Azilkërkuesit/ Hollanda përshpejton riatdhesimin e shqiptarëve
Autoritetet hollandeze njoftuan sot se do të nisin riatdhesi...
Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditë më parë kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që kishte rënë dakord për ligjin me ndermjetësimin e palës amerikane, por tani i bënte thirrje Partisë Socialiste të mos e vononte më miratimin e tij.
?Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë me mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit?, deklaroi Basha pak ditë më parë.
Partia Socialiste, përmes ministrit të linjës reagoi të enjten në Kuvend se ishte për miratimin e këtij ligji: ?Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që është një propozim i kryeministrit dhe i qeverisë, do të shtojë mundësinë tonë për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta. Kjo është ende në koalidimet finale dhe ndjek një proces të tërë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se zgjatja e kohës, që është mëse e arsyeshme për shkak të procesit, do ta dëmtojë produktin?, tha Tahiri.
Por Tahiri nuk iu përgjigj pyetjes së Bashës se çfarë po pengonte qeverinë për miratimin e këtij ligji, për të cilin kishte folur prej vitesh. Pyetjes së Bashës, ama iu përgjigj Berisha po në Kuvend. ?Thotë ?s?ma pranon Ylli Manjani??, tha Berisha.
Ndërkohë, Top Channel pyeti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nëse kishte patur një ndërmjetësim amerikan për një draft konkret, siç thotë Partia Demokratike. Përgjigjia nuk lë shumë shteg për dilema:
?Byroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi janë përparësi të nevojshme. Ne jemi gati ta ndihmojmë Shqipërinë për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, ngritja e të cilës bazohet në modelin e FBI-së amerikane. Byroja do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin dhe të gjitha partitë janë shprehur pro krijimit të saj. Është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprim konkret?, thuhet në deklaratë.
Deklarata e Ambasadës së SHBA e vlerëson krijimin e këtij institucioni si mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit. Ajo që deklarata nuk përmend është në fakt insinuata e Berishës për një përplasje mes PS dhe LSI për këtë çështje. Të enjten Spartak Braho i LSI tha për Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo për ndryshim kushtetues, por me një ligj të thjeshtë.
?BKH nuk ka nevojë për ndryshimet kushtetuese. Mund të bëhet një ligj i posaçëm, mbi të cilin ajo duhet të funksionojë, si strukturë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme?, tha Braho.
Burime konfidenciale i thanë Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sërish me një emër: Adriatik Llallën dhe rolin e prokurorit të përgjithshëm. Ky i fundit në një prononcim nga Kroacia pak ditë më parë dukshëm ishte afër pozicionit të Brahos.
?Në Shqipëri mjafton që Prokuroria për Krime të Rënda t?i atashohet një forcë policore ashtu siç ajo publikisht mund të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do të jetë i prekshëm?, tha Lalla.
Tashmë, presioni është mbi qeverinë dhe maxhorancën e majtë. Së pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenë i pari që e ka propozuar këtë. Më pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i të cilit mesa duket përbën pengesën e fundit në miratimin e këtij institucioni të ri ligjzbatues në luftën kundër korrupsionit./ TCH
Autoritetet hollandeze njoftuan sot se do të nisin riatdhesi...
ResPublica: Z. Demi, keni dy ditë që PD-ja dhe ish-kryeminis...
“BKH dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevo...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se shefi i qeverisë, E...
Anastas Angjeli është një nga deputetët i cili ka patur në p...
Serenata korçare ka qenë e pranishme në televizionin grek mb...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka akorduar fondi...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim ish-shefin ...
Arrestimi i agjentit të SHISH, Florian Bushi, i cili punonte...
Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin italian, ku mësoh...
Drejtoria e Tatimeve Tiranë ka vendosur 43 gjoba dhe 90 konf...
Vangjel Dule iu është përgjigjur akuzave të Koço Kokëdhimës....
Kanti argumentoi:“Ne e dimë që ne jemi të lirë, sepse ne kem...
Paradat luftarake, manovrat dhe sulmet janë ato çka ata pëlq...
Zv/kryeminsitri i vendit, Niko Peleshi, ka thënë se nuk do t...
Policia e Shtetit ka arritur të ndalojë një nga vrasësit e s...
Nga Elton QynoNjë hetim i nisur prej vitit 2014 për ish-kry...
Elvi FundoDeputeti socialist Ben Blushi, dje në mbrëmje në e...
Policia ka arrestuar një person në kërkim për veprën penale ...
Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, prej disa kohësh ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...