Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh
Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta...
Televizioni rus raporton për përdhunimin me gjasë të një vajze ruse nga migrantët në Berlin. Por policia berlineze e hedh poshtë këtë njoftim si të pabazë. Historia të kujton propagandën në konfliktin e Ukrainës.
Një histori irrituese ajo që u prezantoi të shtunën në mbrëmje shikuesve të tij televizioni shtetëror rus “Kanali i Parë”. Një vajzë 13 vjeçare me origjinë ruse rrëmbehet nga migrantët në Berlin me një makinë dhe përdhunohet një ditë të tërë. Një grua, “tezja” e vajzës në kamera rrëfen detaje të tmerrshme. As prindërit dhe as vajza nuk paraqiten. Rusët në Berlin janë të zemëruar. “Po qe se është kështu, ne do të përgjigjemi me dhunë”, thotë një rus, ndërsa një “xhaxha” i viktimës thotë se policia mbron autorët.
Policia e Berlinit e ka hedhur poshtë në një prononcim për Deutsche Welle kronikën e televizionit rus. Nuk ka pasur as rrëmbim dhe as përdhunim, thotë një zëdhënëse. Ka pasur një njoftim për një vajzë të humbut javën e kaluar, por që pak më vonë vajza është paraqitur, thuhet në deklaratën e shtypit të policisë berlineze.
Lajme edhe pa hulumtime?
Si burim për raportimin e tij, televizioni rus paraqet një portal interneti “Genosse.su” një faqe që i kushtohet gjermanëve të Rusisë dhe që përfaqëson një shoqatë – “Konventë Ndërkombëtare të gjermanëve të Rusisë”. Kjo shoqatë ka bërë të ditur edhe një protestë të parashikuar për më 23 janar para selisë së kancelares “kundër dhunës”.
Lajme të tilla duket se gjejnë një terren pjellor. Kjo temë po diskutohet gjerësisht në mediat sociale. Prej muajsh mediat ruse raportojnë për krizën e refugjatëve në Gjermani dhe paraqesin një pamje të zymtë apokalitike. Kur u bënë publike ngacmimet seksuale në Köln në Natën e Vitit të Ri, kjo u prezantua si konfirmim i shqetësimeve të shprehura më parë. Shumë ekspertë në Rusi e shohin Gjermaninë dhe Europën para fundosjes.
Edhe rreth 6 milionë rusët që jetojnë në Gjermani shikojnë televizionin rus. Studime mbi qëndrimin e tyre kundrejt refugjatëve nuk ka. Fakt është që shumë rusë pas ngjarjeve në Köln shprehin zemërimin e tyre në mediat sociale. Shkrimtari rus që jeton në Berlin, Vladimir Kaminer nuk beson se rusët janë veçanërisht kritikë ndaj të huajve. “Po, rusët në Gjermani shohin televizionin rus”, thotë ai për Deutsche Welle-n. “Por ata kanë edhe një alternativë tjetër- të dalin në rrugë, të dëgjojnë se çfarë raportojnë mediat gjermane.
Lajmet si filma artistikë
Kronika në televizionin “Kanali i Parë” për përdhunimin me gjasë në Berlin të kujton njoftimet e mediave ruse në konfliktin e Ukrainës, që ose ishin tërësisht të pavërteta ose pjesërisht të tilla. Shembulli më i njohur është historia me “djalin e kryqëzuar”. Në korrik 2014, në një kronikë të po këtij televizioni (Kanali i Parë) thuhet se ushtarët ukrainas në qytetin lindor të Ukrainës, Slovjansk kishin kryqëzuar si Jezu Krishti një djalë trevjeçar në një dërrasë. Më vonë televizioni pranoi se historinë e një “dëshmitareje” nuk e kishte verifikuar.
Publicisti dhe eksperti i medias që jeton në Londër, Peter Pomerantsev beson se “Kanali i Parë” nuk i jep lajmet si në stilin perëndimor. “Nuk besoj se ‘Kanali i Parë’ interesohet për faktet. Ajo që bëjnë rusët i afrohet zhanrit të filmit artistik, një lloj kinemaje”, thotë Pomerantsev për Deutsche Wellen.
Tema kryesore në këtë kinema është ‘fundi i Europës'”. ” Një temë shumë e rëndësishme sepse pushteti i Vladimir Putinit bazohet në idenë e mungesës së alternativës. “Tek ne gjendja është keq, por keq është kudo.” Sipas Pomerantsev njoftime të tilla si ai i vajzës së përdhunuar i drejtohen publikut rus me qëllimin e denigrimit të Europës./DW
Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta...
Nga Jan Techau, “Carnegie Europe”Bashkimi Evropian i së nesë...
Maureen DowdFushatën tjetër elektorale e ka bërë si burrë, k...
Serbia do të zgjedhë një parlament të ri, megjithëse partitë...
Dy automjete, njëra prej tyre me targa shqiptare janë përpla...
Në Kosovë, po vazhdon kriza politike e filluar tash e pesë m...
Mijëra pensionistë grekë kanë mbushur rrugët e Athinës, duke...
Angela Merkel në shënjestër të kritikave në Gjermani! Jo vet...
Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katë...
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të tr...
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kin...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën ...
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, ...
Një burrë ka ndërruar jetë pas një trajtimi me bazë droge, n...
Megjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar, liderët e katër partiv...
Nga Ashoka ModyNga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti prima...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...