Si ta zbuloni kush është miku juaj më i ngushtë në WhatsApp
Aplikacioni WhatsApp ka ruajtur të gjitha mesazhet që kur ke...
Duke përfytyruar të ardhmen, vështirë të mendosh se kur të ndodh apokalipsi i vendeve të punës për shkak të inteligjencës artificiale, puna si president i SHBA-së do të jetë në rrezik. Por kompania ?Watson? po krijon një superrobot, mjaft i përparuar që do të bëjë analiza të hollësishme dhe do të marrë vendime të sakta në të gjitha çështjet.
Evolucioni
Zhvillmi i teknologjisë artificiale do të lërë brenda 30 viteve gati gjysmën e popullsisë së botës pa punë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve, të cilët e bëjnë të qartë se robotët inteligjentë do të jenë aq të zotë, sa do t?ia kalojnë gati në çdo detyrë njerëzve.
Në takimin vjetor të Bashkimit Amerikan për Përparimin në Shkencës(AAAS), shkencëtari kompjuterik, Moshe Vardi, sugjeroi se makinat e zgjuara që arrijnë të drejtohen vetë do të zëvendësojnë shoferët e taksive dhe dronët që dorëzojnë porositë do të uzurpojnë vendet e punës së punonjësve postarë. Madje edhe punonjësit e seksit do të ngelen pa punë, pasi robotët e seksit do të jenë edhe më të mirë sesa të parët.
Duke përfytyruar të ardhmen, vështirë të mendosh se kur të ndodhë apokalipsi i vendeve të punës, puna si president i SHBA-së do të jetë në rrezik.
Por ndërsa konferenca e AAAS po zhvillohej në Washington, D.C, në anën tjetër të shtetit federativ, në Kaliforni, kandidati për president, Zoltan Istvan, ishte shumë i zënë duke kërkuar debat me një superkompjuter.
Istvan-i është kandidati i Partisë Trans-humane, e cila përkrah kërkimet shkencore në teknologjitë si bionika, jetëgjatësia dhe inteligjenca artificiale. Pasi ai vuri re një faqe ku bëhej fushatë për të kandiduar si president superkompjuterin e prodhuar nga ?IBM Watson?, Itsvan-i shfrytëzoi rastin për të rivalizuar ballë për ballë kandidatin e frikshëm.
Mbështetësit e Watson-it besojnë se inteligjenca artificiale që ai po krijon, është mjaft e përparuar dhe në mënyrë të veçantë pozicionohet si një kontrollues i një game të gjerë informacioni. Për më tepër, modeli do të bëjë analiza mjaft të hollësishme dhe do të marrë vendime të sakta në të gjitha çështjet. Edhe informimi i publikut do të jetë në plan të parë.
Madje edhe Istvan-i beson te potenciali që ka një super-robot për të drejtuar shtetin amerikan në mënyrën e duhur. Ai thekson një sërë aspektesh pozitive që inteligjenca artificiale ka karshi një humani.
?Historikisht, një nga problemet më të mëdha me liderët është se ata janë qenie egoiste. Kurse një president robot mund të jetë plotësisht altruist. Ai nuk do të ishte i ndikueshëm nga grupet e ndryshme lobuese, ato nga ato të interesit ose i udhëhequr nga dëshirat e veta. Unë mendoj se në 2020 ju do të shikoni një fenomen të ri, atë të inteligjencës artificiale, e cila do të konkurrojë për të marrë detyrën e presidentit të SHBA-së. Ata do të debatojnë dhe do të japin alternativat e tyre për politikat që duhet të ndjekim, njësoj siç po bëjnë kandidatët njerëzorë. Kam idenë që nuk ka të ngjarë që ata në këtë vit të fitojnë zgjedhjet parlamentare, por jam i bindur se në 2028-n, robotët mund të jenë të përshtatshëm për detyra zyrtare, përshirë edhe atë të kreut të shtetit?.
Fushata e Watson-it po menaxhohet nga fondacioni ?Watson 2016?, një organizatë e pavarur e ndarë nga gjigandi kompjuterik ?IBM?. Për rrjedhojë nuk ka të ngjarë që ai të garojë për president, të paktën për vitin 2016.
Ofertës së bërë nga Istvan-i për të debatuar me superkompjuterin, zëdhënësi i ?IBM Watson? iu përgjigj se kompania që ai përfaqëson nuk ka lidhje me ?Watson 2016 Foundation?.
?IBM-ja e Watson-it nuk po garon për president të SHBA-së, edhe pse ne na bëhet qejfi për këtë sugjerim. Sot për sot, kompania jonë është e përqendruar për të ndihmuar në zhvillimin e shëndetësisë dhe për t?i pajisur doktorët me mjetet më të fundit teknologjike, për ta bërë jetën e njeriut më të mirë. Për këtë arsye, ne e refuzojmë ofertën tuaj të këndshme për debat?, tha zëdhënësi i ?IBM Watson?.
Përpara se modeli i inteligjencës artificiale të kompanisë amerikane të mund të konsiderohet si kandidat, në fillim duhet që të përmbushë kushtet për president, të cilat janë të përcaktuara qartë në artikullin e Kushtetutës të SHBA-së. Aty thuhet: ?Asnjë person, përveç një shtetasi të lindur natyralisht nuk do të ketë të drejtën ligjore që të garojë për në zyrën e Presidentit?.
Por një tjetër çështje që është e nevojshme të sqarohet ka të bëjë me rrezikun dhe kërcënimin që teknologjia artificiale e avancuar ka mbi njerëzimin. Numri i akademikëve dhe sipërmarrësve që bëjnë thirrje për kujdes me avancimin e robotëve është rritur së tepërmi.
Sipas drejtorit të Tesla-s, Elon Musk, inteligjenca artificiale mund të jetë edhe më e rrezikshme sesa armët bërthamore. Ndërkohë, fizikani Stephen Hawking u shpreh se robotët mund të çojnë në shkatërrimin e njerëzimit.
Ekspertët e inteligjencës artificiale sugjerojnë se mënyra se si ky kërcënim duhet trajtuar, është që të krijohen robotë, të cilët janë të aftë që të ndiejnë. Kërkuesit janë duke punuar në prototipa të tillë, ndërkohë që brenda pak ditësh do të dalë një raport, i cili do të tregojë se si një kod etike mund të futet brenda robotëve, për t?i mësuar ata të lexojnë libra. Fondacioni ?Watson 2016? pretendon se superkompjuteri ka aftësi unike përputhshmërie me njerëzit.
Gjithsesi, është ende një rrugë e gjatë që robotët të mund të konsiderohen të aftë për të kuptuar emocionet njerëzore ose moralin. Por përfaqësuesi i Partisë Trans-humane e sheh pozitivisht të ardhmen për jo-humanët.
?Unë imagjinoj që një kompjuter i Watson-it si IBM-ja të evoluojë jashtëzakonisht përgjatë dekadës së ardhshme. Rreziqet janë të mëdha që të lësh një robot të drejtojë një zyrë. Por realiteti gjithsesi është se inteligjenca artificiale do të bëjë shumë më pak gabime sesa njerëzit në politikë. Një president super-robot do të ndërtohet i tillë që të përfaqësojë plotësisht interesat madhore për tërë njerëzit dhe vendin?.
Aplikacioni WhatsApp ka ruajtur të gjitha mesazhet që kur ke...
I planifikuar të prezantohet më 21 shkurt, ne tashmë dimë sh...
Na ndajnë vetëm 10 ditë nga debutimi i gjeneratës së re të l...
Tingëllon si një koncept i së ardhmes, por aftësia për të qe...
Një nga rrjetet sociale, Twitteri, po e ndryshon mënyrën e p...
Një nga rrjetet sociale, Twitteri, po e ndryshon mënyrën e p...
Që miqësitë në Facebook nuk janë gjithmonë të vërteta, këtë ...
Gjithçka që duhet të bëni është të hapni Messenger, të nisni...
Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhu...
Twitter thotë se ka pezulluar më shumë se 125.000 llogari që...
Mesazhi i rrezikshëm u tregon përdoruesve se llogaria e tyre...
Vetëm pak ditë pas lansimit të një klipi “mister” ku tregohe...
Apple pritet që të prezantojë pajisjet e reja më 15 mars. Si...
Njerëzit që shqetësohen se ne jemi drejt shpikjes së makinav...
Për të gjithë përdoruesit e Snapchatit, ja ku vjen një lajm ...
Rrjeti social Facebook përveçse iu merr shumë kohë, konsumon...
Më 30 janar të vitit 1926, revista Collier’s kishte publikua...
Kompania WhatsApp ka bërë me dije se tani ka 1 miliard përdo...
Pas tërheqjes së karikuesve në Europë, Apple bën të ditur te...
Në një raport të publikuar nga We Are Social, një agjenci ma...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...