web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Per nje Shqiperi me te bukur ne pamje dhe me te pasur ne vlera europiane

19 Mars 2016, 16:42, Politikë CNA

 

*Nga Niko PELESHI

Per thuajse nje cerek shekulli, qytetet shqiptare vuajten nga braktisja dhe harresa, nga neglizhenca qe prodhoi nje rrenim te vazhdueshme jo thjesht te infrastruktures dhe hapesirave fizike, por mbi te gjitha te asaj qe eshte vlera e kryesore e nje qendre urbane: fuqia terheqese e qytetit si një qendër graviteti per jeten ekonomike, sociale e kulturore, dimensioni i tij si nje pol zhvillimi.

Levizjet e medha migratore ne keto 25 vite, u drejtuan vetem nga forcat e tregut.

Keshtu trasheguam:

– nje Shqiperi rurale

– nje Shqiperi urbane dhe

– nje Shqiperi suburbane

– nje Shqiperi rurale te varfer dhe te mplakur,

– nje Shqiperi urbane te përqëndruar ne Tirane, Durres dhe 3-4 qytete bregdetare.

Në qytete qe po humbisnin me shpejtesi fizioninomine dhe mbi te gjitha besimin e qytetareve se mund te kete nje te neserme me te mire.

Nuk jane qytete sepse ju mungojne sherbimet,  hapesirat publike dhe urbanistika e qytetit,

Por nuk jane as fshatra, sepse ju mungon toka bujqesore e fshatit.

Ne kete Shqiperi jane prodhuar pa pushim vota dhe premtime, por ka qene e pamundur te prodhoheshin VLERA QYTETARE.

Nuk mund te behet fjale per drejtesi sociale, barazi shansesh, dinjitet, respekt per te perbashketen, solidaritet dhe demokraci lokale, per sa kohe qe qytetari nuk e ndjen veten në shtepine e vet, në lagjen e vet, në qytetin ku deshiron te punoje e te jetoje, te rritet e te plaket.

RILINDJA URBANE !  eshte pergjigjja jone per t?i dhene identitet dhe pastaj dinjitet dhe optimizem per te ardhmen Shqiperise urbane dhe Shqiperise rurale, per te ndertuar Shqiperine e re ne qytet dhe ne fshat.

RILINDJA URBANE! eshte pergjigja jone per te urbanizuar Shqiperine suburbane përmes:        – legalizimit me shpejtesi te zonave informale, por edhe, me te njejten shpejtesi,

Qytetet dhe fshatrat tona kane shume probleme dhe nevoja bazike.

Zgjidhja e tyre nuk kerkon nje filozofi apo ideologji te caktuar. Ato duhet thjesht te permbushen.

Por programi i RILINDJES URBANE eshte me shume sesa nje pakete projektesh ne plotesim te disa nevojave bazike.

Rilindja Urbane ne fakt frymezohet dhe materializon ne territor, disa vlera rreth te cilave eshte ngjizur Partia socialiste si:

Sepse kur ne flasim per zhvillimin ne kemi parasysh NJEREZIT, Kapitalin social dhe jo thjesht SHIFRAT.

Rritja ekonomike per ne eshte e rendesishme.

Shqiperia ka hyre ne nje trend rrites te qendrueshem.

Por per ne RRITJA EKONOMIKE nuk eshte objektivi i vetem!

ZHVILLIMI eshte me shume se sa rritja.

Sepse Qytetaret nuk jane vetem konsumatore.

Para se gjithash ata jane anetare te nje komuniteti, me te drejta, detyra e pergjegjesi.

400 mije ndertime informale pergjate 25 viteve, furnizuan rritjen ekonomike, por jo domosdoshmerisht permiresimin e jetes se qytetareve.

Ne te kundert, shume familjeve ne fshat mbeten pa uje per tokat e tyre per shkak te shfryetzimit te pastudjuar te ujit nga keto hidrocentarle.

 Pra jo thjesht rritja ekonomike por  Rritja e standartit te jeteses se qytetareve, ne qytet dhe ne fshat, rritja e cilesise se jetes dhe perspektiva e qarte per te ardhmen, ky eshte synimi yne me i larte.

 

Ne e shohim kete rruge jo vetem si nje proces te zhvillimit te infrastruktures fizike, por edhe NJEREZORE, duke i vene ne baze parimet e QENDRUESHMERISE DHE GJITHEPERFSHIRJES.

 

Ndaj programin tone te RILINDJES URBANE, nje program qe vetem gjate 2 viteve ka realizuar 379 projekte (25 mld Leke) e kemi orientuar drejt nderhyrjeve me impakt te drejtperdrejte ne transformimin e jetes se KOMUNITETEVE.

HAPESIRA PUBLIKE, SHESHE, ZONA KEMBESORE,

Qasja jone eshte t?i kthejme keto investime dhe produkte, ne sherbime per qytetaret. Modelet e reja urbane qe po krijojme, nuk jane pllakat, guri, asfalti, por eshte JETA KOMUNITARE.

Hapesirat publike te krijuara ne qendrat e qyteteve:

jane shnderruar ne vende te nderveprimit social, te jetes aktive dhe perfshirjes.

Ne nje kuptim me te gjere ato jane infrastruktura fizike e organizimit te demokracise lokale.

Hapesirat publike qe ne ndajme me njeri-tjetrin, ndikojne sjelljen komunitare.

Qytete dhe fshatra te sistemuara dhe hijeshuara , ju japin qytetareve sensin e perkatesise dhe te krenarise.

Aty ndertohet sensi i te perbashketes dhe shpirti i komunitetit.

Aty zgjohet OPTIMIZMI, BESIMI DHE SHPRESA.

Projektet e rigjenerimit urban, ndertimit dhe rikualifikimit te qendrave urbane dhe fshatrave me potencial zhvillimor cojne SHPRESEN tek njerezit dhe nuk i lene njerezit ne kerkim te shpreses.

Kjo eshte forca e rilindjes se gjithsecilit, e zhvillimit komunitar, forca e marrjes se vendimeve per te ardhmen tone te perbashket, force, e cila sikunder edhe forcat e natyres, ka nevoje te perkthehet ne formen e saj.

Kjo forme dhe modeli qe po krijojme, nuk eshte cimentoja, tullat, apo druri, nuk eshte forma qe duket,  eshte vete jeta komunitare.

Kemi investuar me një koncept të ri të ?shkollave si qendër komunitare?.

Jo thjesht per shkak te detyrimit te cdo qeverie per të rregulluar dhe ndërtuar infrastrukturën shkollore (dhe realizuam 154 projekte të tilla), por jemi nisur nga e drejta për të luajtur, per tu argëtuar, per të krijuar hapësira  ku zbulohen  talente, per te edukuar femijet me interesin per sportin dhe kujdesin për shëndetin.

Kjo është filozofia tjeter me të cilën kemi punuar.

Ne qytetet kryesore te vendit deri sot jane realizuar  47 projektet komplekse sportive në shkolla. Qytetet e femijeve eshte programi qe do te marre jete, nga ky vit e ne vazhdim

TRASHEGIMNIA KULTURORE

Nje nderhyrje per restaurimin e trashegimnise kulturore ne Berat, apo Tepelene, Shkoder apo Lezhe, Korce apo Gjirokaster, Elbasan, Durres apo Kruje, ne qendrat e qyteteve historke apo ne godinen e Kryeministrise, e nderthurur me elemente te estetikes moderne, eshte me shume se sa duket.

Keto nderhyrje shpesh te pakuptuara,te anatemuara si provokative apo kontraverse , ne fakt jane pjese e synimit tone per te percuar edhe me gjuhen e estetikes vlerat e kohes.

Para se te shpikej makina e shkrimit, ishte arkitektura ajo qe i jepte mesazhet.

Dhe ne qofte se disa nderhyrje provokojne debat, mbase debati eshte pikeerisht ajo qe duhet.

Dhe ne qofte se provokojne nje grindje ndermjet te vjetres dhe te rese, mbase kjo eshte ajo qe duhet.

Na duhet te krijojme atmosferen e pershtatshme per fuqite krijuese te ketij vendi, qe te lene gjurmen e tyre ne historine e arkitektures, urbanistikes, zgjidhjeve inxhinerike dhe krijimtarise ne pergjithesi.

(Partneriteti Urban Rural)

Reforma territoriale-administrative solli nje ndryshim strukturor ne profilin e Bashkive.

Sot  brenda territorit te cdo Bashkie gjendet edhe prodhimi bujqesor (fshati) edhe tregu (qyteti). Vetem tani mund te flasim per projektet qe nxitin dhe mbeshtetin krijimin e partneritetit urban-rural, permes projekteve qe sjellin me prane prodhimin me tregun. Nje energji e re mund te clirohet fale ketyre projekteve, me kontribut ne financat vendore por edhe ato kombetare.

Ne qasjen tone zhvillimi urban ? rural duhet te jete produkt i partneritetit qeveri qendrore ? qeveri vendore.

 32 projektet e para ne funksion te lidhjes se fermes me tregun jane vetem fillimi i nje programi transformues qe do te gjalleroje ekonomine dhe tregjet lokale.

25 mln dollare per njesite vendore, te investuara posacerisht per ujitjen dhe kullimin, per vitin 2016, jane vetem nje pjese e investimit tone per permbushjen e zotimit politik te cuarjes se ujit ne cdo parcele bujqesore.

 (Qytetet Inteligjente )

Së fundmi përmes programit ?qytetet inteligjente?, që sapo kemi filluar, po kultivojmë Inovacionin dhe Kreativitetin përkundrejt Shterpësisë Intelektuale. Inovacioni dhe Kreativiteti, janë zgjidhja e problemeve me të cilat përballemi cdo ditë, në mënyrë eficiente dhe si e vetmja menyre per kapur kohën e humbur.

Ka nje ndryshim te madh ndermjet filozofise sone politike per qytetet, fshatrat dhe komunitetet dhe ?.kundershtareve tane politike.

Nderkohe qe ne flasim per bashkejetesen komunitare , ata flasin per bashki te majta dhe te djadhta.

Kur ne flasim per hapesira publike ku qytetaret mblidhen, takohen dhe nderveprojne, ata vazhdojne te flasin per qytetet tona dhe qytetet e tyre.

Ky Kongres vlen edhe per ta thene edhe njehere, me bindje dhe force, se ne debatin politik te dites, Partia socialiste duhet dhe do te ruaje orientimin nga interesi i gjenerates se sotme dhe gjenerates tjeter.

Qe pas nesh te leme si trashegimni nje Shqiperi me te bukur ne pamje dhe me te pasur ne vlera europiane.

*Fjala ne Kongresin e Partise Socialiste





Lajmet e fundit nga