Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Përfundon misioni i Komisionit të Venecias në Tiranë. Konkluzionet: Reforma në Drejtësi në Shqipëri urgjente, së shpejti ajo do të kalojë në Parlament për miratim. Gjykatës e prokurorë të korruptuar dalin nga sistemi.
Komision i Venecias, strukturë e Këshillit të Europës, vlerëson se Reforma në Drejtësi ka mbërritur në një fazë të avancuar, është në rrugën e duhur dhe po kryhet në përputhje me standartet e BE. Në një konferencë shtypi që ky komision dha në Tiranë mbrëmë (22.01.2016) në përfundim të misionit të tij disaditor, sekretari i përgjithshëm i Komisionit, juristi i mirënjohur gjerman, Thomas Markert, tha se kjo reformë duhet të përfundoje sa më parë. ?Reforma në Drejtësi është urgjente dhe e domosdoshme. Qytetarët e Shqipërisë kanë humbur besimin tek gjyqësori për shkak të korrupsionit të tij. Drejtësia duhet të luftojë korrupsionin dhe të bëjë të mundur që të rritet dhënia e llogarisë? theksoi ai.
Rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve
Prej më shumë se dy dekadash, në vëzhgimet vendase dhe ndërkombëtare sistemi gjyqësor rezulton me nivelin më të lartë të korrupsionit. Politikat anti- korrupsion rezultojnë pothuaj të dështuara pasi legjislacion i standarteve europiane që Shqipëria ose nuk zbatohet ose zbatohet i cunguar pikërisht si për shkak të korrupsionit në gjykata dhe pandëshkueshmërisë. Nismat politike nuk kanë çuar deri më sot në spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që synon Reforma në Drejtësi.
Mekanizmi është rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. ?Komisioni i Venecias mbështet procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe pse ky proces nuk është normal apo i zakontë në disa vende evropiane. Kjo nuk është e thjeshtë, por kryesorja është të sigurohet pavarësia e gjyqësorit, të rritet llogaridhënia dhe efikasiteti i luftës kundër korrupsionit? tha Thomas Markert.
Ende nuk janë përcaktuar procedurat ligjore sesi do të realizohet rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ajo që Komision i Venecias rekomandon është që ky proces të garantojë një gjykim të drejtë dhe të ketë hapësirat e duhura për ankesat e gjykatësve dhe prokurorëve që do të rivlerësohen.
Zgjedhjet u përkasin ekspertëve vendas, Komisioni i Venecias vetëm rekomandon
Drafti i përgatitur nga ekspertët vendas dhe palët – maxhoranca dhe opozita- është përpiluar në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Por në proces duket se peshën më të madhe po e marrin ekspertët vendas. Pyetjes së DW për qëndrimin e Komisionit të Venecias ndaj mosmarrjes parasysh nga ekspertët vendas të rekomandimit të tij për reduktimin e numrit të madh të institucioneve të reja që parashikon reforma në drejtësi, Prof. Sergo Bartole, anëtar i Komisionit të Venecias, iu përgjigj:
?Sistemi i Drejtësisë është kompleks. Është e rëndësishme që gjyqësori të jetë i pavarur dhe efikas. Nëse ka pak institucine ka rrezik të ketë korrupsion. Prandaj më shumë se rekomandimet tona janë ekspertët vendas që thonë fjalën e tyre. Synimi i reformës përligj kompleksitetin e institucioneve të reja. Është një mënyrë legjitime dhe objektive,? tha Prof. Bartole.
Konstitucionalistja Aurela Anastasi,. anëtare e grupit të ekspertëve vendas që po punojnë për draftin e reformës në drejtësi tha për DW se kjo përqasje është e drejtë. ?Sa më pak institucione të ketë sistemi i drejtësisë, aq më shumë pushtet marrin këto institucione, aq më të mëdha mundësitë për korrupsion. Sa më shumë, aq më i madh efikasiteti dhe kompetencat. Pastaj është shteti ai që vlerëson koston e një numri më të madh institucionesh të reja në sistemin e reformuar të Drejtësisë.? thekson Aurela Anastasi.
Miratimi në Parlament, me 2/3 apo 3/5 e votave? Legjitime një shumice përtej 3/5
Procesi është drejt përfundimit. Drafti ka marrë vlerësimet e Komisionit të Venecias. Përfaqësuesit e tij thanë mbrëmë në Tiranë se reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur. ?Reforma në drejtësi do të jetë gati së shpejti t’i paraqitet Parlamentit për miratim. Kjo reformë eshtë ne interes të qytetarëve të Shqipërisë dhe nuk duhet parë si një detyrim ndaj BE në procesin e integrimit eropian të vendit? theksoi Sekretari i Përgjithshëm, Thomas Markert.
Kultura e pandëshkueshmërisë për politikanë dhe zyrytarë të lartë që përfliten për korrupsion dhe hendeku që sa shkon dhe thellohet mes nivelit të jetesës së zyrtarëve të lartë me qytetarët e thjeshtë po rrit nga dita në ditë intolerancën qytetare ndaj korrupsionit në drejtësi. Në këtë kontekst kryerja e saj dhe miratimi marrin prioritet emergjent.
Çështja e mënyrës së miratimit të reformës në Parlament, përzgjedhja dhe miratimi i drejtuesve të organeve të drejtësisë me 2/3 e votave apo me 3/5 e tyre të 140 deputetëve të Parlamentit mbetet mollë sherri mes palëve. Maxhoranca është për 3/5 pra për 84 vota, të cilat ajo i ka . Kurse opozita është për 93 vota ose 2/3 e numrit të përgjithshëm. Komisioni i Venecias nuk ndërhyn por e konsideron legjitime një shumicë përtej 3/5. ?Të dyja opcionet janë sipas standarteve ndërkombëtare prandaj Komisioni i Venecias nuk ndërhyn. Legjitime është një shumicë votave përtej 3/5. Por ka çështje më të rëndësishme se kjo: psh është procedura e emërimit të kandidatëve për drejtues të organeve të drejtësise dhe sesi ata do të përzgjidhen. Duhet të përmbushin kriteret. Për miratimin e reformës në Parlament forcat politike duhet të gjejnë zgjidhje, duhet të bëjnë kompromis politik? tha Markert.
Më 12 Mars Komisioni i Venecias do të paraqesë raportin përfundimtar lidhur me ecurinë e procesit të reformës në drejtësi. Në këtë raport ky komision do të shprehë opinionin e vet edhe për ndërprerjen ose jo të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Adriatik Llalla. Drafti i deritanishëm parashikon një strukturë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm për hetimin e veprës penale të korrupsionit suke ndjekur modelin e Rumanisë, Antimafias në Itali, Kroacisë dhe Malit të Zi. Sipas Komisionit të Venecias ?struktura të tilla të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm janë të lejuara dhe në përputhje me standartet e BE.?
Policia e Tiranes ka sekuestruar armen e zjarrit Kallashniko...
Krisma armësh janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombi...
Pas 19 vjetësh shumë janë rikthyer në qarkullim fotot e Edi ...
Makina e drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, u përfshi nga flak...
Policia e Beratit ka arrestuar sot shtetasin Thimio Çobo, 52...
Policia e Korçës ka arrestuar e përgjegjësin të sektorit të...
Të jetosh vetëm, të shkruash në gazetë, të gjezdisësh nëpër ...
Unioni i Shqiptar i Arkitektëve i është drejtuar kryebashkia...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është filmuar duke ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 2 – is...
Deputetet demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për ...
Bashkëshortja e Kryebashkiaut Erion Veliaj, Ajola Xoxe nuk k...
Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë V...
Një pyetje që ka qarkulluar shumë orët e fundit nëpër rrjete...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar se do ta ...
Tre shqiptarë janë duke terrorizuar Italinë prej një jave. S...
Ish-Kryetarja e Autoritetit të Mediave Autobizive, Endira Bu...
Gazetari Muhamed Veliu, tregon në çdo dalje të tij pasionin ...
Në 29 Tetor të vitit të kaluar, Kryetari i Partisë Demokrati...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...