web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Julian Deda/Nje refren i Krye-qytetit tim

24 Janar 2016, 11:16, Aktualitet CNA

juliPo te ishte Migjeni gjalle dhe ta lexonte kete qe po shkruaj, do me merrte me shkelma, e mbase edhe do me denonconte ne prokurori. E megjithate ai, me kauzen qe mori persiper asokohe (aspak ateiste, per mendimin tim) sot do ishte po aq i madh si shkrimtar, sepse sasia e “materialit” qe ka ne terren eshte fatkeqesisht e njejte, mbase edhe me keq duke patur parasysh ne ç’vit jemi.

Shikoni pak kete foto, kete njeri, kete nenshtetas evropian me banim ne zemer te kontinentit, kete bashkeatdhetarin tone, kete anetar te NATO-s, kete njeri qe mund te levize i lire, pa viza, kete kandidat per anetar te BE, veshtrojeni pak dhe mendoni se si nje njeri qe i ka te gjitha keto, perseri ka shume, po shume ftohte.

Sigurisht nuk je i vetmi plako. Sigurisht nuk je as i pari e as i fundit, por drama jote na shqeteson. Ne njerezve normal na shqeteson, sepse na dhimbsesh dhe jo te gjithe mund te te ndihmojne me ndonje lek te vogel, per kete na vjen keq. Mirepo jane ca te tjere, ca pasanike te krimbur ne para te vjedhura, qe pranija jote i shqeteson, por jo si ne. Ata nuk shqetesohen per ty, por shqetesohen nga ti, sepse nuk te duan neper kembe, i je bere havale. Ti i bezdis ata. Ata te kane rende ty, edhe pse ti rendon legjitimisht ne vendin tend. Atyre nuk i dukesh njeri, por vote.
A ke ftohte o vlla? Sigurisht qe po..!
Ti ke ftohte, por mos u merzit, duro edhe pak sa te vije vera, se pasaniket s’kane ç’i bejne motit. Keshtu na thane edhe kur u permbytem.
Je i semure? E di, por je teper i madh dhe i rende, qe te vije Kryetari te te marre ne krahe e te te çoje ne ambulance, larg qofte te te strehoje diku.
Ke kolle te thate? Po pse nuk shkon vete deri te spitalet? Apo ke frike se nuk te qase njeri. Mbase ke te drejte, atje eshte shkaterruar çdo gje, sepse pasaniku i “shiti” te gjitha. Ne fakt je me paster i ulur ne stol apo i shtrire ne bar aty te Lana, sesa ne krevatin e dhomes se spitalit, te cilit, me urdher te pasanikut, i nderrohen çarçafet vetem dy here ne jave.
Me fal qe po te pyes, me njeh ti mua? Jo? Ne fakt s’ke si te me njohesh, ti s’ke televizor. Po ne teater? Jo? As ne teater? Nuk te ka qelluar ndonjehere te rrish te shkallet e teatrit qofte edhe per te lypur? Jo? Ne fakt mire ben qe nuk shkon atje, rrezikon te te marrin me shkelma. Si pse? Se sherbetori i pasanikeve eshte gjithmone me nerva.
Nejse, gjithsesi mos u merzit evropian. Pasaniket na kane thene se jemi ne rruge te mbare. Pastaj ti shiko anen e mire te jetes tende. A ka ane te mire? Po si nuk paska?!? Ja P.sh.Nuk paguan as uje e as drita. Madje nuk mund te te fusin ne burg per mos pagese energjie, por edhe nuk mund te gezohesh kur te vijne dritat. Ne gezohemi si popull kur na vijne. Nuk do e blesh litrin me te shtrenjte te naftes ne rajon, dhe si rezultat nuk ndjehesh i vjedhur e i tallur deri ne kocke.
Por ajo nga e cila ti ke shpetuar vertete dhe duhet te ndjehesh shume, po jashtezakonish i lumtur, eshte fakti se ti nuk ke mundesi te dalesh jashte shtetit. Sa bukur. Ti nuk del dot dhe si rezultat nuk merzitesh dot. Nuk del dot, e pastaj te vish perseri ketu dhe te dalesh ne rezultatin se ky vend nuk behet me. Sa me shume qe udheton jashte, aq me shume merzitesh, aq me shume kupton se ne jemi ne nje rruge pa krye te ndertimit te ketij vendi.
Prandaj o miku im, mos u deshpero. Ti je njeriu qe nuk merzitesh dot, dhe une te kam zili per kete.
Keshtu pra miku im, une po iki se duhet ta shkruaj kete dialogun tone. Çfare? Po me thua se ti nuk the asnje fjale? Ne fakt e ke gabim. Ti vertete nuk the asnje fjale, por fole me shume se une qe rreshtova nje mije te tilla. Rrofsh per foton plako. Shihemi perseri.





Lajmet e fundit nga