SIRI/ Të paktën 39 civilë të vrarë nga bombardimet kundër ISIS-it
Të paktën 39 civilë mes të cilëve shtatë femra dhe pesë fëmi...
Rezultatet e kësaj jave në garën presidenciale amerikane kanë bërë që demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump të dalin, me sa duket, si kandidatët favoritë për të fituar emërimet në partitë e tyre. Kjo gjithashtu i vë ata në një kurs përplasjeje për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit dhe shkëmbimet mes tyre tashmë kanë filluar.
Favoriti republikan Donald Trump i festoi fitoret e së martës në hotelin e tij luksoz në Florida.
Por zoti Trump nuk priti as edhe një minutë të vetme për të sulmuar favoriten e demokratëve Hillary Clinton me një reklamë në Instagram.
Pas fitoreve të fundit, zoti Trump e ka zhvendosur vëmendjen tek bashkimi i Partisë së përçarë Republikane.
“Ne duhet ta bashkojmë partinë. Po ndodh diçka që në fakt po e bën Partinë Republikane ndoshta historinë më të madhe politike se kudo tjetër në botë,” tha zoti Trump.
Kandidati Trump ka tani vetëm dy rivalë, senatorin e Teksasit Ted Cruz dhe guvernatorin e Ohajos, John Kasich, fitorja e të cilit në shtetin Ohajo i dha jetë të re fushatës së tij.
Sfida e zotit Trump për të shëruar partinë nuk do të jetë e lehtë, thotë analisti John Fortier.
John Fortier Qendra e politikave dypartiake thotë:
“Në qoftë se elitat republikane fillojnë ta kuptojnë se ai është kandidati i mundshëm, disa prej tyre do të dëshironin të afroheshin pranë tij. Por procesi i shërimit të partisë do të jetë një proces shumë më i vështirë se më parë.?
Zonja Clinton bëri një hap të madh drejt marrjes së emërimit në partinë e saj, me fitoret në Florida dhe Ohajo. Ajo e ka zhvendosur tani vemendjen te rivali republikan, Trump.
“Kur dëgjojmë një kandidat për president thirrje për të arrestuar 12 milionë emigrantë, për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, kur ai shprehet në favor të torturës, kjo nuk e bën atë të fortë, e bën të gabuar,” tha kandidatja demokrate
Hillari Klinton.
Ngritja e zonjës Clinton si kandidate e mundshme demokrate, mund ta ndihmojë zotin Trump ta bashkojë partinë e tij, thotë analisti Allan Lichtman.
“Shumë figura të njohura republikane do ta mbështesin zotin Trump, të paktën sa për formë, nëse jo me entuziazëm; jo se ata e duan atë, por sepse kanë antipati ndaj zonjës Clinton. Pra, ajo është e vetmja figurë që mund të shërbejë për të bashkuar, të paktën përkohësisht dhe formalisht, Partinë Republikane,” thotë analisti.
Emërimet e partive do të konfirmohen në kuvendet e tyre në muajin korrik. Por kandidatët Clinton dhe Trump duket se po e ndjejnë qysh tani takimin e tyre me fatin./VOA
Të paktën 39 civilë mes të cilëve shtatë femra dhe pesë fëmi...
Bashkimi Europian arriti atë që gati nuk e besonte më kush: ...
Një refugjat afgan është kapur ditën e sotme nga dy refugjat...
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në një nga zonat...
Një avion i nisur nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në qytetin ...
Brazili zhytet me ngadalë në kaosin politik pasi drejtësia p...
Një sasi e konsiderueshme forcash sigurie bullgare u vendosë...
Marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë p...
Guido Westerwelle – një karakter i brishtë. Ai i drejtoi lib...
Refugjatët sirianë të vendosur në kufirin e Greqisë me Maqed...
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka n...
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Is...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Shtetet e BE e miratuan përfundimisht planin e ndihmës urgje...
Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se që...
Para samitit BE-Turqi, kancelarja gjermane, Angela Merkel en...
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të mar...
Nga Nikolay PakhomovKur filloi fushata e bombardimeve ruse n...
Një rrjet ndërkombëtar hackerash, i ashtuquajtur ”Anonymous”...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se grupi i parë i avionëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...