web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miku i Erjon Veliajt dhe shoku i Albin Kurtit/ Kush janë djemtë që u përleshën te Parku?

6 Mars 2016, 21:46, Aktualitet CNA

Dritan Hardhia ra në sy gjatë protestës së sotme teksa tërhiqte zvarrë protestuesit për në furgonat e policisë bashkiake. Me një trup të fuqishëm dhe me zell të pazakontë, polici bashkiak kaloi nëpër duar disa të rinj, deri kur thanë se humbi ndjenjat. Në mes të zhurmave, britmave, sharjeve dhe rrëmujës së protestës Dritan Hardhia u fut në furgonin e policisë, nga dy shokë të tij. Njëri e tërhoqi brenda në furgon. Tjetri e shoqëroi deri sa u mbyll dera e furgonit, ndërsa pengonte kamerat të filmonin.

Informacioni i parë nga policia për protestën kishte të bënte pikërisht me incidentin e policit Dritan Hardhia. Në njoftim thuhet se dy persona humbën ndjenjat në park, një aktivist dhe një polic; ?Aktivistet janë përplasur me policine  dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç  dhe një qytetar I.M, vjeç 31  kanë pësuar humbje ndjenjash?, thotë njoftimi i policisë.

Disa orë më pas aktivisti që humbi ndjenjat ishte duke protestuar para komisariatit nr.1 në Tiranë. 31 vjeçari me inicialet I.M i tregoi gazetarëve se ishte rrëzuar në tokë nga një elektrizues i policisë. Menjëherë pas kësaj ishte rikthyer në protestë.

Shikoni në foton më poshtë. Eshtë polici i Bashkisë, Dritan Hardhia. Disa orë pas ngjarjes, është ende në kllapi. Sytë i ka të mbyllur. Dorën ia kanë fashuar dhe ka një serum të varur në krah. Pas tij qëndron një infermier, i tmerruar nga odeja se çfarë e pret pacientin.

Foto u publikua në Facebook nga Erjon Veliaj. Mesazhi i tij ishte se “Turma histerike sot nguli lopatën në kraharor të Tanit, shërbëtor i qytetit si polic e aktivist shëmbullor i cili drejton Klubin e Biçikletave. Shërim të shpejtë Tan Hardhisë dhe Florinda Merkos (gazetares së Report TV).”

E vërteta, sipas policisë është krejt ndryshe. Policit nuk i qëlloi askush me lopatë në gjoks, aq më tepër një ?turmë histerike?.  Polici u godit me një grusht njoftoi policia. Një grusht dhe Dritan Hardhia, disa orë pas ngjarjes ishte ende pa ndjenja. Po i kujt ishte ky grusht? Kush e grushtoi kaq fort policin e Bashkisë së Tiranës?

?Nga forcat e policise eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.1 nje shtetas (student)Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20,  i cili dyshohet t?i ketë rënë me grusht policit bashkiak? shkruhet në njoftimin e policisë.E vështirë të besohet, por ai më lart është Aranit Beqiri. Eshtë vetëm 20 vjeç dhe vjen nga Kosova. Zhgënjyese apo jo?

Janë përballë njëri tjetrit në foton më lart. Një përballje e pabarabartë. Një David, përballë një Golia. Si është e mundur që një djalë i imët si Araniti të hedhë në tokë, me një grusht një trup të fuqishëm si Dritani, polici i Bashkisë? Dhe kjo nuk është e vetmja pyetje që lind në historinë ?polici pa ndjenja në Parkun e Liqenit?.

Pas vizitës së tij në spital, Erjon Veliaj tha se e njihte personalisht policin dhe nënën e tij. E ëma e Dritan Hardhisë, tha Veliaj ishte një grua, me të cilën kishin folur qenë bashkë, në aktivitetet për kancerin e gjirit.

Ja tek dalin bashkë nga spitali, kur Veliaj sapo kishte vizituar Dritanin e shtrirë pa ndjenja.

Ja tek janë bashkë në Parkun e Liqenit, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Duke qenë se kishte njohje personale me Dritan Hardhinë, Erjon Veliaj e përshkroi në këtë mënyrë vartësin e tij: ?Kur dhunohet nje aktivist i shoqërise civile si tani, një superdjalë, një aktivist i orëve të para kur disa prej tyre nuk e dinin se çfarë ishte aktivizmi, një njeri që aktivizon e ka me vepra konkrete, jo vetëm në punën e policisë, por edhe me vepra konkrete, më bën më të vendosur?. Por kush janë dy djemtë që u bënë personazhe të protestës tek liqeni?

Nga fotot në rrjetet sociale Dritan Hardhia, polici i bashkisë duket se nuk është vetëm një admirues i bicikletave. Vartësi i Erjon Veliajt nuk ngjan nga ata djem që rrëzohet në tokë me një grusht. Shikojeni në këtë foto ku ekspozon admirimin për Benito Musolinin. Foton e Duçes e mban të printuar në bluzën e tij. Për ironi, protesta sot u shoqërua me thirrjet ?Polici fashiste?. Kjo duhet të ketë qenë me të vërtetë një stimul në adrenalinën e policit.

Nga preferencat politike dy djemtë janë larg. Aranit Beqiri, 20 vjeçari kosovar duket të jetë një adhurues i Che Guevarës dhe nuk ngurron që të dalë në fotografi me grusht dhe me foton e idhullit të tij.

Dritan Hardhia duket një adhurues i bicikletave dhe i motocikletave, ndërsa Aranit Beqiri duket një protestues i thekur. Shikojeni në foton më poshte kur polici eksperimenton me motocikletën e vogël, ndërsa Aranit Beqiri qëllon me qese me bojë drejt godinës së qeverisë në Kosove.

Nga postimet e tij në facebook, polici i Bashkisë së Tiranës duket se në fundjavë është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Partizanit.

Dalloni Aranit Beqirin në anën tjetër, teksa drejton një bisedë bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.

Ne fotot që ka publikuar në profilin e tij 20 vjeçari nga Kosova, një aktivist i Vetëvendosjes duket bashkë me Albin Kurtin.

Në anën tjetër, Dritan Hardhia ka dalë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Dhe përveç besimit të tij politik, polici i Bashkisë duket se është edhe një besimtar i mirë musliman. Herë pas here ai ka postuar foto me njërin gisht lart për të dhënë mesazhin se “”Ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç Tij.

Aranit Beqiri u lirua nga policia rreth orës 21 të mbrëmjes. Ai u mbajt rreth 8 orë në komisariat bashkë me shokët e tij që protestuan kundër ndërtimit dhe betonizimit të liqenit. Nëse policia do të kishte pasur dyshimi më të vogël se mund të provonte goditjen ndaj një polici, Araniti 20 vjeçar do të kalonte një kalvar të gjatë gjyqësor për tu përballur me akuzën e goditjes për shkak të detyrës. Por duket se inskenimi i Erjon Veliaj nuk ka mbajtur më shumë se 8 orë. Lirimi i 20 vjeçarit nga Kosova veëm sa shton bindjen se gënjeshtra dhe falsiteti, janë mjet dhe qëllim i Erjon Veliajt, për të cilat është i gatshëm të sakrifikojë dhe të përdorë gjithkënd./lapsi





Lajmet e fundit nga