Tentoi të përdhunonte plakën/ Arrestohet 58-vjeçari
Policia ka arrestuar një person në kërkim për veprën penale ...
Elvi Fundo
Deputeti socialist Ben Blushi, dje në mbrëmje në emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla në ?Top Channel?, shpalli kandidaturën e tij në garë për kreun e PS-së.
Blushi njihet si një ?rebel? dhe kritik ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ku jo pa peshë është edhe një nga njerëzit e futur në karrierën politike nga vetë Ben Blushi, ai është Niko Peleshi, zv/kryeministri i qeverisë ?Rama?. Peleshi është personi që karrierën e tij politike e ka nisur me mbështetjen dhe suportin e vazhdueshëm të rivalit të Edi Ramës, Ben Blushit.
Niko Peleshi është emëruar Prefekt i Korçës, i propozuar nga Ben Blushi në vitin 2004. Zv/kryeministri aktual, me mbështetjen e rivalit të Ramës, atëhere mik i ngushtë i tij, për pak muaj mori drejtimin e Partisë Socialiste në Korçë, e cila iu dorëzua nga Ben Blushi dhe klani i tij i cili e kontrollonte prej disa kohësh. Në krye të PS-së ai qëndroi për disa vite derisa zgjodhi vetë pasardhësin e tij.
Ben Blushi ka qenë fillimisht prefekt dhe më pas deputet i Korçës, nga viti 2001 deri në vitin 2013. Mbështetja dhe suporti politik i Niko Peleshit. Ky i fundit në vitin 2007 u kandidua nga Blushi, pas marrëveshjes së bërë kohë më parë, si kryebashkiak i mundshëm i Korçës. Detyrë të cilën e mbajti deri në shtator të vitit 2013 kur dha dorëheqjen për t?iu bashkuar qeverisë ?Rama?.
Në garën e 2007 dhe 2011, Ben Blushi ka qenë drejtues i fushatës elektorale të Niko Peleshit, truri i dhe aksioni, jo vetëm politik në strukturat e PS, por edhe në terren. Mbështetja e ?rebelit? socialist ndaj Peleshit nuk është ndalur asnjë cast që nga dita kur Blushi vendosi që ta reformonte PS-në e Korçës duke futur një grup të rinjsh, të cilët sot janë në poste kyçe dhe drejtojnë jo vetëm PS-në lokale dhe qytetin e Korçës, por mbajnë edhe poste të rëndësishme në qeveri. Ajo që duhet theksuar është fakti se edhe vetë Niko Peleshi, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ? 2009 ka qenë një nga njerëzit më të fortë dhe më aktiv në krah të Ben Blushit. Në Korçë drejtonin dy emra, PS-në dhe bashkinë, Ben Blushi dhe Niko Peleshi. Një dyshe, e cila i dha fitore të vazhdueshme të majtës në qarkun e Korçës.
Blushi largohet nga Korça në vitin 2013 për të shkuar në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë në shtator të vitit 2013, Niko Peleshi bëhet zv/kryeministër dhe kishte mësuar të ecte vetë, i mësuar nga Beni që tani është kandidat për kreun e PS-së si rival i Edi Ramës.
Ben Blushi ka kundërshtar në garë Edi Ramën, që dje e ka pasur mik, por përplasjet e tyre të filluara muaj e muaj më parë, duket se nuk janë thjeshtë një zënkë e momentit, por janë të forta dhe parimore, sa sot mbështetësi kryesor dje i Ramës për kreun e PS-së është rivali më fortë i tij.
?Ironia e fatit? na tregon se ?nxënësi? i Ben Blushit, aktualisht zv/kryeministër Niko Peleshi, është numri dy i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, krahu i tij i djathtë, një nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, që menaxhon dhe drejton një pjesë të madhe të qeverisjes së vendit. Janë dhjetra mbledhje qeverie të drejtuara nga Niko Peleshi. Vendime me vulën dhe firmën e tij, sot ish-kryebashkiaku i Korçës dhe miku i ngushtë i mbështetur fort në karrierën e tij politike nga Ben Blushi, është krahu i djathtë i Edi Ramës, një nga njerëzit e tij më të besuar.
Edhe Peleshi si të gjithë socialistët e tjerë do të zgjedhë një nga kandidatët. Vota e tij është ajo më e veçanta për tu ditur dhe lexuar, pikërisht sepse karrierën politike e ka si meritë e Blushit.
Ngjitjen e shkallëve dhe shpërblimin ja ka dhënë Edi Rama, jo se vetë nuk ka merita në karrierën e tij politike, por në rastin konkret duhet të zgjedhë midis mirënjohjes ndaj Ben Blushit për hapat politike apo të vlerësojë ofiqin e dhënë nga Rama në 2013.
As Rama, as Blushi nuk do ta besojnë kurrë se për kë do votojë Niko Peleshi, edhe sikur ai ta deklarojë votën. Që ta besojë njëra palë, Niko Peleshi duhet të votojë hapur, vetëm atëherë do të kuptonim se kë vlerësoi politikisht dhe kë jo./citynews
Policia ka arrestuar një person në kërkim për veprën penale ...
Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, prej disa kohësh ...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është një nga personat më...
Ben Blushi, deputeti rebel, ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori ...
Doni reformë drejtësie?Mos bëni llam llam kot.Shihni kontrat...
Kuvendi ka miratuar dje anëtarësinë e komisionit të posacëm ...
Horoskopi ditor për diten e premte – 29. janar 2016Dita e so...
...
Fjala “parfum” buron nga fjala latine për fumum, që do të th...
Në vijim të akuzave ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beq...
Emisioni “Fiks Fare” mbrëmjen e kësaj të enjteje solli rasti...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani i është drejtuar indir...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaron se në emër të fo...
Deputeti socialist Ben Blushi ka konfirmuar kandidimin e tij...
“Shko pra, dhe godit Amalekun, shfarose siç e meriton, mos l...
Per fat te keq me date 1 janar me qelloi te isha ne varrimi...
Beogradi paraqiti një ditë më parë në Komision amendimet e v...
Deputeti Eduart Ndocaj do të kandidojë për kreun e Partisë S...
Sistemi i targave me çip ishte i panjohur në Shqipëri në fil...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...