Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ai veç po e zgjon fashizmin, nuk po e krijon. Studenti i Dhejtorit të Demokracisë, më në fund i tërhequr dhe i bindur në majtizëm socialist, nuk po krijon Fashizëm. Po e them këtë, sepse nuk desha të keqkuptohet titulli i shrimit se ?Ben Blushi po zgjon Fashizmin?. Madje desha të bëj të qartë se Blushi as po zgjon një kafshë të fjetur, siç thuhet në folklorin tonë se ?djalli fle, ti e zgjon?. Jo. Ajo çfarë po bën Blushi përmes një vuajtje të llahtarshme, lidhet po me alegorinë e lojës me kafshën, por jo me atë që ka rënë në gjumë. Blushi përfytyrohet si një gjuetar që e ka pikasur Fashizmin, njësoj si ariun, dhe ?po e zgjon? me qëllim që njerëzit ta shikojnë rrezikun të gjallë dhe ta asgjesojnë para se vetë rreziku t?i asgjesojë.
Ja, kjo është?
Blushi është ndodhur në xhunglën e Partisë Socialiste dhe aty ka kuptuar se fashizmi ka lënë shenja gjallese.
? Nuk e keni dëgjuar liderin e Partisë Socialiste (ish- komuniste) që ka thënë se ?jemi përtej të majtës e të djathtës?? Që në çastin që e tha, njerëzit duhej të kuptonin se po përsëriste fashizmin. Fashizmi nuk është as i majtë as i djathtë (!). Kështu ka thënë ikona fashiste e shekullit të kaluar, Benito Musolini. Por kështu kanë analizuar teoricienët që kanë analizuar ideologjinë fashiste?
Ben Blushi, një politikan i ri, por me karrierë të spikatur në Partinë Socialiste, një ish gazetar i frontit të djathtë gjatë periudhës së rënies së komunizmit, nuk është se u kujdes veçanërisht për ideologjinë e Partisë Socialiste, nëse ishte apo jo ?përtej të majtës e të djathtës? (dmth., fashiste), por nuhati se në këtë grupim politik po ravijëzoheshin elementët e dhunës dhe të shkeljes së të drejtave të individit. Veçanërisht te lideri i fundit, Rama, ai u bezdis me grimasat dhe veprimet alias Musolin.
Por jo vetëm kaq. Ben Blushi i hyri luftës për ta kthyer veten në një kavie ku të eksperimentoheshin aktet fashiste të Partisë së tij. I kërkoi Partisë që të bënte zgjedhjen e kryetarit, njësoj si në partitë e tjera të epokës në botën e përparuar. Partia nuk pranoi. Më në fund, në konferencën e Partisë në Elbasan ku edhe është deputet, Blushi kërkoi përsëri zgjedhje të lira. Këtu u manifestua kolektivisht histerizmi politik alias fashist.
E pritën sa të kërkonte fjalën në tribunë. E pritën si gjah. Sapo nisi të flasë, e vërshëllyen, e thërritën me çjerrje, e dëbuan me histeri, e shanë, e shanë prapë, ulëritën me qëllim që të mos i dëgjohej fjala. I prenë mikorfonët. I prenë të drejtën për të jetuar në qoftë se nuk do ta linte sallën. E qëlluan. E kërcënuan se do ta vrisnin mu në sallën e mbledhjes. I sulmuan librat, ndoshta edhe ia dogjën mu në shesh. Ata që e kërcënuan me jetë ishin jo veç anëtarë të Partisë, por edhe nëpunës të shtetit. Shteti po mbart histerinë e Partisë; ky është fashizëm.
Blushi nuk duhej të fliste, kaq; as i gjallë as i vdekur.
Fjala nuk i është lejuar asnjë kundërshtari në periudhën e fashizmit. Prej kësaj sjelljeje politike, komunizmi adoptoi dënimin e fjalës si krim. Në kodin Penal të Shqipërisë, neni 55 ndëshkonte fjalën më rëndë se çdo krim kundër njeriut?
? Kështu eksperimentoi vetveten Ben Blushi, duke u kthyer në një ?lakmues? kimik me të cilin vërtetohej se në Partinë e tij, dhe në shoqëri, ka fashizëm. Beni nuk e ngjalli, as e krijoi këtë gjë të keqe të mbetur që nga e kaluara. Por thjesht e zgjoi.
Fashizmi, aq sa u shfaq, aq kishte qenë brenda grupimit të tij politik.
Ja si kishte ekzistuar, me të njëjtën pamje si dikur:
Vetë lideri i Fashizmit italian, në gjysmën e parë të shekullit 20, kishte thënë se ?ka dhunë që të sjell liri, ka dhunë që të skllavëron, ka dhunë të moralshme dhe të pamoralshme?. Kryetari i Partisë Socisliste që është edhe kryeministër ka instaluar praktikat që ?liri është kjo që të jap unë edhe përmes dhunës?. I dhunon ministrat, i dhunon kundërshtarët opozitarë, i dhunon aktivistët dhe njerëzit e lirë. Disave iu shkatërron shtëpitë me eksploziv, disa të tjerëve iu zë rrugën, disave iu thotë ?dele? e budallenj.
Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se ?fashizmi është koncept fetar?. A nuk e shikoni se mes nesh kanë rrënjosur të njejtën ide që në çastin kur moren pushtetin!? Fillimisht përhapën lajmin se ?jemi masonë?, pastaj ?jemi sorrosianë?, pastaj ?jemi rilindas?, pastaj i kanë dhënë të drejtën vetes që të gjithë të tjerët që nuk votojnë për këta të quhen budallenj. Domethënë është krijuar sekti. Qeveria, në këtë mënyrë ka dalë nga suaza politike, nuk është qeveri përfaqësuese dhe nuk kontrollohet politikisht, por as nga zgjedhësit. Ky është fashizëm tipik. Nuk e krijoi Blushi , por e gjeti aty dhe e zgjoi.
Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se ? Demokracia është ide e bukur, por është false? ?. Sistemi më i egër qeverisës kundër të të drejtave të njeriut është njohur dhe shpallur Fashizmi. Ai nuk pyet për zgjedhës dhe të drejta. A nuk shikoni çfarë bëjnë këta të qeverisjes aktuale? Bëjnë gjithçka iu shkon në mendje pa pyetur për ligj dhe për të drejta. A nuk i shikoni që edhe Parkun e Tiranës po ua marrin qytetarëve pa pyetur për asgjë. Po ndërtojnë për interesin e tyre aty ku qytetarët marrin frymë pak më mirë në këtë qytet të kthyer në beton. Pastaj përdorin ?të drejtën e fëmijëve?, njësoj si në Romën e Musolinit.
Lideri tipik fashist, italiani Musolin, kishte thënë se ?shteti është konceptur si një fuqi absolute? dhe njerëzit janë relativë në raport me shtetin, të ardhur ?veç për për të krijuar raport me shtetin?; domethënë njerëzit ekzistojnë për t?i dhënë të drejtë shtetit që të ekzistojë. Nuk i keni parë këta të qeverisë (kryeministri dhe kryetari i Bashkisë) që gjithë kohës krenohen se ? po bëjmë shtet?. Individi ka uri, individi ka frikë, individi ka gjoba, individi shtypet me taksa dhe me vjedhjen e pasurisë, individi është i papunë?. S?ka gjë! Këta i thonë individit se ?po të bëjmë shtetin?. Domethënë krijojnë një mjet me të cilin këta e shtypin më shumë individin. Shteti këtu ka marrëdhënie me popullin veç ?one ëay?.
Lideri i vjetër i Fashizmit kishte thënë se ? Unë jam mbinjeriu, unë e edukoj këtë popull. Kush ka mësuar të më bindet, ata do të më kuptojnë të mirën?(!). A nuk po bën të njëjtën gjë qeveria që ndodhej në sallën e Elbasanit ku plasi dhuna kundër kandidatit alternativ!? Kryetari i Partisë dhe kryeministër, në çdo ekran a foltore, shfaqet si edukator i dhunshëm i popullit. E edukon njeriun se si të jetë kundër marrëzisë, e edukon si të jetë pro ose kundër femrave, e edukon si të votojë dhe për cilin, i vjedh paratë dhe votat, e edukon si të sillet para pikturave të tij, etj. Tipike musoliniane e viteve 20 të shekullit të kaluar.
Lideri Musolin i shekullit të kaluar kishte thënë se nuk kishte program. ?Programi ynë është i thjeshtë, kishte thënë ai. Ne thjesht duam të qeverisim Italinë?. Qeveria alias socialiste e Ramës erdhi në pushtet pa program. Ben Blushi e ka denoncuar këtë dhe ka kërkuar program. Mirëpo ja ku jemi, akoma pa program, veç duke ?qeverisur?.
Dhe më në fund: Lideri fashist italian i shekullit të kaluar kishte thënë se ?fjalimet e mija janë esenciale për t?i ngjallur popullit entuziamin për luftë?. Nuk e mbani mend kur Edi Rama, kryeministër, pat thënë se ?për fjalime nuk ma kalon njeri!?. Jo veç e mbani mend, por e shikoni përditë që veç fjalime ka. Erazmi i Roterdamit (filozof i shekullit 15) pat shkruar se kur çmenduria mban fjalim, e ndjekin miliona. Sepse çmenduria magjeps me fjalime?
? E shikoni!? Të gjitha, Ben Blushi i gjeti. As i solli dhe as i zgjoi nga vdekja. Jo, thjesht zgjoi gjallesën fashiste, si një egërsirë, dhe ua lëshoi në rrugë gjuetarëve./Koha Jone
Mire mo 8 marsi, urime te gjitheve, po si ta masim emancipim...
Hasia, nëna ime, nuk ishte ndonjë amvisë a nikoqire kushedi ...
Absurdi Karakterizon Jetën Tonë ShoqëroreEshtë një kohë e çu...
Nga Enkel DemiËshtë 8 mars dhe ka gjasa që në drekë mos të g...
Sa ndodhi në sallën e Elbasanit, është vetëm maja e ajsbergu...
(Këto shënime janë nxjerrë nga Ditari politik dhe rrëfejnë e...
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fye...
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim...
Ajo çka ndodhi pardje në Elbasan kërkon urgjent të ketë reag...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...