Të shtënat me armë në Shkodër/ Arrestohen 2 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Deputetja e Partisë Demokratike, Kryetare e Kom?isionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Albana Vokshi denoncoi sot krizën e rëndë në shëndetësi në një bashkëbisedim me gazetarët.
Vokshi në krye gjeti rastin të vlerësojë mediat në betejën që është bërë për të denoncuar korrupsionin galopant në shëndetësi. “Se pari përgëzoj mediat, që pavarësisht presionit qeveritar, kanë raportuar profesionalisht dhe hulumtuar korrupsionin në shëndetësi, si afera më e përfolur shtetërore, ku janë përlyer kryeministri, sponsorët e tij dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj?, tha Vokshi.
Për të mbuluar vjedhjen në shëndetësi, tha Vokshi, është investuar gjithë qeveria. Vetëm ata që i dalin padashje nga “rreshti” tregojnë të vërtetën…!
“Pa dashje dje drejtoresha e Fondit për Kujdesin Shëndetësor pranoi qe cmimet e ilaceve janë ulur 12 përqind, ndërkohë që prej dy vitesh kryeministri dhe ministri mashtrojne qe cmimet e barnave janë ulur 30 përqind”, u shpreh vokshi.
Deputetja e PD u ndal tek analiza vjetore e Fondit të Detyrueshëm te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetesor.
“Fondi është institucioni i goditur më së shumti nga skandale të mëdha në fushën e rimbursimit të barnave; që është gërryer nga keq adminsitrimi, konflikti i interesit dhe korrupsioni.
Është papërgjegjshmëri totale dhe shenjë e qartë se shkaktarët e vërtetë të abuzimeve janë qeveritarët dhe krerët e fondit, fakti që raporti vjetor i Fondit përmend përciptazi megaskandalin me rimbursimin e faturave dhe recetave fiktive duke fshehur autorët dhe urdhëruesit e vërtetë. Fshehja e qëllimshme e faqeve të fundit të raportit të Auditit të Kryeministrit, moszbatimi i masave të propozuara në të, mos hetimi i rastit të abuzimeve marramendëse me rimbursimin të insulinave, ketosterilit, dhe barnave të tjera të shtrenjta është dëshmi e qartë se urdhëruesit janë ende në pushtet si përfaqësues të mafias së ilaceve “, theksoi Vokshi.
Raporti i Fondit nuk ndalet as në faktin e rëndë te mbylljes së aktivitetit të dy gjigandëve farmaceutikë Glaxo dhe Actavis që do të përbënin lajm dhe shqetësim të madh qeveritar në çdo vend të botës.
“Kjo mungesë reflektimi është ogur i zi në kushtet kur edhe një sërë kompanish të tjera botërore kanë paralajmëruar largimin nga vendi, për shkak të korrupsionit dhe politikave dhe praktikave skandaloze qeveritare në fushën e barnave”, u shpreh Vokshi.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë veçoi momentet që përfaqësojnë dështimin dhe korrupsionin në shëmdetësi, me anë të një prezantimi të përmbledhur.
-Politikat në fushën e barnave
Politikat qeveritare në këtë fushë kanë qënë klienteliste dhe korruptive:
Është ndryshuar ligji i Barnave për të favorizuar klientë të qeverisë, cka është pasuar nga hyrje barnash që nuk kanë asnjë garanci për cilësinë e tyre
Barna kontrabandë e të fallsifikuar tashmë janë një realitet i hidhur në sektorin farmaceutik pranuar së fundmi nga vetë Ministri Beqaj, qe kanë shkaktuar edhe viktima në njerëz.
-Gjendja e furnizimit të spitaleve është e vështirë.
Mungojnë barnat bazë në shumë spitale
Mungojnë paisje dhe aparatura?, ose nuk janë në funksion duke bërë që pacientët të dergjen dyerve të spitaleve e duke rritur koston e shërbimit shëndetësor.
-Koncesionet në shëndetësi
a) Konçesioni i sterizlimit të pajisjeve mjekësorë nuk është i nevojshëm pasi janë marrë 2 kredi më Bankën e këshillit të Evropës për ndërtimin e Qendrës së Sterilizmit të pajisjeve shëndetësore si dhe për trajnimin e stafit që do e vinin atë në funksionim. Koncesion krejtësisht i panevojshëm dhe është bërë në mënyrë klienteliste. 100 mln euro për mikun e ngushte të Ministrit.
b) Koncesioni i hemodializiës është i panevojshëm pasi krijon situatë monopol ndërkohë që ky shërbim mund të jepej me kontratë sikurse është bërë në të shkuarën. Konçesioni është lidhur në mënyrë klienteliste. Kushtet e konçesionit janë skandaloze pasi privatet do të marrin fondet e shendetesise dhe sherbimin do ta bejne mjeket dhe infermieret, të cilët kërcënohen me largime nga puna nëse nuk punojne si shërbetore të koncensioneve.
c) Konçesioni i kontrollit shëndetsor
Koncesioni provoi që është një aferë e pastër korruptive. Koncesioni ka qenë i panevojshëm pasi e gjithë përvoja botërore e verteton me studime të thelluara. Kontrata me koncesionarin abuzive dhe në shkelje të interesit publik.
Kushtet e koncesionit janë krim ndaj interesit publik pasi koncesionari ofron vetëm shërbimin taksi ndërkohë paguhet sikur të ofronte të gjithë shërbimin.
Koncesioni ka dështuar në qëllimet e tij.
Ndërkohë që buxheti publik paguan kosto të paktën dy herë më të lartë se sa numri i kontrolleve të ushtruara. Për të gjitha këto raste, Vokshi kërkoi reagimin e Prokurorisë. “PD i kerkon prokurorisë të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë abuzuesit me fondet e shendetësisë. Abuzimi me këto fonde përben krim dhe duhet dënuar si i tillë”, tha Vokshi.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka reaguar ashpër...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar një takim...
Dritan Hila është shprehur në emisionin “Të paekspozuarit” t...
250 studentë të Tiranës janë anëtarësuar sot në forcën poli...
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se kurrsesi nuk...
Qindra qytetarë protestuan sot pranë Parkut të Liqenit në Ti...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe min...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot një delegacion t...
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar ngjarj...
Këshilltarët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër ...
Zëvendëskryetari i Kuvendit z. Shpëtim Idrizi, priti sot në...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani është tallur me shefin...
Ka një debat mbi ndërtimin e një këndi lojrash dhe grand kaf...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komu...
Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur vizitën në Shtetet e...
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, ka denonc...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Te dashur miq, sot 25 vjet me pare, me 15 mars te vitit 1991...
Takimi i Kryeministrit Edi Rama me socialistët në Shkodër nu...
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme mes Kryeministrit E...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...