web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fahri Balliu kalon me LSI-në/ Ja postet në qeveri

24 Janar 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, tashmë konfirmohet si një aleat i kryeministrit Edi Rama nëpërmjet sqetullës të ngrohtë të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Pak kohë më parë citynews njoftoi se Fahri Balliu kishte kaluar tek partia e Ilir Metës, të cilin e ka edhe mik të ngushtë. Por miqësia së fundi është kthyer në marrëveshje politike midis tij dhe kreut të LSI-së. Fahri Balliu, për këtë lëvizje të tij, nga PD tek LSI ka marrë edhe shpërblimet përkatëse, të cilat lidhen ilir meta fahri balliume disa poste kyçe në institucione.

Të gjitha këto i janë dhënë ish gazetarit të ZP, që nuk u pranua në Partinë e Punës pasi nuk mori dot konfirmim nga ish sigurimi i shtetit, vetëm për të kaluar si një armë kundër Ramës, por pro Ilir Metës. Kreu i Kuvendit ka kaluar nën komandën e tij shumë prej të përditshmeve shqiptare, përfshi këtu edhe gazetën 55. Në ditëlindjen e Fahriut, kreu i LSI-së Meta ishte i ftuari special dhe qendra e festës, ndërkohë që Basha dhe Berisha nuk kanë qenë të pranishëm dhe e kanë bojkotuar për shkak  të pazareve dhe kalimit të Fahriut me LSI-në. Demokratët dergjen të papunë rrugëve ndërsa Fahriu ndan ?tortën? me Ilir Metën. Mjafton ta lexosh dhe e kupton se ?55? është zëri i polit të tretë të Ilir Metës, nga gjoja gazetë opozitare duket qartazi pjesë e pazareve me mazhorancën.

Ja postet në qeveri të Fahri Balliut

Irfan Balliu mban postin e përgjegjësit turni në doganën e ?Tre Urave? në Përmet. Në dy vite, doganierët që shiheshin me bindje të djathta janë larguar të gjithë nga detyra, por Irfan Balliu pas marrëveshjes të djalit të xhaxhait të tij, Fariut me LSI-në ai vazhdon punë në një detyrë dhe post që do ta admironte cdo militant socialist apo i LSI. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thanë për cityneës se posti që ka Irfan Balliu i ka takuar LSI-së dhe është pjesë e marrëveshjes politike PS-LSI.

 

blegina agolliBlegina Agolli, kunata e Fahri Balliut, ish drejtuese e gazetës ?55?, është drejtoreshë në një nga ministritë që drejtohet nga LSI, pikërish tek Ministria e Drejtësisë. Blegina ka qenë drejtuese institucionesh edhe gjatë qeverisjes së PD, por edhe kur Ilir Meta ka qenë kryeministër. Poste të cilat kanë qenë shpërblime të Ilir Metës për Fahri Balliun. Thashemthenaja të pandalshme dhe akuza deri të pabesueshme ka pasur për Fahri Balliun në lidhje me emërimet me postet publike që i kishte bërë kunatës së tij.

 

Një emër tjetër që mban një post të rëndësëishëm në administratën publike është vëllai i tij, Rasim Rasim BalliuBalliu, i cili është një nga drejtuesit kryesorë tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria e Tiranës. Balliu çdo ditë, vjen nga Elbasani në Tiranë për të bërë detyrën e shefit të personelit në këtë institucion. A thua mbaruan specialistët në kryeqytet?

Këto janë tre fakte të familjarëve të tij që citynews ka mundur të zbardhë në pak minuta.  Këto emërime janë pjesë e shpërblimit që Fahri Balliu ka marrë duke kaluar me LSI-në. Në fakt, janë pak shumë pak duke njohur kush është Fahri Balliu dhe cilat janë pazaret dhe skandalet e tij që fillojnë jo sot tek Ilir Meta, por që në kohën e diktaturës, kur ai ishte një lehës që kafshonte për bllokun e udhëheqjes./citynews





Lajmet e fundit nga