Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një trup gjykues i kryesuar nga gjykatës të misonit EULEX dënoi politikanin lokal serb të Kosovës Oliver Ivanoviç me nëntë vjet heqje lirie. Ai u gjet fajtor për vrasjen e civilëve në vitin 1999.
Gjykata ndërkaq i shpalli të pafajshëm katër persona të tjerë, që përfshiheshin në aktakuzën kundër politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç. Zoti Ivanoviç, ishte në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore. Këto vepra penale janë kryer në shkurt të vitit 2000 në Veriun e Mitrovicës. Në këtë kohë gjatë trazirave e humbën jetën 10 civilë shqiptarë.
Familjarët e viktimave u shprehen të zhgënjyer me dënimin, siç thanë ?të vogël që iu shqiptua Oliver Ivanoviçit?. Ata thonë se Ivanoviçi ka marrë pjesë në vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Veriu i Kosovës.
Qeveria serbe kritikon vendimin
Autoritetet në Serbi reaguan ashpër ndaj këtij vendimi të cilin e quajtën ?të padrejtë dhe të njëanshëm?. Radio Televizioni i Serbisë citon zëvendëskryeministrin në qeverinë e Serbisë Rasim Ljajiç, i cili thotë se ?vendimi mund të ketë një ndikim në atmosferën e përgjithshme në Kosovë duke shtuar se gjykimi ka të bëjë më shumë me politikë se sa drejtësi?.
?Të akuzosh Oliver Ivanoviçin për këto krime është e pakonceptueshme me atë që ai ka bërë, nga njëra anë në demokratizimin e gjithë shoqërisë, dhe nga ana tjetër që ka punuar për të zgjidhur problemet e Kosovës, dhe se ai kurrë nuk ka qenë në kundërshtim me parimet demokratike të zgjidhjes së çështjes me udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë”, citon RTS, zëvëndëskryeministrin serb Rasim Lajiç.
Edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se ?aktgjykimi kundër Oliver Ivanoviçit nuk ka lidhje as me të drejtën dhe as me drejtësinë?. Sipas tij, Beogradi zyrtar duhet ta rishqyrtojë pjesëmarrjen e vet në bisedime me Prishtinën.
Politikani lokal serb Oliver Ivanoviç u përfshi në politikë menjëherë pas përfundimit të luftës, edhe si pjesë e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës që administroheshin nga UNMIK-u. Ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, që u mbajtën në nëntor të vitit 2013, Oliver Ivanoviç ishte kandidat për postin e kryetarit të Komunës së Veriut të Mitrovicës./DW
Pas Suedisë edhe Austria ka vendosur të kontrollojë kufirin ...
Kolegët e pakënaqur në CDU kanë shkruar një letër ku thonë s...
Parlamenti Evropian sot në seancën plenare miratoi Marrëvesh...
Televizioni rus raporton për përdhunimin me gjasë të një vaj...
Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta...
Nga Jan Techau, “Carnegie Europe”Bashkimi Evropian i së nesë...
Maureen DowdFushatën tjetër elektorale e ka bërë si burrë, k...
Serbia do të zgjedhë një parlament të ri, megjithëse partitë...
Dy automjete, njëra prej tyre me targa shqiptare janë përpla...
Në Kosovë, po vazhdon kriza politike e filluar tash e pesë m...
Mijëra pensionistë grekë kanë mbushur rrugët e Athinës, duke...
Angela Merkel në shënjestër të kritikave në Gjermani! Jo vet...
Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katë...
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të tr...
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kin...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën ...
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...