Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Me një njoftim të shkurtër të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ministria e Energjisë bëri të ditur se pret oferta për hidrocentralin Poçem, për të cilin, qeveria i ka dhënë sakaq një bonus prej 10 pikësh një kompanie turke.
Një njoftim pak rreshta i gjatë i publikuar në faqen në internet të Agjencisë së Prokurimit Publik më 1 shkurt, Ministria e Energjisë shpalli hapjen e tenderit për koncesionin e hidrocentralit ?Poçem?, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre. Sipas njoftimit të APP-së, hidrocentrali i Poçemit do të jetë në kuotën maksimale 70 metra mbi nivelin e detit ndërsa qeveria nuk ka publikuar deri më sot asnjë të dhënë tjetër teknike.
Qeveria pati marrë vendim në 29 korrik 2015 për të pranuar një koncesion të pakërkuar nga kompania Çinar-San Hafriyat Nakliyat In?aat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited ?irketi, duke i akorduar asaj 8 pikë bonus në tenderin që pritet të zhvillohet tani.
Pranimi i propozimit për koncesion të pakërkuar ka vlerë të dyshimtë ligjore për shkak se kjo formë koncesioni përdoret për asete të cilat qeveria nuk është e vetëdijshme që ekzistojnë ndërsa për hidrocentralin Poçem, qeveria shqiptare ka qenë e vetëdijshme për mundësinë që nga vitet 1970, kur u hartuan edhe planet e para. Në një rast të tillë, formula e koncesionit që duhej të përdorej është ajo e tenderit për koncesion të kërkuar nga qeveria, ku asnjë kompani nuk ka bonus.
Hidrocentrali i vjetër
Qeveria aktuale ka zbatuar standardet më të ulëta të transparencës në dekadën e fundit, pasi qeveria socialiste 2003-2005 si dhe ajo e Partisë Demokratike 2005-2013, së paku në rastin e dhënies së koncesioneve për hidrocentrale kanë publikuar minimalisht të dhënat bazë të hidrocentralit, përfshirë masën e pritshme të investimit dhe fuqinë e instaluar. Asnjë informacion i tillë nuk është dhënë nga qeveria aktuale as në rastin e hidrocentralit të Poçemit, ashtu edhe në rastin e hidrocentralit Katund i Ri.
Skema e vjetër e planit për shfrytëzimin e Vjosës për energji elektrike.
Gjithsesi, hidrocentrali i Poçemit është pjesë e një projekti të vjetër që synonte të shfrytëzonte kaskadën e lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Në projektin fillestar, hidrocentrali i Poçemit do të shfrytëzonte forcën rënëse të ujit nga niveli 65 metra mbi det në nivelin 42 metra mbi det ndërsa në shpalljen e koncesionit, kuota maksimale e shfrytëzimit raportohet të jetë 70 metra mbi nivelin e detit. Projekti fillestar i HEC Poçem parashikonte fuqi të instaluar prej 50 MW dhe prodhim vjetor prej 200 milionë kWh.
Nëse projekti i ri do të ruajë të njëjtat parametra, ky hidrocentral do të realizojë një prodhim të barabartë me rreth 4 për qind të prodhimit mesatar vjetor të Shqipërisë prej 4.5 miliardë kWh.
Kaskada e Vjosës sipas projektit të hartuar në kohën e komunizmit, lejon ndërtimin e nëntë hidrocentraleve nga kufiri 350 metra mbi nivelin e detit ku Vjosa hyn në territorin e Shqipërisë deri në kuotën 9 metra mbi det pranë Selenicës në rajonin e Vlorës.
Shqetësime mjedisore
Ndërsa Vjosa është lumi i fundit i madh i pashfrytëzuar për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe ka potencial për të prodhuar rreth 2 miliardë kWh energji elektrike, e barazvlefshme me 44 për qind të prodhimit aktual, gjatë viteve të fundit janë ngritur shqetësime serioze për pasojat mjedisore që mund të ketë ndërtimi i këtyre hidrocentraleve. [Fotogaleri, Rafting]
Një organizatë mjedisore ndërkombëtare e njohur si River Watch ka bërë thirrje që Shqipëria të anulojë planet për ndërtim hidrocentralesh dhe të shpallë Vjosën park kombëtar të mbrojtur duke shfrytëzuar lumin për ekoturizëm.
Një grup aktivistësh mjedisorë shqiptarë prej kohësh kanë organizuar protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kryeministri Edi Rama pati premtuar para banorëve të zonës se do të ndalonte ndërtimin e tyre, por vendimi për dhënien e bonusit të koncesionit erdhi vetëm pak javë pas këtij premtimi./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Statuti i ri i Partisë Socialiste do të rikonfirmojë Edi Ram...
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërr...
Deputetja Mesila Doda është shprehur se një Aleancë e madhe ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokles, Anika Dokle ka dek...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qyte...
Deputeti Eduart Ndocaj ka shprehur revoltimin e tij kundër ...
Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje partisë së drejtuar nga...
Qëkur e kemi parë për herë të parë filmin “Titanic” jemi tri...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot gjatë analizës së...
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe S...
Në një prononcim ekskluziv për citynews në lidhje me debatin...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë është mbledhur ditën e djeshme d...
Avokati i njohur Genc Gjokutaj është gjobitur nga Policia Rr...
Një qytetar është arrestuar nga policia sepse ka tentuar të ...
Kostandini 8-muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë. Ilaçet e ...
Sot, komisioni i shëndetësisë është mbledhur për diskutime m...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar me kryeminis...
Shumë biznese po e paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë, pasi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...