Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta bëjë BE të dështojë “si projekt politik”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman thotë se mbyllja e kufijve të Gjermanisë nuk sjell zgjidhje.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i tha të martën Parlamentit Evropian se shtetet anëtare kanë më në dispozicion “jo më shumë se muaj” për të menaxhuar krizën e refugjatëve. Dështimi në këtë menaxhim mund të rezultojë në kolapsin e zonës së udhëtimit pa pasaporta të Shengenit, tha ai. “Ne nuk kemi më tepër se dy muaj t’i vendosim gjërat nën kontroll”, thotë Tusk, duke shtuar se marrëveshja e Shengenit përndryshe do të dështojë.
Tusk, që shërben si kryetar i liderëve evropianë, gjithashtu tërhoqi vëmendjen se BE mund të “dështojë si projekt politik”, nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm.
BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani- të cilët kanë hyrë në kufijtë e BE duke ikur kryesisht nga shtetet e përfshira në luftë në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Afrikë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeieri reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla. “Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë”, tha Steinmeieri.
Steinmeier kërkon rishpërndarjen e refugjatëve
Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve në kuadër të BE, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.
Ai iu referua edhe një pakete ndihme prej 3 miliardë eurosh, që i është premtuar Turqisë, po miratimi i së cilës po zvarritet nga Italia. Të martën (19.01.2016), 44 ligjvënës të partisë së kancelares Angela Merkel, CDU dhe të partisë simotër bavareze CSU- duke përfshirë edhe anëtarin e qeverisë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt – i dërguan një letër Merkelit, në të cilën i bëjnë thirrje asaj që të kthehet në “zbatimin strikt të ligjeve ekzistuese”.
Megjithatë, Steinmeieri – duke iu referuar letrës- tha se masa të tilla nuk mund të merren në konsideratë, përpara se Berlini të mësojë përfundimin e konsultimeve me Austrinë, e cila po zbaton masa për të forcuar kufirin e saj.
Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas ngjarjeve të Vitit të Ri në Këln, të cilat u karakterizuan nga sulme seksuale ndaj femrave, të kryera sipas njoftimeve prej refugjatëve afrikanoveriorë. Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron “Shteti Islamik”./DW
Nga Jan Techau, “Carnegie Europe”Bashkimi Evropian i së nesë...
Maureen DowdFushatën tjetër elektorale e ka bërë si burrë, k...
Serbia do të zgjedhë një parlament të ri, megjithëse partitë...
Dy automjete, njëra prej tyre me targa shqiptare janë përpla...
Në Kosovë, po vazhdon kriza politike e filluar tash e pesë m...
Mijëra pensionistë grekë kanë mbushur rrugët e Athinës, duke...
Angela Merkel në shënjestër të kritikave në Gjermani! Jo vet...
Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katë...
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të tr...
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kin...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën ...
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, ...
Një burrë ka ndërruar jetë pas një trajtimi me bazë droge, n...
Megjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar, liderët e katër partiv...
Nga Ashoka ModyNga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti prima...
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë të paktën 400 civilë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...