web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi-Ramës: Ti dinë socialistët pazaret e tua, të kishin larguar me kohë nga partia

9 Mars 2016, 07:26, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pati një përplasje të fortë midis deputetit Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama. Debati mes dy miqve të kthyer në armiq degjeneroi në sharje.

Burime nga grupi parlamentar i PS, pohuan se ajo çka ka acaruar më së shumti konfliktin mes dyshes Rama-Blushi, ka qenë akuza e kryeministrit se deputeti po bënte lojën e Sali Berishës. ?Ti po luan lojën e Berishës. Nuk ke mbrojtur partinë në asnjë moment. Nuk ke mbrojtur qeverinë. Ke bërë analistin. Ke qenë i tërhequr. Nuk ke marrë pjesë më mbledhje?, mësohet ta ketë akuzuar Rama Blushin.

Ndërkohë, përgjigja e Blushit pas kësaj akuze të rëndë mësohet të ketë qenë e menjëhershme dhe mjaft e fortë, çka ka rritur më tej tensionet. Nga burime brenda grupit, mësohet se Blushi është përgjigjur po me akuzë kundrejt Ramës. Blushi i ka kujtuar kreut të PS se ishte pikërisht ai, personi që kishte bërë marrëveshje me Berishën dhe sipas tij, nëse socilistët do të kishin qenë në dijeni të këtij fakti, siç ishte ai vetë, do ta kishin përzënë nga partia.

?Sa për socialistët, mos më luaj kartën e Berishës, se po t?i dinin socialistët pazaret e tua të pista me Berishën, siç unë t?i di shumë mirë, do të të kishin larguar brenda natës?, i është përgjigjur Blushi Ramës.





Lajmet e fundit nga