Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Të jetosh vetëm, të shkruash në gazetë, të gjezdisësh nëpër katunde, dhe shtëpinë ta mbash pastër. Pun? që s?bëhet. Duhet pastruse.
Nja dy a tre grave të lagjes që ua qava hallin ngritën supet të habitura sikur nuk u lypa pastruse por atë mes shalëve.
Me të tjera gra, të tjera ngatrresa.
Njëra më tha; Një rrugë e dy punë. Merr një pastruse përdore dhe për nuse.
Tjetra: Një punë e dy rrugë. Merr një nuse përdore dhe për pastruse.
Me dashamirësinë që më karakterizon për fatet historike të popullit tim kisha kujtu se kapitalizmi te ne ka avancuar, por kishte qënë lajthitje.
Secila duke i bërë reklamë kandidates së vet, një tufë grash më lanë pa mënt. Unë u kërkoja pastruse, ato nisnin e flisnin për kunata, mbesa, goca hallash, goca tezesh, kushërira të treta e të katërta, shoqe dhe shoqe të shoqeve, komshie, mikesha komshiesh, dhe gjithfar? lëngjesh e stërlëngjesh që s?kishin lidhje me pastrimin dhe rehatimin. Jo-po ka mbaruar dy të mesme, është nga Dibra, nga Mati, nga Skrapari, ka një baba pensionist ulo që s?e lë të bëjë xhap, nëna qorre, një vëlla shofer, tjetri vëlla i pa punë, dy motra të martuara, njëra burrin kollovar, tjetra burrin në burg, etj. etj.
-Ç?më duhen mua këto, thuaji të vijë të pastrojë t?i jap paret.
E pamundur. S?kishin të ndalur me retorikat promuovuese të kandidateve për pastruse.
Dhash? e mora, u thashë se në kapitalizëm këto që thoni ju janë gjepura, marrëdhëniet e punësimit në kapitalizëm janë të pashpirta, e megjithatë kapitalizmi shpirt ka, por në relacione të tjera, sentimentale për shembull, e jo për fshirje shtëpie, se përndryshe kapitalimi do kishte cofur me kohë si cofi komunizmi etj.
Një ditë më erdhi një katunare. E mirë katunarja, e pastër, e rregullt, ramë dakord për pagesën e pastrimit, u duk se problemi u zgjidh. Kur erdhi të nesërmen sa s?më ra pika. Ishte veshur e krehur si qytetare. Ik i thash mos të shoh me sy.
Hoqa dorë nga kërkimi i pastruses me rekomandim.
J?u futa një gazete njoftimesh.
Dy zonja që ofronin pastrim ishin të zëna me dy budallenj si unë.
E treta tha;
-Nuk kemi pastruse. Por ta gjejmë një pastruse. Për shembull, si të dukem unë, tha duke e ulur zërin si pëshpërimë. Vij ta pastroj shtëpinë të rehatoj dhe ty. Nuk di a më kupton.
-Të kuptoj moj si s?të kuptoj. Thuje troç që qënkeni bordello dhe ti je kurvë. Unë s?kam asnjë problem me kurvat. Përkundrazi vdes për ?to. Por në këtë rast s?ta kam ngenë.
Hoqa dorë edhe nga gazetat, zonjat, bordellot, kurvat.
J?u drejtova një komshieje kuzhiniere në një vend ku ha tav dheje.
U zhyt në mëndime tavdhexhesha.
-Ta kam gjet, tha.
Pas nja dy ditësh erdhi me një zonjë rreth të pesdhjetave. Veç kur ja nisi zonja; jam serioze, kam përvojë, punoj në disa vende, di të pastroj plasma, kam fëmijë të rritur të martuar, vetëm një çupë më ka mbetur, por edhe asaj ja kemi gjetur burrin, kam ndërtuar shtëpi, kam mbjellë rrushlën, zjejmë raki etj. etj.
E vuri re bezdinë time, u turbullua pak, dhe tha diçka që me sa duket e kishte ruajtur për në fund,
-Kam qënë Shefe Plani, tha krejt e zbehtë në fytyrë duke pritur efeket shkatërruese të bombës që sapo hodhi.
Më erdhi t?i ulurij; o idiote, nuk më duhet shefe plani, më duhet shefe pastrimi. Megjithatë shtrëngova dhëmbët, bëra si bëra heshta. Ramë dakord për pazarin. Pastrim dhe gatim sa rroga mujore e një polici. I dhashë çelësin, u ndamë me premtimin se do vinte të nesërmen në orën 9 paradite, do punonte deri në orën 1 dhe do bënte hatanë.
Nuk erdhi në 9. Nuk erdhi as në 10. Erdhi në 11. Tha se nuk mund të mbaronte në 1 por në 2. Epo mirë, i thashë, ti e di, dhe ika, e lashë të punonte. Erdha në 2. Tha se kishte pastruar vetëm një dhomë. Se i ishte dashur të dilte të blinte disa lëngje pastruese. Më erdhi t?ja fusja thonjtë në fyt që e humbi kohën për lëngje që do t?i duheshin nesër e pasnesër. Iku me ngut duke më thënë se do vinte të nesërmen për ta mbaruar të tërë shtëpinë. Mbeta i shushatur nga gjithato llafe, hile, manovra, vonesa. Por nuk u epa. Jetë është kjo, do ketë pasur ndonjë hall sot, të shohim nesër si do vejë.
I hodha një sy dhomës ta shihja çfarë kishte bërë. Poshtë tavolinave dhe nën krevat s?e kishte kishte futur fare fshesën.
U tërbova.
Nuk më zuri gjumi tërë natën.
Të nesërmen e prita në oborr.
-O mashtruese, i thashë, o hileqare, o llapaqene, na kto pare dhe hiqmu sysh.
Nuk i lëvizi qerpiku.
-Mir? o mir?, tha, vetëm mos bërtit.
Dhe iku.
Tek ikte me ngut, nga mënyra si i hidhte hapat, kuptova se po shkonte për të mashtruar një tjetër si unë.
Provova disa herë ta pastroja vetë shtëpinë. E pamundur.
Një herë ftova të ma pastronte shtëpinë një adhuruese të shkrimeve të mia që jeton jashtë Shqipërisë. Shtëpia u pastrua për mrekulli. Por 400 Euro vajtje-ardhje për një pastrim dhe një natë qef nuk është zgjidhje. Ende pa pastruese jam./ KJ
Unioni i Shqiptar i Arkitektëve i është drejtuar kryebashkia...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është filmuar duke ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 2 – is...
Deputetet demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për ...
Bashkëshortja e Kryebashkiaut Erion Veliaj, Ajola Xoxe nuk k...
Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë V...
Një pyetje që ka qarkulluar shumë orët e fundit nëpër rrjete...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar se do ta ...
Tre shqiptarë janë duke terrorizuar Italinë prej një jave. S...
Ish-Kryetarja e Autoritetit të Mediave Autobizive, Endira Bu...
Gazetari Muhamed Veliu, tregon në çdo dalje të tij pasionin ...
Në 29 Tetor të vitit të kaluar, Kryetari i Partisë Demokrati...
Si kostot e skanimit, rilicencimit, faturimi i energjisë biz...
Gazetari Basir Collaku, ka publikuar nje dokument per te cil...
Eksperti Elmaz Shaqiri në procesin gjyqësor që është duke u ...
“Reforma në drejtësi është hapi i detyruar për Shqipërinë pë...
Vlonjati që gjendet në atë pozicion prej më shumë se 7 vites...
21 janar 2016. Sallon qeverie. Rama në podjum. Poshtë kryemi...
Sa kohe ishte ne opozite Partia Socialiste deklaronte se do ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...