Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Policia e Korçës ka arrestuar e përgjegjësin të sektorit të Strehimit të bashkinë , Vasillaq Thimio, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv…”. Pas hetimeve paraprake të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila është zbatuar pasditen e së Shtunës (dt. 23.01.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Arretsimi i tij u krye pasi sipas prokurorisë Thimio i ka marrë një shtetaseje një shumë prej 900 euro dhe 40 mijë lekësh për ti garantuar asaj një apartament. Por edhe pse i kishte marrë paratë, Thimio nuk ia kishte siguruar apartamentin. Më pas, shtetësja i ka kërkuar atij shumën që i kishte dhënë, por Thimio i ka kthyer vetëm 60 mijë lekë. Madje, Thimio ka shkuar edhe më tej, duke kallëzuar në prokurori këtë rast, në të cilin ai do të deklaronte se tre persona kanë tentuar ta merrnin peng pasi i kërkonin atij para me patëdrejtë.
Ngjarja
Nga hetimi i prokurorisë rezulton se fillimisht shtetasi Vasillaq Thimo ka bërë një kallëzim, sipas të cilit është kërcënuar nga tre persona. Sipas kallëzimit, ai shprehet se këta tre persona tentojnë t’i marrin me pa të drejtë para, duke sajuar një histori, sipas të cilës ai u kishte marrë vite më parë një shumë të hollash një gruaje, në këmbim të klasifikimit si e pastrehë. Po sipas kallëzuesit, shtetasja D.K. e shoqëruar nga dy miq të saj, i ka kërkuar atij shumën prej 900 eurosh dhe 40 mijë lekë, për të cilat ata pretendonin se ia kishin dhënë Vasillaqit dhe ky i fundit nuk i kishte mbaruar punë shtetases D.K.
Sipas versionit të tij, Vasillaq Thimio pretendoi se tre personat kishin tentuar ta merrnin edhe me forcë dhe ta hipnin në makinën e tyre. Pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria e Korçës pyeti tre personat, të cilëve u referohej kallëzuesi Vasillaq. Shtetasja D.K. deklaroi se, në vitin 2008, kishte aplikuar në Bashkinë Korçë për të përfituar një apartament si e pastrehë. Nga njohjet e saj, kishte mësuar se, për t?iu marrë parasysh aplikimi i saj, duhet të paguante një shumë parash tek Përgjegjësi i Zyrës së Stehimit, Vasillaq Thimio. Në atë kohë, shtetasja D.K., në shoqërinë e një personi tjetër, i kanë shkuar në zyrë Thimios dhe i kanë dhënë 900 euro dhe 40 mijë lekë të reja, me garancinë se do të përzgjidhej aplikimi i saj si e pastrehë. Pasi muajt kalonin, shtetasja D.K. i kërkonte Vasillaqit që të mbante premtimin, për të cilin edhe kishte marrë shumën e parave. I dyshuari e ka përcjellë shpesh me garancinë se aplikimi i saj do të merrej parasysh shumë shpejt. Në vitin 2015, pas këmbënguljes së shtetases D.K., Vasillaq Thimio e kishte garantuar se do të merrte apartamentin.
Por, në rrugë të tjera, shtetasja D.K. ka mësuar se shtëpitë për të pastrehët ishin ndarë dhe ajo nuk ishte ndër aplikimet fituese. Në këto kushte, ajo, së bashku me dy shtetas të tjerë, i kanë shkuar fillimisht në afërsi të banesës dhe më tej në zyrë, ku i kërkonin shumën që D.K. i kishte dhënë Thimios në vitin 2008. Gjatë këtyre bisedave, ky i fundit nuk ka pranuar në asnjë moment se i ka marrë paratë. Por, duke qenë në dijeni se tashmë prokuroria po kryente hetime, në dt. 19.01.2016, ka shkuar, së bashku me një person tjetër, në banesën ku jetonte D.K. Shoqëruesi i Vasillaqit i ka dhënë D.K. diçka të mbështjellë me fletë gazete.
Shtetasja D.K., e frikësuar se çfarë mund të kishte në atë letër të mbështjellë, i ka kërkuar personit që shoqëronte Vasillaqin, të hapte pakon. Brenda pakos gjendej shuma 60.000 lekë, e cila, sipas Vasillaqit, ishte shuma që i kishte dhënë. Pasi i kanë dhënë pakon, janë larguar. Më pas, shtetasja D.K. dhe Vasillaqi kanë komunikuar në telefon, ku D.K. pretendon se shuma që i është dhënë Vasillaqit në vitin 2008 nuk është 60 mijë lekë, por më shumë. Nga këto biseda, krijohet dyshimi i arsyeshëm se Vasillaqi pranon që ka pasur shkëmbim parash, por nuk pranon që shuma është më e lartë se 60 mijë lekë. Në këto kushte, Prokuroria e Korçës krijoi dyshime të arsyeshme se shtetasi Vasillaq Thimio ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv…”.
Të jetosh vetëm, të shkruash në gazetë, të gjezdisësh nëpër ...
Unioni i Shqiptar i Arkitektëve i është drejtuar kryebashkia...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është filmuar duke ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 2 – is...
Deputetet demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për ...
Bashkëshortja e Kryebashkiaut Erion Veliaj, Ajola Xoxe nuk k...
Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë V...
Një pyetje që ka qarkulluar shumë orët e fundit nëpër rrjete...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar se do ta ...
Tre shqiptarë janë duke terrorizuar Italinë prej një jave. S...
Ish-Kryetarja e Autoritetit të Mediave Autobizive, Endira Bu...
Gazetari Muhamed Veliu, tregon në çdo dalje të tij pasionin ...
Në 29 Tetor të vitit të kaluar, Kryetari i Partisë Demokrati...
Si kostot e skanimit, rilicencimit, faturimi i energjisë biz...
Gazetari Basir Collaku, ka publikuar nje dokument per te cil...
Eksperti Elmaz Shaqiri në procesin gjyqësor që është duke u ...
“Reforma në drejtësi është hapi i detyruar për Shqipërinë pë...
Vlonjati që gjendet në atë pozicion prej më shumë se 7 vites...
21 janar 2016. Sallon qeverie. Rama në podjum. Poshtë kryemi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...