Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Kosovë, po vazhdon kriza politike e filluar tash e pesë muaj më parë kur partitë opozitare filluan bllokimin e punës së parlamentit. Partitë opozitare thonë se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i parlamentit derisa qeveria të jap dorëheqje ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Parlamenti i Kosovës tashmë ka përfunduar pushimin e dimëror, dhe pritet që të thërras seancën e parë, në një kohë kur Kosova pritet të përballet edhe me dy sfida të mëdha siç është miratimi i marrëveshjes me qeverinë Holandeze për themelimin e Gjykatës së Posaçme në Hagë dhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës.
Por, kjo e fundit shihet si një përparësi e punës së parlamentit pasi që afatet ligjore nuk japin edhe shumë kohë. Deri më tani për postin e presidentit pritet të jetë kandidat zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi njëherësh kryetari partisë Demokratike të Kosovës. Zoti Thaçi këtë post pritet ta marr pas marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat po bashkë qeverisin për më shumë se një vit.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që mbikëqyr punën e parlamentit thotë se presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet deri më shtatë mars, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.
?Që është e lidhur edhe me fatin e kësaj legjislature, për shkak se kushtetuta parasheh se në rast të dështimit të parlamentit për të zgjedhur presidentin atëherë shpërndahet parlamenti dhe brenda 45 ditëve mbahen zgjedhjet e parakohshme?, tha ai.
Zoti Krasniqi thotë se një sfidë për zgjedhjen e presidentit mbetet edhe kundërshtimi i partive opozitare ndaj kandidaturës së zotit Thaçi.
?Parashihet që situata do të mund të shkoj drejt një përshkallëzimi dhe kundërshtime më të ashpra në parlament prej partive opozitare. Për këto procese që janë të rëndësishme kërkohet që të ketë një konsensus gjithë partiak sepse pesë vite janë goxha të mëdha dhe kërkohet një figurë që do të mund të përfaqësonte unitetin e qytetarëve?, tha zori Krasniqi.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti thotë se problem kryesor në Kosovë është klima politike, lufta e pa kompromis ndërmjet qeverisë e opozitës dhe mungesa e vullnetit politik për të arritur një marrëveshje. Ai thotë se procesi i zgjidhjes së presidentit të vendit nuk do të jetë i lehtë.
?Opozita mendon se përmes pengimit të këtij votimi apo njollosjes së këtij votimi ta dëmtoj dhe rrëzoj qeverinë, dhe në anën tjetër kryeministri si bartës I këtij koalicioni nuk ka bërë mjaftueshëm që të krijojë një situatë të volitshëm për votimin demokratik për president. Situata nuk duket aspak premtuese për votim të lirshëm e demokratik dhe të qetë, për simbolikën demokratike që jep votimi për një president që duhet të ketë dhe mbetet çështje e koalicionit se si do t?ia bëjnë dhe në çfarë forme do të sigurojnë një klimë përshtatshme politike për votim?, tha zoti Rashiti.
Një sfidë e madhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës sipas analistëve mbetet edhe gjykata e Posaçme për krime lufte që do të trajtojë pretendimet e ngritura nga i dërguari i Këshillit të Evropës Dick Marty. Vet kandidati për president zoti Thaçi është përmendur në këtë raport dhe sipas analistëve kjo mbetet shqetësuese.
?Natyrisht se nuk është e mirë që presidenti të arrestohet apo dorëzohet, nuk e besoj që do të ndodhte, por megjithatë do të duhej të jetë vlerësim politik i vet kandidatit për president dhe skenës politike dhe partisë të cilën e udhëheq zoti Thaçi. Natyrisht që gjykata do të prek një numër personalitetesh të Partisë Demokratike, por duket që ata me një pjekuri të lartë e kanë pranuar këtë realitet të ri të dhimbshëm për ta?, tha zoti Rashiti.
?Lidhjet të cilat janë bërë ose pretenduar në të kaluarën se një president nuk do të mund të gjykohej nga gjykata e posaçme nuk qëndrojnë për shkak se imuniteti i presidentit nuk vlen për rastet të cilat janë jashtë fushë veprimtarisë sepse ka vetëm imunitet funksional. Por, natyrisht do të ishte një dëmtim i vetë shtetit të Kosovës nëse presidenti do të gjykohej nga një gjykatë e tillë? tha zoti Krasniqi.
Ditë më parë, qeveria holandeze njoftoi se selia e Gjykatës së Posaçme do të jetë në Hagë. Gjykata do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999 ? 2000 të ngritura ndaj pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vitin e kaluar, qeveria e Holandës dhe e Kosovës ranë dakord që selia e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë të jetë në Holandë. Kjo marrëveshje tash kërkon miratimin nga parlamentet e dyja vendeve.
Autoritetet në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë për të përmbushur të gjitha obligimet që dalin për themelimin e kësaj gjykate./VOA
Mijëra pensionistë grekë kanë mbushur rrugët e Athinës, duke...
Angela Merkel në shënjestër të kritikave në Gjermani! Jo vet...
Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katë...
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të tr...
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kin...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën ...
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, ...
Një burrë ka ndërruar jetë pas një trajtimi me bazë droge, n...
Megjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar, liderët e katër partiv...
Nga Ashoka ModyNga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti prima...
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë të paktën 400 civilë...
Rikthimi i kontrolleve të qytetarëve të Kosovës, në pikën ku...
Ishte ende dhjetori 2015, kur CDU-ja e miratonte Merkelin me...
Irani dhe Shtetet e Bashkuara secili liruan sot të burgosur ...
Nga Arthur GoldhammerKur një fjalë bëhet sinonim me të Drejt...
Nga çmimi i ulët i naftës do të përfitojnë vendet importuese...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...