Ministri Bushati në mbështetje të Blushit/ Rama e thërret urgjentisht
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dalë në mbështetje të ...
Zëri i Amerikës mëson se projektligji i hartuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë parashikon që fillimisht Byroja të jetë pjesë e strukturave policore, ndërsa pas miratimit të Reformës në Drejtësi të kalojë në varësi të Njësisë së posaçme antikorrupsion
Në Shqipëri, parlamenti u përfshi sot në debate lidhur me fatin e Byrosë kombëtare të hetimit. Opozita pretendon se një projekt i hartuar nga ekspertë amerikanë është në duart e qeverisë dhe kërkon të dijë se përse po vonohet miratimi. Por kryeministri Edi Rama tha se më parë ky projekt duhet të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi, për të parë nëse nevojitet që të miratohet ose jo në varësi të ndryshimeve të parashikuara kushtetuese. Lidhur me këtë debat, Zëri i Amerikës ka mësuar se në bazë të projekt-ligjit të tanishëm ky institucion do të jetë fillimisht pjesë e strukturave policore dhe pas kalimit të reformës në drejtësi do jetë pjesë e strukturës speciale anti korrupsion
Që kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi Qershorin e vitit të kaluar ligjin për Byronë kombëtare të hetimit, ekspertë amerikanë nisën punën për hartimin e një projekti të ri që të përshtatej me vërejtjet e kësaj gjykate. Por tani, prej disa ditësh, opozita ka ngritur zërin duke u shprehur se projekti, sipas saj, është përfunduar nga ekspertët amerikanë dhe po zvarritet nga qeveria.
Këtë cështje e ngriti sot në parlament dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka: ?Partia demokratike, është njohur me një projektligj. Ka dhënë dakortësinë e saj mbi këtë projektligj për Byronë kombëtare të hetimit. Në të njejtën kohë na është thënë dhe se Partia socialiste është njohur me prjektligjin dhe ka dhënë dakortësinë e saj. Unë këtë ngrita në Konferemcën e kryetarëve, për të ditur se ku jemi, pse nuk vjen ky projektligj në parlament meqënëse ka dakortësinë e të gjithëve?.
Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta tha se sipas tij nuk është e qartë se cilit variant i referohet opozita. ?Mendoj që ky është një debat i panevojshëm, sepse nuk e kemi të qartë se për cilin variant bëhet fjalë. Por, atë variant për të cilin është dakord Partia Demokratike mund ta depozitojë në Kuvend sipas Rregullores së Kuvendit dhe ne do ta ndjekim atë me prioritet besoj?, tha zoti Meta.
Por kryeministri Edi Rama, duket se e kishte të qartë se për cfarë bëhet fjalë: ?Dokumenti me të cilin ju keni rënë dakord është në dispozicion të Komisionit të Reformës dhe Komisioni i Reformës le ta diskutojë dhe le ta thotë fjalën e tij. Në momentin që Komisioni i Reformës thotë që ky dokument nuk ka lidhje, apo nuk e cënon, apo nuk është i tepërt, ndaj të votohet përpara votimit të paketës së parë të reformës, pra, të ndryshimeve kushtetuese, as mos u bëni merak, asfare, se do të votohet pa as më të voglin ngurrim?
Për deputetin demokrat Eduard Halimi deklarimi i kryeministrit ishte i pabesueshëm. ?Kjo është hipokrizi. Nuk na le ne Komisioni i Reformës që të miratojmë Byronë?! Draftin e dakortësuar nga PD, të iniciuar dhe të shkruar nga partnerët amerikanë e ke që në datën 29 Tetor në tavolinë?, tha zoti Halimi duke ju drejtuar kryeministrit.
Por duket se projekti i hartuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë ka parashikuar situatën që lidhet me reformën në Drejtësi, në mënyrë që Byroja e hetimit të nis funksionimin sa më shpejt. Zëri i Amerikës ka mësuar se projektligji parashikon që deri në miratimin e Reformës dhe ngritjen e institucioneve të parashikuara prej saj, Byroja të jetë fillimisht pjesë e strukturave policore dhe pas kalimit të reformës në drejtësi të përfshihet në strukturën e njësisë së posacme anti korrupsion.
Nga ana tjetër, deklarimet e përfaqësuesve të qeverisë kanë qenë të ndryshme lidhur me projektligjin. Një javë më parë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se puna vazhdonte ende, dhe se ishte në fazën përmbyllëse. Ndërsa sot kryeministri Rama në parlament deklaroi se ?ne e kemi mbaruar punën tonë?./VOA
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dalë në mbështetje të ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se masakra ...
DebatetBerisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paran...
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Mini...
Pas denoncimit nga emisioni investigativ Fiks Fare lidhur me...
Pa filluar mirë viti 2016, institucionet ndërkombëtare po ul...
Paçka se edhe sipas Ligjit “Rilindja” të Arsimit të Lartë, s...
Nga Avokati Altin GoxhajJam duke shkruar ANKESEN PER KOMISI...
Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim për cilindo që d...
Policia e Shtetit ka dhënë detajet e fundit për ngjarjen e m...
Po mirë mo mirë, po përse gjigandomania horizontale, si ajo ...
Pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u...
Natyrisht që unë nuk jam ekspert pyjesh dhe nuk do të flas s...
Ka nisur me debate të forta seanaca e sotme parlamentare lid...
Kryeministri Edi Rama nuk po zbaton marrëveshjen e vitit 201...
Ish-Ministri i Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera është arrestu...
1524 – Lindi Luis de Camoes, poeti më i madh i gjuhës portug...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...