Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Veterineri i Kakavijes: Kunati i Drejtorit të AKU-së të rregullon kalimin e pulave në doganë
Inspektori i Pikës së Inspektimit Kufitar të Kakavijës rrëfen para Kameras së Fiks Fare të gjithë zinxhirin e personave që ndërhyjnë tek drejtori i AKU-së për të kaluar pa u kontrolluar pulat 17 muajëshe nga Janina në Gjirokastër.
Në emisionin e mbrëmjes së sotme, emisioni investigativ Fiks Fare tregoi se si gazetarët kaluan në doganën Greke pulat e skartimit. Kjo u realizua falë bashkëpunim me një firmë të cilës nuk i lejohet të bëjë import-eksport, por që kishte NIPT . Në këtë mënyrë u bë edhe më e besueshme edhe tek PIK-u Shqiptar (Pika e InspektimitKufitar Shqiptar, institucion qe varet nga AKU), si dhe tek kontrolli i AKU në doganë.
Kujtojmë këtu që AKU bën kontrollin e mallit dhe përputhshmërinë me dokumentacionin.
Gazetarët e Fiksit i kërkojnë inspektorit të PIK-ut të mos pengojë “tregtinë” që po bëjnë. Megjithëse Inspektori i PIK, i cili kontrollon dhe vulos të gjitha produktet ushqimore dhe shpendët apo kafshët e gjalla që hyjnë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, në bisedë me gazetarët e Fiks Fare pranon se është e vështirë të futen pulat e skartimit, pasi nuk lejohen për shkak të moshës së tyre.
Gjithsesi ai gjen edhe një rrugëzgjidhje. Tregon personat që duhet të kontaktojnë gazearët për të marrë lejen e kalimit në kufi. Ai i adreson gazetarët që të flasin me nipin ose kunatin e drejtorit të përgjithshëm të AKU (ish drejtori), pasi vetëm ai mund të japë urdhër. Për ta cuar deri në fund ai u ofron edhe numrat e telefonit të këtyre personave gazetarëve të Fiks Fare.
Gjithashtu për të qenë në rregull edhe me anën ligjore ai këshillon të shkohet pranë QKL dhe të ndryshohet objekti i firmës që të mos ketë probleme.
Rreziku nga pulat e skartimit
Por cfarë rreziku sjell importimi i këtyre pulave në vendin tonë?
Si trajtohen këto raste në vendet fqinje si Italia? Si ështe rregullorja e bashkimit Evropian, në bazë të standarteve të së cilit operon edhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit?
Për këtë Fiksi realizoi një interviste me zotin Pierluigi Vincensi-n, presidentin e grupit Martini, nje nga kompanite me te medha te tregtimit te ushqimit dhe kryesisht pulave dhe vezeve ne Itali dhe ne Evrope, ne te njejten kohe dhe presidenti i te gjitha thertoreve ne Itali. Per sa i takon pulave te skartimit te cilat nuk eshte se nuk duhet te konsumohen por duhet te transportohen brenda disa normave.
Sipas tij, në Itali thertorja më e largët është 60 km nga vendi i origjinës. Nëse këto kafshë udhëtojnë për më shumë se 6-7 orë atëherë stresohen, dhe kur theren gjaku nuk kullon dhe për këtë arsye mishi dëmtohet dhe sidomos klienti duhet te dije qe keto pula nuk jane zogj dhe nuk mund ti mashtrosh duke i shitur me cmim te larte. Nese nuk respektohet largesia, menyra e transportimit atehere jane rrezik i madh per shperndarjen e viruseve dhe semundjeve pasi ne fund te ciklit keto pula nuk vaksinohen. Demtohet edhe fauna pasi ai që quhet rëndom gripi i pulës, pasi e zë pulën, kalon tek të gjitha kafshët e tjera.
Fiksi shkoi në Romë, ku intervistoi shefin e standarteve ushqimore, Sebastian Hielm.
Gjatë intervistës ai tregon si fillim qe konsumtori duhe te jete i informuar mbi ushqimin që po ha. Për sa i takon pulave dhe zogjve nuk është i njëjti mish. Për sa i takon falsifikimit te certifikatës së origjinës duhet të ndërhyjnë menjëherë policia dhe prokuroria në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
?Për rastin që ju shtroni, nëse jemi para një fallsifikimi, nuk bëhët më fjalë vetëm për mashtrim të konsumatorit, pasi ai që ka falsifikuar ccertifikatën mund të bëjë do gjë. Ne nuk jemi të sigurtë se me çfarë janë ushqyer ato pula, vaksinat që kanë bërë. Ilacet që mund t?u jenë dhënë. Pra në tërsësi situata nuk është e thjeshtë por shumë e rrezikshme?, theksoi shefi i standarteve ushqimore.
KE: Zbatoni legjislacionin e BE-së
– Pese vjet me pare Fiks Fare mori një reagim nga AKU ku u pretendua se ky problem do te ndiqej deri tek autoritetet greke per ti dhene fund ketij abuzimi.
Duke pare se nuk po jepej me asnje e dhënë se çfarë ishte bërë, gazetarët e Fiksit shkuan në Athinë ku kontaktuan me drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar Ushqimit të Greqisë, e cila tha se nuk ishte vënë në dijeni nga Autoritet e shqiptare lidhur me këtë shqetësim. Gjithashtu na kërkoi ti vinim në dispozicion edhe një kopje te DVD-ve te emsionit Fiks Fare dhe nje kopje te çertifikatave të falsifikuara.
Kanë kaluar rreth 5 vjet dhe nuk u mor asnjë përgjigje.
Në këto kushte, dhe të gjendur përpara kësaj indiference kërkohet informacion pranë Komisionit Europian.
Në përgjigjen e këtij të fundit thuhet se Çertifikimi i eksporteve, (dhe kushtet) në shumicën e rasteve janë të bazuara mbi një marrëveshje dypalëshe me vëndet e treta.
Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë për të zbatuar legjislacionin e BE, duke përfshirë çertifikimin. Si hap i parë, ankesat trajtohen në përgjithësi mbi marrëveshje dypalëshe.
Përdorimi i gjurmimit dhe zhvillimi i çertifikimit elektronik, është sigurisht një hap para për të kufizuar mashtrimin lidhur me çertifikimin e import / eksporteve.
“Ju lutemi të kini parasysh se nga kolegët ‘Perspektiva e Rrjetit të Mashtrimit e Ushqimit të BE-së’, nuk kanë shkëmbyer ndonjë informacion lidhur me këtë veprimtari specifike të mundshme mashtruese.” thuhet ne pergjigjen e KE .
Në renditjen e fundit të Webometrics për periudhën korrik 20...
Me një njoftim të shkurtër të publikuar në Agjencinë e Proku...
Statuti i ri i Partisë Socialiste do të rikonfirmojë Edi Ram...
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërr...
Deputetja Mesila Doda është shprehur se një Aleancë e madhe ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokles, Anika Dokle ka dek...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qyte...
Deputeti Eduart Ndocaj ka shprehur revoltimin e tij kundër ...
Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje partisë së drejtuar nga...
Qëkur e kemi parë për herë të parë filmin “Titanic” jemi tri...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot gjatë analizës së...
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe S...
Në një prononcim ekskluziv për citynews në lidhje me debatin...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë është mbledhur ditën e djeshme d...
Avokati i njohur Genc Gjokutaj është gjobitur nga Policia Rr...
Një qytetar është arrestuar nga policia sepse ka tentuar të ...
Kostandini 8-muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë. Ilaçet e ...
Sot, komisioni i shëndetësisë është mbledhur për diskutime m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...