Basha flet me heshtjen e tij/Frikë apo paaftësi?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka gjetur një m...
Zirkon Disha është aktivist i shoqërisë civile, i njohur për shpirtin protestues për të drejtat e qytetarëve. Protesta e armëve kimike i dha jo pak famë Zirkonit, i cili do të mbahet mend si njeriu i veshur me mushamanë e verdhë. Sot, ai po merr cdo ditë e më shumë vëmendjen e qytetarëve për protestën kundër betonizimit të Parkut të Liqenit. Deri më tani, Disha është arrestuar dy herë për protestat e organizuara kundër ndërtimeve brenda hapësirës së Parkut të Liqenit. Në një intervistë për gazetën ?Standart?, Disha rrëfen frymëzimet për të protestuar si dhe argumenton se pse nuk duhet ndërtuar Këndi i Lojërave tek Parku i Liqenit.
Intervista me Zirkon Dishën
Si nisi protesta kundër ndërtimit të parkut të Lodrave të Liqeni? Cfare nxiti bashkimin e atij grupimi që po mbron me çdo kusht tezën e tij për ?mos prekjen e parkut të Liqenit Artificial??
Kjo protestë nisi nga një larmi njerëzish, të të gjitha orientimeve dhe të të gjitha ngjyrave. Ajo vazhdon të jetë e tillë. Të gjithë duhet të jenë aty, pavarësisht përkatësive politike, krahinore, sociale. Mbrojtja e parkut të Liqenit nga ?Këndi i Lodrave të Liqenit? është një kauzë qytetare. Ajo është një kauzë shumë më e madhe se çfarëdolloj axhende politike dhe do të jetë e tillë sepse njerëzve u dhimbset ai park më shumë se ç?u dhimbsen partitë. Dhe njerëzit e duan parkun më shumë sesa partitë i duan njerëzit. Njerëzit që mbrojnë parkun mbrojnë para së gjithash dinjitetin e tyre. Dinjiteti është njerëzor para se të jetë politik apo krahinor. Kush përdor ndasitë ideologjike, politike apo krahinore për të përçarë këtë kauzë shkel para së gjithash dinjitetin njerëzor dhe u hap rrugën atyre monstrave të veshur me pushtet dhe të mbuluar me para që duan t?i presin ato pemë dhe ta dhunojnë atë barin aty. Pemët nuk mund të mbrohen vetë.
Një pyetje konkrete dhe e drejtpërdrejtë. Pse mendon se nuk duhet ndërtuar një park lojërash për fëmijët tek Liqeni?
Ekzistojnë qindra arsye që i kanë përsëritur mijëra herë ata qytetarë, akademikë, ekspertë që janë ngritur për ta mbrojtur parkun. Ky është park i njerezve, ato pemë u takojnë atyre. Nuk na takojnë vetem neve që jetojmë sot dhe duam të marrim frymë, u takojnë fëmijëve tanë. Dhe me këta fëmijë po abuzohet sot, pikërisht në emër të tyre. Shkatërrimi i pemëve për të hedhur beton për një?Kënd lojërash? në një vend të mrekullueshëm plot gjelbërim të falur nga Zoti dhe të ruajtur nga njeriu, është diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëz që nuk kanë asgjë humane në shpirt .Paraja dhe forca iu kanë zhdukur njerëzoren. Ai park duhet ruajtur jo vetëm për hir të pemëve, por edhe për hir të ruajtjes së pemës së humanizmit brenda nesh. Ato pemë që u prenë dhe do priten janë thjesht filizat e asaj që është njerëzore brenda nesh. Çdo pemë e prerë është simboli i një qytetari që ka mbyllur gojën, që ka ulur kokën, dhe që ka thënë nën zë: ?E ç?të keqe ka! Kënd lojërash për fëmijë po ndërtojnë?? Por nuk vendoset djepi i fëmijës mbi barkun e nënës shtatzënë, nuk ngrihet parku me beton mbi ato dy centimetra bar që i kanë mbetur këtij qyteti të sakatuar nga ndërtuesit e pangopur dhe ushunjëzat me pushtet që i pijnë gjakun natyrës dhe njerëzve. Aty po ndërtohet me arrogancë e paligjshmëri, me dhunë dhe urdhëra verbal, me fallsifikim dokumentesh dhe pa një projekt të konsultuar me qytetarët. Kur ?i pari? i qytetit vepron në paligjshmëri, çfarë shembulli i jepet 1 milion banorëve të ketij qyteti!?
Je arrestuar dy herë deri më tani nga policia gjatë protestave për këtë ceshtje. Mendon se ndoshta është më mirë të tërhiqesh disi nga qëndrimet e prera se po rrezikon shumë për dicka që fundja përbën një kauzë që kërkon angazhimin e të gjithëve..
Jam arrestuar dy herë në 3 javë, mund të më arrestojnë edhe njëqind herë. Mund të thonë se jam milioner. Nuk janë grushtat dhe kërcënimet e para që marr nga civilë, civilë që ushtrojnë dhunë nën maskën e policisë dhe nga njerëz që janë me uniformë si policë, por fatkeqësisht e bëjnë pis atë duke mos e e respektuar. Shpirti i protestës më vjen nga brenda. Mendoj se është gabim i madh që më arrestojnë sepse duke më arrestuar thjesht më shndërrojnë në diçka më të rëndësishme sesa realisht jam. Reagimi duke protestuar është si teshtima, diçka që nuk e kontrolloj as unë, as ata që mendojnë se mund të kontrollojnë gjithçka. Shpirti i reagimit është alergjia që kam ndaj arrogancës, paligjshmërisë, të padrejtës.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka gjetur një m...
Policia e Fierit ka arrestuar një persona për kultivimin e l...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Drejtorin...
Zyra Qendrore Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimi nga...
Të gjithë fqinjët e tjerë ballkanas, përveç Kosovës, kanë më...
Banorët që jetojnë në zonën ku do ndërtohet Bulevardi i Ri i...
Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 9. mars 2016Gjate gjit...
Deputeti Koco Kokëdhima ka pranuar publikisht se ka shkelur ...
Nga Arthur L. HermanShtatëdhjetë vjet më parë një burrë i mo...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima është shprehur kundër ligj...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjatë një intervis...
Fëmijët e fshatit Konjat, Lushnje, për të shkuar në shkollë,...
Në qytetin bregdetar të Vlorës jeton Anxhela, një nga nënat ...
Dhurimi i luleve nga punonjësit e policisë rrugore në Tiranë...
Siç bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung në botimin e saj...
E dyta është i qartë në objektivin e tij, për të fajësuar Ra...
Avokati Altin Goxhaj ka identifikuar provokatorët e protestë...
Teknikisht Shqiperia eshte ne deflacion. Inflacioni baze, ai...
Është e vështirë në jetë ta dish kush je dhe sa vlen. Kryemi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...