Pesë arsyet pse po zbehet ndikimi i Gjermanisë në BE
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën e përditshme në Rusi: papunësia është rritur, po ashtu edhe çmimet, deri në 13%. Një në shtatë rusë jeton nën kufirin e varfërisë.
Një kishë e bardhë dhe e vogël në Moskë që mund të të humbasë kollaj nga sytë, ashtu e fshehur mes fasadave të qelqta dhe godinave shumëkatëshe, pak hapa larg nga rruga e famshme e blerjes Tverskaya. Para portës së kishës presin më shumë 100 vetë për një pjatë gjellë. Shumë janë të pastrehë, të veshur me pallto të zbërdhylta, fytyra të lodhura, disa tërheqin në një karrocë të gjithë pasurinë që kanë. Është ftohtë në Moskë: Termometri shënon minus 15 gradë.
Njëri nga të varfrit që presin e ka emrin Ilja. I veshur me një xhaketë të kuqe, kapuç të zi, aty tek mesi i të 50-ve. “Nuk kam rrugë tjetër, veç të vij këtu. Për fat ka iniciativa të tilla që na japin ushqim”, thotë Ilja. Ilja bën pjesë tek një shtresë e re nevojtarësh, ata që janë goditur nga kriza aktuale ekonomike.
Shtrenjtim i artikujve ushqimorë
Ekonomia ruse është goditur dukshëm nga kriza: Çmimi në rënie i naftës është helm për financat ruse, pasi buxheti i vendit varet dukshëm nga eksportet e lëndëve të para: kështu nafta dhe gazi janë burimet kryesore të të ardhurave për arkat ruse. Sanksionet tregtare të perëndimit dhe kundërpërgjigjja e Moskës me sanksione vetëm se e keqësojnë më tej gjendjen.
Së fundmi ministri rus i Financave, Anton Siluanov bëri të ditur shkurtimet buxhetore në vlerë 10%. Vërtet presidenti Putin ka deklaruar disa herë se kriza ekonomike ka marrë fund, por sipas një sondazhi aktual më shumë se gjysma e rusëve pret keqësimin e gjendjes. Inflacioni është rritur, kursi i këmbimit të dollarit dhe euros i pafavorshëm. Por problem më të madh përbën rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë. Zyra Ruse e Statistikave bën të ditur se ka një rritje prej 13% të çmimeve të artikujve kryesorë krahasuar me fundvitin 2014. Produkte si konservat e peshkut, sallatorë turshi apo majoneza janë shtrenjtar me 30%. Edhe automjetet dhe pushimet jashtë janë bërë më rusët më të shtrenjta.
“Situata e përgjithshme është keqësuar”
Kur kisha e vogël në qendër të Moskës hap dyert, njerëzit shtyjnë njëri-tjetrin për të hyrë, gjithsecili do të jetë i pari. Tavolinat janë shtruar në mënyrë festive. Shumë rusë ndihmojnë vullnetarisht me ushqime ose vijnë të bisedojnë me njerëzit në nevojë. Natalia Markova organizon shpërndarjen e ushqimit për organizatën “Drusja na ulitze” – “Miqtë nga rruga”. Edhe ajo pohon se situata është përkeqësuar. “Këtë vit kemi pasur më shumë njerëz që vijnë se të gjitha vitet e mëparshme. Ka njerëz nga ata që kanë banesë, madje dhe punë, por fitojnë aq pak, saqë ne nuk duhet t’u ofrojmë ushqim.”
Denis, një djalë 20-vjeçar është njëri prej tyre. I riu është ulur në një nga tavolinat për të ngrënë sallatën. Tani ai punon si postier dhe mund të paguajë një dhomë, por jo ushqimin. “Mund të blej diçka, vetëm kur më mbeten para në dorë, nganjëherë ha vetëm dy herë në ditë, shpesherë vetëm një herë”. Pa ndihmën e kësaj organizate do të ishte e vështirë, thotë Denis.
Po t’i pyesësh vizitorët se kush e ka fajin për këtë, merr shumë përgjigje – disa shohin forca të errëta në qeveri, të tjerët kapitalizmin pa shpirt, apo administratën. Por vetëm Putini nuka ka faj. “Ai është një president i mirë”, thotë Karina, një vizitore e mensës së të varëfrve. “Por ai nuk mund t’i bëjë vetëm të gjitha.”DW
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, ...
Një burrë ka ndërruar jetë pas një trajtimi me bazë droge, n...
Megjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar, liderët e katër partiv...
Nga Ashoka ModyNga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti prima...
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë të paktën 400 civilë...
Rikthimi i kontrolleve të qytetarëve të Kosovës, në pikën ku...
Ishte ende dhjetori 2015, kur CDU-ja e miratonte Merkelin me...
Irani dhe Shtetet e Bashkuara secili liruan sot të burgosur ...
Nga Arthur GoldhammerKur një fjalë bëhet sinonim me të Drejt...
Nga çmimi i ulët i naftës do të përfitojnë vendet importuese...
Kancelari austriak, Werner Faymann, ka deklaruar ditën e sot...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka publikuar një vizatim si pë...
Takimi i drejtuesve të katër partive më të mëdha, me ndërmje...
Një burrë është shpfaqur me një armë në dorë para një gazet...
Tsai Ing-wen është zgjedhur presidentja e parë e Tajvanit fe...
Sondazhi i parë i zhvilluar vetëm disa ditë pas zgjedhjes së...
Janë publikuar fituesit e llotarisë së famshme amerikane Pow...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...