Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
1524 ? Lindi Luis de Camoes, poeti më i madh i gjuhës portugeze. (vdiq më 1580). Kamoes konsiderohet si Shekspiri i Portugalisë kryesisht për poezinë e tij e cila ndjek stilin e Homeri, Virgjilit dhe Dantes. Sonetet Portugeze të Kamoes janë përkthyer në dhjetra gjuhe. Më poshte nga anglishtja;
?Beholding her?
(shqipërim)
Shikimi i saj
Kur jam me ty, kur sytë e mi
Ndalen thellë në sytë e tu,
Shqirtin jap në këtë kënaqësi,
Dhe toka Parajsë më duket.
Kur dëgjoj të flasësh, dhe shoh të buzëqeshësh,
Humbas plotësisht, me mendje përqendruar
Shoh gëzime të përkohshme, shpresa të kota,
Të kësaj botë aq boshe, sa edhe era e tejdukshme
Ndjej hiret e tua, por nuk guxoj t?i ngrejë lart
Në vargje e këngë të pabarabarta lavdesh, –
Për këtë gjuhës fuqi nuk i është dhënë;
As nuk çuditem, kur shoh këto bukuri,
Vetëm Hyi, pushteti i të cilit të krijoi ty,
Mund të formojë qiellin pakufi dhe yjet.
1789 – George Washington zgjidhet unanimisht si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga Kolegji Zgjedhor.
1794 – Legjislatura franceze heq skllavërisë në të gjitha territoret e Republikës së Francës . Skllavëria do të rivendosej në kolonitë franceze të Indive perëndimore në vitin1802.
1859 – Zbulohet Kodeksi i Sinait. Quhet ndryshe edhe “Bibla e Sinait”, një nga katër kodikëve më të mëdhenj; kopje e lashtë, e shkruar me dorë në shekullin IV. Kodeksi i Sinait mendohet të jetë një nga tekstet më të sakta dhe më i hershmi i Dhiatës së Re në greqisht, së bashku Codex Vaticanus. Deri në zbulimin e tekstit të Sinait, Kodeksi i Vatikanit ishte i pakrahasueshëm.
1944 ? Luftë Botërore, Hakmarrje apo Luftë Civile (kjo ende debatohet mes historianëve shqiptarë) – Forca policore të qeverisë quislinge (Xhafer Deva, minister i Brendshëm) të udhëhequra nga kapiteni i Gestapos, Lange, vërshojnë rrugicave të Tiranës dhe masakrojnë 86 vetë të cilët u nxorrën zvarrë nga banesat, u vranë, u prenë para dyerve, në sy të të afërmve të tyre.
1945 – Lufta e Dytë Botërore: Konferenca e Jaltës mes Tre të Mëdhenjve; Churchill, Roosevelt, Stalin, hapet në Pallatin Livadia në Krime në Ukrainën jugore. Ky pallat kishte qenë vend-pushim veror i Carit të fundit të Rusisë, Nikolla II dhe familjes së tij. Gjatë ditëve të punimeve të konferencës, RooseveltI dhe anëtarë të tjerë të delegacionit amerikan qëndruan në apartamentet e këtij pallati. Sot Livadia është shtëpi muze, por përdoret ndonjëherë nga autoritetet ukrainase për takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Shumica e vendimeve të rëndësishme të Konferences së Jaltës mbetën sekret deri më 1947. Pjesëmarrësit në Jaltë konfirmuan politikën e miratuar në Kassablanka për të kërkuar dorëzimin pa kushte të Gjermanisë: ndarjen saj në katër zona okupimi (amerikane, britanike, franceze, dhe sovjetike); hapjen e gjyqeve për krime lufte; dhe shqyrtimin e çështjes së dëmshpërblimeve. Shpërthimi i mëvonshëm i luftës së ftohtë dhe sukseset e shtrirjes sovjetike në Evropën Lindore çuan në spekullime dhe kritika ndaj Shteteteve të Bashkuara dhe Britanisë se në Konferencën Jaltës, Ruzvelti dhe Çurçilli kishin rënë dakord për ndarjen e Evropës në Perëndimore e Lindore me këtë të fundit nën mbizotërimin komunist.
1972 – Senatori amerikan Strom Thurmond sugjeron që këngëtari britanik John Lennon të dëbohej nga Shtetet e Bashkuara për aktivizmin e tij kundër luftës ose pro-paqes.
1997 – Sekretarja e Shtetit Madelein Albright shpall se sapo kishte zbuluar se gjyshërit e saj ishin hebrenj.
2003 – Republika Federative e Jugosllavisë ri-emërohet Unioni Serbi – Mali i Zi dhe miraton një kushtetutë të re. Këto dy republika ishin ato që mbetën nga Jugosllavia pas shpërbërjes së saj në vitin 1991, dhe në vitin 1992 së bashku themeluan një federatë (RFJ). Këtij Bashkimit efektivisht i erdhi fundi pas shpalljes zyrtarisht të pavarësisë së Malit të Zi më 3 qershor 2006, dhe deklarimit formal të Serbisë si e pavarur më 5 qershor. Pas shpërbërjes, Serbia u bë pasuesja ligjore e Bashkimit, ndërsa Mali i Zi ri- aplikoi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
2004 – Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë. Në vitin 2012, Facebook u vlerësia si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në janar 2014, shefja e veprimtarive në facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë?.
Mendim i dites
Njeriu rrallë ndjehet krenar kur është vetëm.?
Voltaire
Horoskopi ditor për diten e enjte – 4. shkurt 2016Dite mjaft...
Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e së mërkurës rr...
Brenda dy ditësh, dy bombola gazi kanë shpërthyer. E para në...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë E...
Të dhënat e Indeksit të Lirisë Ekonomike 2016 tregojnë që Sh...
Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosu...
Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, ekonomia shqiptare parashikohet...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka shtruar një pyetje lid...
Në studion e Zululand ajo pranoi se Kryetarit të PS-së i ka ...
Veterineri i Kakavijes: Kunati i Drejtorit të AKU-së të rreg...
Në renditjen e fundit të Webometrics për periudhën korrik 20...
Me një njoftim të shkurtër të publikuar në Agjencinë e Proku...
Statuti i ri i Partisë Socialiste do të rikonfirmojë Edi Ram...
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërr...
Deputetja Mesila Doda është shprehur se një Aleancë e madhe ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokles, Anika Dokle ka dek...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qyte...
Deputeti Eduart Ndocaj ka shprehur revoltimin e tij kundër ...
Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...