Kryeredaktorja e Monitor i përgjigjet Erion Braçes
Kryeredaktorja e revistës ekonomike monitor.al, Ornela Liper...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Autoritetin e Mediave Audiovizive, sot kanë rrëzuar licensimin e Tv Kombëtare për transmetimet digitale. Pavarësisht se 4 anëtarë kanë votuar pro miratimit të licensave, vota kundër e 2 perfaqësuesve të Partisë Demokratike, ka bërë të mundur rrëzimin e tyre, pasi licensimi kërkon një shumicë të cilesuar prej 5 votash.
Sipas njoftimit zyrtar, anëtarët e AMA ?s , Sami Nezaj dhe Suela Musta kanë votuar kundër aplikimeve me argumentin se ka kaluar afati ligjor për dhënien e këtyre licensave. Por nga ana tjetër burimet brenda këtij autoriteti bëjnë të ditur se vendimi ka qenë politik dhe s?ka lidhje me afatet ligjore. Kjo sepse në mbledhjen e javës së kaluar kur filloi shqyrtimi, asnjëri nga këta anëtarë nuk ka ngritur pretendimin e afatit, por kanë kërkuar të shohin më në detaje dokumentet e dosjeve. Nga ana tjetër, shtyrja e afatit të dhënies së këtyre licensave ka ardhur si rezultat i rrëzimit nga gjykata të procedures së nisur që në vitin 2013. Nisja e procedurës së re, ka sjellë dhe vonesën në miratimin e këtyre licensave, por vendimi i gjykates është shkak që duhet pranuar për shtyrjen në kohë të këtij afati.
Nuk kuptohet qartë arsyeja që i ka shtyrë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të bllokojnë procesin e digitalizimit të medias RadioTelevizive në Shqipëri, në një kohë që zevendes kryetari Sami Nezaj ka qenë dhe kryetar i Komisionit që ka nisur këtë proces. Nezaj ka firmosur procesverbalin në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen me short të rrjeteve dhe frekuencave digitale me datë 23 maj 2015, për televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe për 3 kompanitë me pervojë në transmetimet digitale Digitalb, Supersport dhe Tring.
5 licensat kombëtare digitale në bazë të ligjit, me procedurën e beauty contest u takojnë televizioneve kombëtare dhe atyre operatorëve privatë me përvojë në transmetimet digitale. Në këtë procedurë, për 5 rrjetet private digitale, u ftuan në procedurë e licensimit 5 operatorët që përmbushin kërkesat e ligjit, ndërkohë që më pas kompania Tring dhe ajo Supersport janë tërhequr nga gara.
Në mbledhjen e sotme pritej licensimi i transmetimeve digitale për Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe për kompaninë më të madhe në këto transmetime Digitalb. Vota kundër e përfaqësuesve të Partisë Demokratike ka bërë që këto subjekte, më të mëdhatë në tregun e transmetimeve televizive në Shqipëri, ta humbin këtë licensë që ia jep në mënyrë të qartë dhe taksative ligji.
Televizioni Klan, i cili është i licensuar si Tv Kombëtar prej 16 vitesh, të cilit në bazë të ligjit i hiqet licensa analoge dhe i zëvendësohet me atë digitale, shpreh habi dhe keqardhje për këtë vendim të këtyre anëtarëve. Dhënia e licensave digitale nuk është ndonjë privilegj për ne, por është një detyrim ligjor për të fikur transmetimet analoge në bazë të marrëveshjeve të shtetit shqiptar me Bashkimin Europian. Zëvendësimi i të gjithë transmetuesave analoge me transmetuesa digitale në të gjithë malet e Shqipërisë nuk është një privilegj apo favor për Televizionin Klan, por është një kosto rreth 10 milion euro që duhet të investojmë për të njëjtin territor që sot ne e mbulojmë. Gjithë investimet e bëra për transmetuesit analogë që kemi të instaluar ende nëpër male, do të shkojnë dëm, dhe shteti nuk merr përsipër asnjë kompesim edhe pse është shteti që po na detyron të ndërrojmë teknologjinë. Por ne e kemi marrë përsipër këtë kosto me dëshirën për të ofruar cilësi transmetimi më të mire për shikuesit tanë.
Edhe pse ligji na detyron, edhe pse ligji na e jep të drejtën e marrjes së kësaj license si Tv Kombetar i licensuar, edhe pse do të na duhet me shpenzimet tona të ndryshojmë gjithë teknologjinë dhe investimin aktual, anëtarët e Partise Demokratike në këtë autoritet nuk na e dhane padrejtësisht sot këtë të drejtë.
Megjithatë, pas këtij vendimi të turpshëm, Tv Klan i siguron të gjithë shikuesit që sot na ndjekin në transmetimet tona digitale në High Definition, se nuk do ti ndërpresim këto transmetime, por të drejtën tonë ligjore për të transmetuar në High Defition do ta fitojmë në gjykatë./opinion
Kryeredaktorja e revistës ekonomike monitor.al, Ornela Liper...
Partia Socialiste është përfshirë nga një ngërç i brendshëm,...
Pas hyrjes në fuqi të cmimit të ri të biletës për transport...
Me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ditën e Hënë (dt.01.02.201...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar sot unifor...
Deputeti socialist, Ben Blushi deklaroi sot nga ambientet e ...
Deputeti i Partisë Socialistë, Ben Blushi, tha sot në një de...
Kristo Frashëri u nda nga jeta sot në moshën 96-vjeçare. Ai ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka f...
Piloti italian, Giorgo Roformato është dënuar me 15 vite bur...
Mjekët e Urgjencës së Tiranës i kanë dërguar një peticion Mi...
Zirkon Disha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protes...
Ministri i Drejtësisë ka qenë prezent sot në analizën e Kont...
Dritan Hila ka komentuar sulmet që adresohen ndaj Berishës s...
Me dhjetra qytetarë kanë protestuar sot përpara Bashkisë së ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publike sot raportin e s...
Po rreken këto dite miq e frend-sa të me ngasin për prononci...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, ka shpallur ka...
Nga Erion BraçeGrida, duam lakra!!Po po lakra!!Lakra eshte a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha në një in...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...