web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat/ Zirkon Disha: Mafiozët nuk do më ndalin!

7 Mars 2016, 08:54, Aktualitet CNA

Aktivisti Zirkon Disha ka reaguar lidhur me akuzat e bëra nga disa media lidhur me përfshirjen e tij me struktura politike të djathta. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Disha artikulon se nuk do të ndalet nga tentativat e një strukture të organizuar mafioze, që sipas tij perdor te gjitha mjetet shteterore, publike dhe private me qellime te qarta financiare dhe korruptive.

Reagimi në Facebook nga Zirkon Disha

Ju do te pyesni se pse dy media jane marre personalisht me mua, pas nje kallezimi qe ka bere PS dhe Taulant Balla 5 vjet me pare, akuze e cila eshte hetuar dhe prokuroria eshte shprehur qe aty s’ka asgje te vertete.
Perse Tema dhe Dita nuk e ka bere per protesten e Armeve Kimike!?
Perse nuk e ka bere protesten ndaj Fullanit!?
Shume e thjeshte:
Eshte hera e dyte brenda tre javeve qe ndalohem nga policia, pa bere asnje veprim te jashtligjshem tek Parku i Liqenit. Kercenuar me zhdukje nje jave me pare kur mbollem pemet nga civile qe u zhduken pasi dhane mesazhin. Ndaluar, goditur gjate shoqerimit dhe brenda furgonit dje, pa bere asgje. Mbajtur peng dhe kercenuar ne nje furgon policie mbi 20 minuta, te cilet prisnin udhezimet nga shefat e tyre apo nga ndokush tjeter ndonje ndertues apo vete Kryebashkiaku. Dhe pse isha ne furgon nje grup tjeter policesh te painformuar per ndalimin me kerkonin serish mes turmes tek parku.
Pasi u konfirmua ndalimi im, vjen nje makine e vogel policie. Me nxjerrin jashte dhe me prangosin duke dhene shfaqje kalimtareve. Me zhvendosin ne makinen e vogel dhe nisen drejt komisariatit nr 1.
Per te mos u perballur me protestusit, zgjedhin ti bien nga dalja per ne Rrugen e Elbasanit, pas makines se policise ishte dhe nje autoambulance me nje te lenduar ne proteste. Rruga ishte e mbyllur, nuk kishte punonjes te policise bashkiake per ta hapur, pas nje pritje 4-5 minuta si ambulanca dhe makina e policise u kthyen serish, per te dale nga Garda.
I prangosur me duar pas, nuk mund te mbeshtetesha, por nga frika e reagimit te protestuesve nese me shihnin brenda forcerisht me mbeshteten (fshehur)pavaresisht shterngimit te prangave, e gjithe kjosa te kalohej kisha ku vazhdonte protesta.

Nuk ja dolen me nje arrestim javen e pare, nuk ja dolen me kercenim fizik javen e dyte, nuk ja dolen me perndjekje gjate gjithe kohes, nuk ja dolen serish me arrestim te paracaktuar, keshtu nisin me shpifje duke perdorur “Meron”….
Kjo nuk eshte pune e nje medie, eshte strukture e organizuar mafioze e cila perdore te gjitha mjetet shteterore, publike dhe private me qellime te qarta financiare, korruptive…





Lajmet e fundit nga