karriera e tij politike. Ky ishte dështimi më i rëndë për Westerwellen. Sepse ai u bë përgjegjës për humbjen e pashembullt të partisë. Që nga ajo kohë ai ishte në pension politik.
Në këtë fazë atë e preku leuçemia. Ai luftoi kundër saj. Por pa rezultat. Westerwelle ishte një politikan me aftësi të jashtëzakonshme. Një orator i shkëlqyer. Një njeri, që ishte për lirinë dhe që e jetoi atë. Jo konvencional. I guximshëm. Një njeri, që e kërkonte skenën, e donte atë – dhe që vuante rëndë prej kritikës lënduese të medias. Pas paraqitjes së tij shpesh therëse e plot vetëdije fshihej një karakter i brishtë. Ai mbetet një politikan që ka guxuar shumë. Që e ka vënë në lëvizje republikën. Dhe që u ka treguar liberalëve, se në Gjermani është e mundur edhe diçka e pamendueshme më parë./DW
Refugjatët sirianë të vendosur në kufirin e Greqisë me Maqed...
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka n...
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Is...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgje...
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Para samitit BE-Turqi, kancelarja gjermane, Angela Merkel en...
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të mar...
Nga Nikolay PakhomovKur filloi fushata e bombardimeve ruse n...
Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous”...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se grupi i parë i avionëv...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën disa ndryshime të reja pë...
A ka një të ardhme në rrugëtimin ekumenik midis kishës së Fr...
Pesë shtete amerikane po zhvillojnë zgjedhjet paraprake për ...
Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracio...
Tre oficierë policie janë plagosur gjatë një aksioni anti-te...
Një person ka mbetur i vdekur sot pas shpërthimit të një mak...
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë t...
Ushtria turke tha se avionët e saj kryen 18 sulme ajrore të ...
Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet parapra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...