“The Economist”: Trump një ndër dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgjente për të furnizuar refugjatët në Greqi. Ndërkohë, kryeministri i Greqisë e ka dënuar thirrjen që refugjatët të kalojnë kufirin për në Maqedoni.
Paketa e ndihmës prej deri 700 milionë euro deri në vitin 2018, me të cilën do të furnizohen refugjatët, u vendos përfundimisht. Këtë e bëri të ditur Këshilli i BE. Për shkak të mbylljes së itinerarit ballkanik, në Greqi janë bllokuar më shumë se 35.000 refugjatë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë. Para nga fondi mund të marrin edhe shtete të tjera, të cilat ndodhen në situata humanitare të vështira.
BE tregon se “në këto kohë të vështira qëndron në anën e Greqisë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, vendi i të cilit kryeson aktualisht Këshillin Evropian. Me para synohet të plotësohen nevoja bazë të refugjatëve, siç janë ato për ushqime, për ujë, për strehim dhe për trajtim mjekësor. Për këtë vit janë parashikuar 300 milionë euro, për dy vitet e ardhshme përkatësisht 200 milionë euro.
Ndërkohë, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras e dënoi një aksion me fletëpalosje, me të cilin refugjatët u tërhoqën që të kalonin kufirin e gjelbër me Maqedoninë. “Kjo lojë me jetët e njerëzve duhet të marrë fund”, tha ai në një konferencë shtypi në Athinë. Një ditë më parë, sipas vlerësimit të medieve maqedonase, qenë rreth 2000 vetë që arritën të kalojnë gardhin kufitar maqedonas dhe të hyjnë ilegalisht në Maqedoni. Shumica e refugjatëve, sipas informacioneve të medieve u arrestuan në Maqedoni.
“Përjashtohet që itinerari ballkanik të rihapet”
Në qytetin kufitar të Greqisë Veriore, Idomeni refugjatëve u qe shpërndarë një fletushkë me informacione të hollësishme se si mund të hyje në Maqedoni përmes kufirit të gjelbër. Në fund të fletushkës qe shkruar “Komanda Norbert Blüm”. Ish-ministri gjerman i punës dhe politikani i CDU-së vërtet që e kaloi fundjavën në një çadër në Idomeni dhe u tregua atje solidar me njerëzit. Por me fletushkën ai sipas fjalëve të tij nuk ka të bëjë.
Tsipras e quajti aksionin e fletushkës “një sjellje të rrezikshme në kurriz të refugjatëve”. Ai u bëri thirrje migrantëve që të kishin besim te qeveria greke dhe të shkonin nga Idomeni në kampet e pritjes. “Përjashtohet që itinerari ballkanik të hapet edhe njëherë”, bëri të qartë ai.
Shumë vetë ndoqën thirrjen për të kaluar një lumë të vrullshëm, disa u plagosën sipas medieve greke. Një reporter i dpa-së raportoi se forcat maqedonase të sigurisë e kthyen me detyrim pas një pjesë të njerëzve. Megjithatë, sipas medieve greke, rreth 700 migrantë ndodhen ende në territorin maqedonas. Se çfarë do të ndodhë me ta, ende nuk është e qartë.
Disa migrantë të kthyer i thanë një reporteri të dpa-së në anën greke se forcat maqedonase të sigurisë i patën goditur me shkopinj gome. Të tjerë treguan se patën kaluar një natë në tokën maqedonase dhe patën përjetuar “një situatë kërcënuese”. Para tyre qenë formuar skuadra me ushtarë dhe policë me qenë. Forcat e sigurisë i patën shkatërruar çadrat e refugjatëve dhe u patën kërkuar migrantëve me ashpërsi që të kthehen mbrapsht.
Sipas të dhënave të qeverisë greke, në të gjithë Greqinë ndodhen 46.000 migrantë. Shumica e tyre janë refugjatë lufte, bëri të ditur zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas. “Ne kemi vetëm pak refugjatë ekonomikë nga shtetet afrikanoveriore”, plotësoi ai./DW
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Para samitit BE-Turqi, kancelarja gjermane, Angela Merkel en...
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të mar...
Nga Nikolay PakhomovKur filloi fushata e bombardimeve ruse n...
Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous”...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se grupi i parë i avionëv...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën disa ndryshime të reja pë...
A ka një të ardhme në rrugëtimin ekumenik midis kishës së Fr...
Pesë shtete amerikane po zhvillojnë zgjedhjet paraprake për ...
Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracio...
Tre oficierë policie janë plagosur gjatë një aksioni anti-te...
Një person ka mbetur i vdekur sot pas shpërthimit të një mak...
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë t...
Ushtria turke tha se avionët e saj kryen 18 sulme ajrore të ...
Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet parapra...
Pas ngjarjes së rëndë Ankara një postim në Facebook po shpër...
Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukse...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry akuzoi sot Sirinë se...
Një makinë ka shpërthyer në kryeqytetin turk Ankara, duke vr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...