Teatri i Erion Veliajt me policin dhe gazetaren e dhunuar/LAPSI
Ngjarjet e sotme që shfokusuan vëmendjen nga kauza e shoqëri...
Ngjarja e ndodhur së fundi në Elbasan ku deputeti socialist Ben Blushi nuk u la të fliste në një sallë me gati 5 mijë socialist apo njerëz të administratës, ka sjellë edhe reagimin e opinionistëve, politikanëve dhe intelektualëve, majtas apo djathtas. Sulmi ndaj Blushit dhe sjellja në atë sallë të ?inatosur? me urdhër nuk mund të qëndrontë jashtë vëmendjes së komentuesve por edhe opinionit public. Të gjithë në mënyrën e tyre duket të jenë pro Ben Blushit, pro demokracisë që kërkohet brenda forcave politike. Të gjithë theksojnë se Blushi duhet dëgjuar edhe pse mund të jetë kritik i kryetarit të partisë.
Citynews zgjodhi disa nga pjesët e komenteve të tyre në lidhje me ngjarjen e ngodhur në Elbasan dhe qëndrimin që ata kanë ndaj këtij rasti.
Nje nga ?senatorët” socialistë prof. Servet Pëllumbi në një prononcim për të përditshmen ?SOT?, thotë se ?Çdo lloj përplasje që nuk ndjek një rrugë demokratike, mirëkuptimi e dëmton jo vetëm Partinë Socialiste, por çdo parti tjetër e çdo bashkësi tjetër. Ngjarja në Elbasan më la një shije jo të mirë. Mendimi ndryshe duhet dëgjuar sado kritik që është. Të tjerët le të gjykojnë më pas!?, u shpreh Pëllumbi.
Astrit Patozi ish kreu i grupit parlamentar të PD-së, sot deputet i saj dhe një nga zërat ndryshe të opozitës në një opinion të tij dje publikuar tëk citynews dhe lapsi ka shkruar ?Jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata lincuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet. Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete n
uk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. Dhe cfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përcmin kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti? Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një cështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket?, shkruan Patozi në opinionin e tij.
Dritan Hila, një opinionist që pak kohë më parë ka qenë pjesë e qeverisë Rama shkruan ?Ngjarja e Elbasanit, ku Be
n Blushi sulmohet edhe fizikisht, janë një rikthim në vitin 1992, kur Berisha lëshonte truprojat e tij për të rrahur kundërshtarët. Vetëm se 24 vjet më vonë, gjithçka ngjan demode. Është ende herët të besosh se Edi Rama ka urdhëruar dhunën ndaj Blushit. Por kjo ka pak rëndësi. Klima e krijuar në PS, është e tillë që stimulon agresivitetin. Agresorët dilnin para kamerave, të bindur se pas kësaj do të vinte promovimi dhe jo procedimi penal dhe përjashtimi nga partia. Edi Ramës ka filluar i pëlqen përdorimi i zagarëve të sulmit, jo vetëm kundër Berishës, por edhe shokëve të tij. Ramën e bezdis çdo zë kundra. Zgjedhjet në parti janë një farsë?, thekson në hyrje të komentit të tij Hila.
Drejtori i Report TV Ilir Babaramo, në një koment për shqiptarja.com shkruan se ?Ajo skenë e turpshme që pamë dje në Elbasan na bëri të kuptojmë se Partia Socialiste po shkon në kongres të zgjedhë mes dy modeleve: Blushit ose dhëndrit të Qazimit. Rama është ende në kohë t?i japë fund kësaj
dileme. Nuk ka përse të fshihet pas një njeriu që të vetmin identitet ka; dhëndri i Lalës, i cili hyn e del në komisariat për armëmbajtje pa leje. Ky nuk është Rama i 13 viteve më parë, kur me një xhaketë ushtarake si të Beqir Ballukut i ra kryq e tërthor vendit duke sfiduar një bjerrakohës si Fatos Nano. Rama është ende në kohë. Mund ta fitojë sfidën me Blushin jo duke u fshehur pas Lalës apo dhëndrit të Lalës. Bëhet më i fortë pas një garë të ndershme. Ndryshe ai bashkë me PS humbasin kur qytetarët e Elbasanit të shikojnë se si e Majta e tyre identifikohej 100 vite më parë nga Gurakuqi dhe sot nga dhëndri i Qazimit”, mbyll komentin e tij Babaramo.
?Por, për të gjithë ne që po na evokohet një ?deja vu? e llahtarshme?, shkruan Andi Bushati tek
lapsi.al. Më tej ai thekson se ?problemi këtu nuk është aq tek PS-ja, sesa tek refleksi që ajo po rezaton mbi krejt shoqërinë shqiptare. Sinjalet janë të këqia. Pamjet e dhunës ndaj Blushit në Elbasan, të gjithë atyre që kanë ndjekur politikën 25 vjeçare, i ndjellin kujtimet më të errëta. Ato të kujtojnë linçimin publik që iu bë mocionistëve me në krye Gramoz Pashkon, në vitin ?92, vetëm disa muaj pasi
Berisha kishte fituar pushtetin. Ato të kujtojnë nxjerjen përdhunisht nga salla të Eduart Selamit, pas humbjes së referendumit në fillim të vitit ?95, vetëm se ai kish guxuar të mendonte ndryshe nga udhëheqësi i pagabueshëm.ë gjithë e dimë seç kohë qe ajo. Një shoqëri me liderin e opozitës në burg, me zgjedhje që u vodhën, me politikanë që u masakruan në shesh dhe me piramida që shpërthyen për të djegur gjithçka. Pikërisht për këtë, pamjet sallës së Elbasanit janë shqetësuese. Jo për fatin personal të Ben Blushit. As për demokracinë e brendëshme të partisë së tij?, shkruan Bushati.
Agron Gjekmarkaj në një koment të tij për Panoramën, thekson se sulmuesit e Blushit janë ?besnikët e Duçes?. Ai shkruan ?Dje për të disatën herë patëm rastin të shohim e prekim karikaturën e demokracisë sonë! Karikatura e demokracisë së Partisë kryesore që na qeveris, karikatura e mjerimit njerëzor që di të turret veç me nuhatje, të vikasë me instinkt, të brohorasë me urdhër, të kërcënojë me porosi, karikatura e turmës që kërkon të poshtërojë individin, karikatura frikacake e trimërisë që fyen
kundërshtarin e shefit, karikatura e turpit që nuk ndien turp na ra surratit si duhma e një stërvine në formë ndërgjegjeje, që kalbet tash sa mot në zgëqet e errëta të rrashtës sonë.
Besnikët e Sulltanit, besnikët e Pashës, besnikët e Mbretit, besnikët e Duçes, besnikët e Fyhrerit, besnikët e Sekretarit të Parë, besnikët e Kryeministrit të zgjedhur me votime të lira kanë vrarë në këtë vend historikisht besnikërinë ndaj arsyes njerëzore, ndaj humanizmit, ndaj ligjit dhe sot ndaj standardeve demokratike. Lal Krosët nuk zhduken kurrë mes nesh, ata thjesht pësojnë mutacion. Sigurisht janë shumë më të pandershëm, më grykës, më të pa soj. Ata vishen firmato dhe armët nuk i mbajnë në brez. Ata kanë emra tingëllues dhe zë të çjerrë?, komenton Gjekmarkaj.
Ngjarjet e sotme që shfokusuan vëmendjen nga kauza e shoqëri...
Nga Pol Preston*Profesor i Studimeve Bashkëkohore Spanjolle,...
Pas lirimit nga ambjentet e Komisariatit Nr.1 në Kryeqytet, ...
Dritan Hardhia ra në sy gjatë protestës së sotme teksa tërhi...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se shteti duhet të akuzo...
Urimi i parë me rastin e Festës së Mësuesit vjen nga qyteti ...
Profesori Artan Fuga shprehet se qytetarët janë të papërfaqë...
Protestuesit e arrestuar ditën e sotme janë liruar pak minut...
Mblidhen çdo ditë në një shtëpi private, pranë 21 Dhjetorit,...
Kreu aktual i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, i ka kërkua...
Aktivistë të Shoqërisë Civile, kanë protestuar sot kundër be...
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, gazetari i Re...
Familjarë të personave të shoqëruar nga policia por edhe dhj...
Aktivisti Eljan Tanini dhe tre persona të tjerë janë shoqëru...
Në një postim në rrjetet sociale, analisti dhe politologu Il...
Protesta e sotme e shoqërisë civile kundër betonizimit të Pa...
Prokuroria e Përgjithshme ka paralajmëruar hetime për gjyqta...
Protesta e sotme e shoqërisë civile kundër betonizimit të ha...
Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Altin Goxhaj pas për...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...