Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Islamik në Siri dhe në Irak, ka bërë që grupi të humbë 22 për qind të territorit gjatë 15 muajve të fundit, më shumë se 8% që nga fillimi i këtij viti.
Këto të dhëna janë rezultat i analizës së grupit vëzhgues IHS Jane?s, i cili tha se militantët janë “gjithnjë e më të izoluar dhe perceptimi për ta është se janë në rënie”.
Grupi vuri theksin në zonën e Sirisë veriore, ndërmjet qytetit Raqqa që funksionon si kryeqyteti i territorit të ISIS dhe kufirit me Turqinë, ku sulmet ajrore ruse dhe ato të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në kombinim me luftëtarët kurdë dhe sunni, kanë dëbuar militantët duke çliruar vendkalimet kryesore kufitare. Shteti Islamik tani kontrollon një pjesë të vogël të territorit sirian ku mund të kontrabandojë furnizime dhe luftëtarë nga Turqia.
Përfshirja e Rusisë në sulme me goditje ajrore krijoi polemika, pasi Perëndimi e akuzoi Rusinë është përqendruar më shumë në sulmet kundër kryengritësve dhe në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad, në vend të Shtetit Islamik. Por, fillimi i sulmeve ajrore ruse më 30 shtator të vitit të kaluar, shënoi një intensifikim të fushatës së përgjithshme ajrore.
Ndërmjet një janarit të vitit 2015 dhe fillimit të sulmeve ajrore ruse, avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kryenin mesatarisht 20 sulme në ditë në Irak dhe Siri. Sipas një analize që Zëri i Amerikës u ka bërë të dhënave të Pentagonit, nga fillimi i bombardimeve ruse, numri u rrit në 23 sulme në ditë.
Derisa forcat e kombinuara në veriun e Sirisë zmbrapsën Shtetin Islamik, forcat pro qeveritare në Irak përfituan, përfshirë edhe rikthimin e qytetit Ramadi nga forcat ushtarake dhe milicitë Sunite dhe Shiite.
Iraku planifikon një lëvizje të njëjtë në qytetin verior të Mosulit, një nga zonat më të mëdha që mbahet nga militantët tash e një vit e gjysmë.
Komuniteti ndërkombëtar ka vënë në dukje nevojën për bashkim në luftën kundër Shtetit Islamik dhe për një marrëveshje paqësore ndërmjet qeverisë siriane dhe kryengritësve, për të mundësuar përqendrimin e burimeve ushtarake në çrrënjosjen e militantëve në vend. Ky proces, i cili ka shënuar pak përparim për disa vjet, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz kanë vdekur dhe miliona janë larguar nga vendi, është ripërtërire në fillim të kësaj jave me negociatat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë./VOA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgje...
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Para samitit BE-Turqi, kancelarja gjermane, Angela Merkel en...
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të mar...
Nga Nikolay PakhomovKur filloi fushata e bombardimeve ruse n...
Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous”...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se grupi i parë i avionëv...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën disa ndryshime të reja pë...
A ka një të ardhme në rrugëtimin ekumenik midis kishës së Fr...
Pesë shtete amerikane po zhvillojnë zgjedhjet paraprake për ...
Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracio...
Tre oficierë policie janë plagosur gjatë një aksioni anti-te...
Një person ka mbetur i vdekur sot pas shpërthimit të një mak...
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë t...
Ushtria turke tha se avionët e saj kryen 18 sulme ajrore të ...
Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet parapra...
Pas ngjarjes së rëndë Ankara një postim në Facebook po shpër...
Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukse...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...