web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ Rama fillon cigaren prej Blushit

2 Shkurt 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama është fotografuar sot duke pirë kafe dhe ajo që është më e cuditshmja duke konsumuar cigare. Pak më parë se të shkrepeshin fotot nga Ora News, deputeti rival Ben Blushi ka shpallur platformën e tij për kryetar.

Kryeministri Rama nuk njihet si duhanxhi. Ai nuk është parë asnjëherë në publik duke konsumuar cigare, por mesa duket deklaratat e Blushit e kanë vënë në siklet kryeministrin.

Kryeministri shoqërohej nga deputetët Pirro Lutaj, Paulin Sterkaj, Arben Çuko,Xhemal Qefalia më vonë iu bashkua edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ata u ulën në një lokal pranë drejtorisë së Policisë pas ceremonisë së prezantimit të kamerave në trupin e policëve.





Lajmet e fundit nga