SHBA, sanksione të reja kundër Iranit
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katërt dje në mbrëmje lidhur me politikat e brendshme amerikane, në një përpjekje për të nxjerrë në pah ndryshimet mes tyre, në prag të votimeve brenda partive.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatori nga Vermonti Bernie Sanders u përballën në një ditë që ishte me rëndësi të madhe për trashëgiminë e politikës së jashtme të Presidentit Barack Obama. Kandidatët shprehën një optimizëm të matur për këmbimin e të burgosurve dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.
?Kjo ishte një ditë e mirë në 36 vjet dhe mendoj se duhet të kemi më shumë ditë të mira para se të lëvizim me shpejtësi drejt normalizimit?, tha zonja Clinton.
?A duhet të përmirësohen marrëdhëniet? Po. A duhet të hapim një ambasadë atje menjëherë? Jo?, tha zoti Sanders.
John Hudak i Institutit Brookings foli me Zërin e Amerikës me Skype, lidhur me ndikimin tek gara presidenciale.
?Mendoj se sa herë që flitet për politikë të jashtme në fushatë, është në favor të Sekretares Clinton. Pa dyshim që ajo ka përvojën më të gjerë për këto çështje dhe duket qartë që ndjehet e lirshme kur flet për këto çështje dhe kompleksitetin e tyre?.
Kandidatët Clinton dhe Sanders kanë mbështetje të ngjashme në shtetet ku mbahen votimet e hershme, por për tema si armëmbajtja, ndryshimet në pikëpamjet mes tyre ishin të qarta.
?Ai ka votuar shpesh në favor të Shoqatës Kombëtare të Armëve?, tha zonja Clinton.
Senatori Sanders reagoi ndaj sulmeve të zonjës Clinton në fushatë, për propozimet e tij për kujdesin shëndetësor.
?Ne nuk do ta përmbysim ligjin për kujdesin shëndetësor. Unë kontribuova për këtë ligj?.
Ai gjithashtu sulmoi lidhjet e fushatës Clinton me industrinë e financave.
?Unë nuk marr para nga bankat. Nuk paguhem për fjalime nga Goldman Sachs?, tha senatori Sanders.
Është një qëndrim që zoti Sanders e ka mbajtur shpesh, duke e paraqitur fushatën e tij si populiste, ndërsa zonja Clinton e ka vënë theksin tek përvoja e saj dhe lidhjet me Presidentin Obama.
?Mendoj se si Komandant i Përgjithshëm, të duhet vazhdimisht të analizosh se çfarë vendimesh të marrësh. Unë e di këtë sepse kam shpenzuar me orë të tëra në Shtëpinë e Bardhë, duke këshilluar Presidentin Obama?.
Ish-Guvernatori i Merilendit, Martin O?Malley, që është i treti me një diferencë të thellë nga kandidatët Clinton dhe Sanders, bëri të gjitha përpjekjet, që të fitonte kohë në skenën e debatit.
?Nuk mund të flasim kundër njëri-tjetrit dhe të deklarojmë njëri-tjetrin si armik?.
Dy momente tërhoqën vëmendje të veçantë. Kur ish-Sekretarja e Shtetit Clinton foli për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin?
?Është interesante?.
Dhe kur Senatori Sanders refuzoi të sulmonte bashkëshortin e zonjës Clinton, ish-Presidentin Bill Clinton për gabimet e tij të dikurshme.
?Unë do të debatoj me sekretaren Clinton dhe guvernatorin O?Malley lidhur me çështjet që shqetësojnë popullin amerikan, jo për sjelljen personale të Bill Clintonin?.
Ky ishte debati i fundit për Partine Demokrate para se të mbahen zgjedhjet brenda partive në Iowa më 1 shkurt.
Ministria e Jashtme iraniane dënoi si të papërligjshme sanks...
Një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të tr...
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kin...
Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën ...
Votuesit braktisin qendrën, aleancat shndërrohen në rajonale...
Disa anëtarë të Komisionit Maqedonas të Zgjedhjeve, DIK, po ...
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të ...
Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, ...
Një burrë ka ndërruar jetë pas një trajtimi me bazë droge, n...
Megjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar, liderët e katër partiv...
Nga Ashoka ModyNga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti prima...
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë të paktën 400 civilë...
Rikthimi i kontrolleve të qytetarëve të Kosovës, në pikën ku...
Ishte ende dhjetori 2015, kur CDU-ja e miratonte Merkelin me...
Irani dhe Shtetet e Bashkuara secili liruan sot të burgosur ...
Nga Arthur GoldhammerKur një fjalë bëhet sinonim me të Drejt...
Nga çmimi i ulët i naftës do të përfitojnë vendet importuese...
Kancelari austriak, Werner Faymann, ka deklaruar ditën e sot...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka publikuar një vizatim si pë...
Takimi i drejtuesve të katër partive më të mëdha, me ndërmje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...