FOTOT/ Tahiri kopjon policinë lituaneze
Dhurimi i luleve nga punonjësit e policisë rrugore në Tiranë...
Në qytetin bregdetar të Vlorës jeton Anxhela, një nga nënat e reja më të vuajtura të Shqipërisë.
Pas 12 vjet martesë me varfëri dhe dhunë të vazhdueshme, Anxhela ka mbetur në mes të katër rrugëve me 3 fëmijët e saj, pas divorcit nga bashkëshorti i dhunshëm, pa punë, pa shtëpi dhe pa asnjë burim të ardhurash.
Dhuna e fundit nga burri i rrezikoi jetën asaj dhe fëmijëve. Natën e dhunës ekstreme, që i rrezikoi edhe jetën, policia e dërgoi në shtëpinë e prindërve të saj.
Përveç emrit të saj të stisur, çdo gjë tjetër në jetën e saj është e zymtë dhe e dhunshme. Zëri dhe emri i saj këtu është ndryshuar për arsye sigurie.
Anxhela u martua me bashkëshortin e saj 12 vjet më parë me mblesëri dhe thotë se asnjëherë nuk pa një ditë të bardhë me atë njeri.
Alkooli dhe dhuna nisën menjëherë pas martesës.
Ajo u nis të divorcohej pas lindjes së fëmijës së parë, por njerëzit e saj i ndërhynë ta anullonte me shpresën se se ai mund të përmirësohej.
Më pas lindi edhe dy fëmijë të tjerë dhe dhuna nga bashkëshorti vazhdonte, dhe Anxhela duroi për shumë vite dhunë fizike dhe psikologjike të përshkallëzuar.
Ai e ka goditur në mjedise publike, edhe tani që ajo ka marrë divorcin dhe ka urdhër mbrojtje nga gjykata.
Ish-bashkëshorti i Anxhelës nuk ka sjellë kurrë para në shtëpi, thotë ajo, dhe atë me fëmijët i kanë mbajtur prindërit e saj.
Ai nuk u paraqit në asnjë seancë gjyqësore të divorcit dhe nuk i dha asnjë pagesë nga ato që caktoi gjykata prej 120 dollarësh në muaj.
Nga divorci nuk fitoi asgjë, sepse çdo pronë ishte në emër të babait të ish-bashkëshortit.
Pas kaq vjet shtëpiake me 3 fëmijë, që banojnë në një barakë të dëmtuar, Anxhela nuk ka ndonjë profesion, nuk gjen dot punë në këtë krizë dhe kur gjen punë, nuk shkon dot atje, sepse nuk ka kush t’i mbajë fëmijët e mitur.
Ajo jeton në mjerim të plotë në një strehë pa kushtet minimale, ndërsa ndihma sociale e shtetit për këtë nënë të dhunuar me 3 fëmijë është vetëm vetëm 45 mijë lekë në muaj ose vetëm 1 dollar amerikan në ditë.
Anxhela është vetëm njëra nga qindra rastet ekstreme të dhunës së fshehur në familjet shqiptare.
Sipas statistikave të qendrës Vatra dhe organizatave të tjera, dhuna në familje po rritet dhe askush nuk e trajton seriozisht këtë problem të mprehtë të shoqërinë shqiptare.
Gjykata dhe policia mbështesin gratë e dhunuara dhe kanë miratuar gjithë urdhërat e mbrojtjes që janë kërkuar.
Ashtu si Qendra Vatra në Shqipëri janë edhe disa strehëza të tjera private dhe shtetërore që mbrojnë gratë dhe vajza viktima të dhunës në familje, me strehim, ushqim, mbrojtje dhe ndihmë mjekësore, psikologjike e juridike.
Qendrat japin po ashtu mbështetje në kurset profesionale, por ekspertët e tyre theksojnë se gratë e dhunuar në familje kanë nevojë mbi të gjitha për mbështetje të qëndrueshme nga institucionet shtetërore dhe shoqëria./VOA
Dhurimi i luleve nga punonjësit e policisë rrugore në Tiranë...
Siç bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung në botimin e saj...
E dyta është i qartë në objektivin e tij, për të fajësuar Ra...
Avokati Altin Goxhaj ka identifikuar provokatorët e protestë...
Teknikisht Shqiperia eshte ne deflacion. Inflacioni baze, ai...
Është e vështirë në jetë ta dish kush je dhe sa vlen. Kryemi...
Policia e Tiranës ka shoqëruar Kryeplakun e fshatit Drita, n...
LSI është një sipërmarrje kriminale…“Fakti që të gjithë shqi...
Dy javë më parë citynews publikoi fakte dhe denoncoi zyrtari...
Një polic bashkiak i ka sekuestruar 2 palë këpucë një tregta...
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, është shprehur se rapor...
Ndërkohë që kompania e njohur turke “Kurum”, ka kërkuar shpa...
Gulf Albania ka uruar shoferet femra me rastin e 8 Marsit, d...
E keshillon sot paradite nje Profesor i vjeter i PS, deputet...
Policia e Shtetit ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uru...
Policia Rrugore ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar...
Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar sot gjendje...
Partia Socialiste zhvilloi sot Konventën e Grave me rastin e...
Vajzat dhe nënat e Tropojës kërkojnë mbështetje. Deputetet H...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur para ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...