web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaubojsi Ndocaj, së shpejti vizitë të rëndësishme në Texas

16 Janar 2016, 18:14, Aktualitet CNA

Deputeti Eduart Ndocaj do të vizitojë së shpejti Texasin. Ky lajm u bë me dije nga vetë deputeti, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur  se do të vizitojë aktivitet ekonomike të shqiptarëve që jetojnë në Texas dhe do i ftojë e do i bindë që të vijnë të investojnë në Shqipëri, pasi sipas tij vendi ynë po ndryshon dhe ofron mundësi shumë të mira për të bërë biznes.

Njoftimi në Facebook nga deputeti Eduart Ndocaj

Ndocaj, nje kauboj ne Parlamentin e gangstereve te Ballkanit. Ndocaj se shpejti vizite te rendesishme ne Texas, ne vendin e kaubojsve te vertete

Eduart Ndocaj, është deputeti më i ri Parlamentit të Shqipërisë.

Eduart Ndocaj ka qenë kandidat për deputet në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2013. Kontributi i tij ka qenë mjaft i rëndësishëm në fitoren e Partisë Socialiste që erdhi në pushtet me sloganin ?Rilindja?, që synonte rilindjen e Shqipërisë në planin politik, ekonomik dhe kulturor.
Eduart Ndocaj, nuk arriti të hyj në Parlament, sepse ai ishte i shtati në renditjen e listës së Partisë Socialiste, por ai ishte fituesi i vërtetë moral, sepse kontributi i tij ishte mjaft i rëndësishëm.
Kontributi i z. Ndocaj nga 2013 deri më sot ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm në planin politik, ekonomik dhe në përfaqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Europë.

Eduart Ndocaj, hyri në Parlament para dy muajsh si pasojë e dorëheqjes së një deputeti të Qarkut Lezhë dhe menjëherë pas tij vinte radha e deputetit Ndocaj.
Duhet të themi se Shqipëria ka një sistem elektoral proporcional me lista të mbyllura.
Pra, zëvendësimi i deputetëve bëhet sipas logjikës së renditjes në lista.
Deputeti Ndocaj erdhi në Parlament si pasojë e procesit të Dekriminalizimit të iniciuar dhe mbështetur fort nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Shqipëri z. Lu dhe nga institucionet e Bashkimit Europian.

Rasti i z. Ndocaj kishte disa risi për modelin politik shqiptar. Disa nga këto risi janë si më poshtë:

z. Ndocaj për herë të parë vjen nga Bota e Emigracionit. Pra, ishte hera e parë që një emigrantë bëhej deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Z. Ndocaj ka një histori të veçantë të jetës së tij.
Ai në vitin 1996 shkon me gomone në Itali dhe fillon jetën e emigrantit në Milano.
Me punë e këmbëngulje nga punëtor i thjeshtë arrin të bëhet një sipërmarrës i rëndësishëm në Itali në sektorin e Ndërtimit. Ai bëhet pjesë e projekteve më të rëndësishme të Milanos, siç janë ndërtesat e Porta Garibaldit, por jo vetëm kaq edhe të mjaft projekteve të tjera të rëndësishme në gjithë Italinë.
Sipërmarrja e themeluar nga ai dhe drejtuar prej tij, NdocajGroup merre çmimi nga Ministria e Infrastrukturës e Italisë çmimin ?Italia che lavora?.
Gjatë kësaj periudhe, Eduart Ndocaj, bëhet pikë referimi për gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali duke i ndihmuar ata.
z. Ndocaj në Milano të Italisë themelon lëvizjen politike shqiptare ?Fronti Demokristian Shqiptar?.
Kjo ishte një risi në vete, sepse për herë të parë themelohej në emigracion një lëvizje politike shqiptare e cila brenda një periudhe të shkurtër arrit të përfaqësohej në 80 vende të Botës dhe të kishte mijëra anëtarë.
Kjo lëvizje kishte bazë funksionimi filozofinë Demokristiane, kjo filozofi mjaft e rëndësishme që inspiroi e ndërtoj Bashkimin Europian.
Deputeti Ndocaj është politikani i vetëm shqiptar që ka ngritur zërin për të Drejtën e Votës të Emigrantëve.
Në më pak se 25 vjet tranzicion të Shqipërisë kanë emigruar në vendet të ndryshme të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë mijëra shqiptarë.
Sot, më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton jashtë vendit.
Kontributi i tyre ka qenë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë përmes dërgesave të parëve që kanë bërë duke mbajtur ekonomikisht familjet e tyre.
Pa emigracionin, Shqipëria do të ishte më e varfër dhe më e prapambetur.
Megjithatë, politika shqiptare nuk ka qenë asnjëherë mirënjohëse për kontributin e shqiptarëve.
Duhet të theksojmë faktin, se Shqipëria është i vetmi vend i Europës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën që Shqiptarët që jetojnë jashtë nuk kanë të drejtë të votojnë. Pra, shqiptarët që jetojnë jashtë edhe pse janë shtetas shqiptar nuk kanë të drejtë as të zgjedhin e as të zgjidhen. Eduart Ndocaj, është politikani i vetëm që ka lobuar në nivelet më të larta të Bashkimit Europian që shqiptarët që jetojnë jashtë të kenë mundësi të votojnë dhe të përfaqësohen në Parlamentin Shqiptar. Shqiptarët që jetojnë jashtë mund me eksperiencat e tyre jetësorë, profesionale e akademike mund të japin kontribut të rëndësishëm në rilindjen e Shqipërisë, moderne, europiane e demokratike.
Eduart Ndocaj është rasti i vetëm që nga sipërmarrës bëhet politikan.
Në këto vite tranzicioni të Shqipëri kemi qindra raste që njerëz kanë filluar karrierën e tyre si politika e punonjës të shtetit e më pas kanë hapur biznese.
Ndërsa, Eduart Ndocaj, është një rast i rrallë e mjaft pozitivë, sepse nga një person që emigrojë drejt Italisë me gomone, nga punonjës i thjeshtë në Itali me punë u bë biznesmen i rëndësishëm dhe së fundmi edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Ky është model mjaft i rëndësishëm për të gjithë ata shqiptarë që nuk vijnë nga klasa drejtuese komuniste, por që duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit, për politikën dhe pse jo edhe për ekonominë.
Eduart Ndocaj, duke qenë një sipërmarrës i rëndësishëm në Itali ka dhënë kontribute të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë e Shqipërisë.
Për këtë kontribut të rëndësishëm z. Ndocaj është përfaqësuesit i Konfindustrisë Shqiptare. Ai ka lobuar në thithjen e investimeve italiane në Shqipëri.
Eduart Ndocaj, ka një karakteristikë, ai gjithmonë ka mbajtur kapelën e kaubojit dhe për këtë arsye ai njihet në mediat si deputeti kauboj. Ndërsa, Kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2013 e thërriste z. Ndocaj si Kauboj i Kalifornisë.
Eduart Ndocaj, si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, ka sjellë një model të ri politik. Vitet e fundit politika shqiptare është larguar shumë nga qytetarët dhe realiteti social. Ndërsa Ndocaj, me aktivitetin e tij duke qëndruar e ndihmuar njerëzit në nevojë, duke denoncuar abuzimin e pushtetit ka dhënë modelin e politikanit që i mungonte Shqipërisë.
Çfarë e lidh Ndocaj me Texas dhe Shtetet e Bashkuara

Ndocaj është deputet i Qarkut Lezhë, i cili përfshinë tre bukuri të rralla të Shqipëri, malet e thepisura, detin dhe historinë e lashtë të Qytetit të Lezhës.
Në malet e thepisura kanë jetuar ata që mund të quhet Kauboj shqiptar, të shquar për trimëri, qëndrueshmëri, për punëtorë e blegtorë të mirë dhe që kanë jetuar në respekt me natyrën.
Po ashtu edhe deti i Shëngjinit është i mrekullueshëm. Historia e qytetit të Lezhës është ndër histori më të hershme të Europës, që i përket identitetit Ilir që ishin paraardhës të shqiptarëve. Pra, zona që Eduart Ndocaj përfaqëson në Parlament ka shumë ngjashmëri me Texas.
z. Ndocaj ka lobuar shumë për të drejtën e Votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Në SHBA jetojnë mijëra shqiptar duke u cilësuar si një ndër komunitetet më të rëndësishme atje.
Eduart Ndocaj është i bindur se ata jo vetëm duhet të jenë të përfaqësuar në Parlamentin shqiptar, por edhe duhet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si përfaqësues i Konfindustrisë shqiptare, si sipërmarrës dhe deputet i Parlamentit shqiptarë do të vizitojë aktivitet ekonomike të shqiptarëve që jetojnë në Texas dhe do i ftojë e do i bind që të vijnë të investojnë në Shqipëri, sepse ajo po ndryshon dhe ofron mundësi shumë të mira për të bërë biznes.
Eduart Ndocaj është modeli i një kauboj të Texas dhe për këtë arsye ai meriton ta vizitojë këtë vend për të parë nga afër këtë kulturë e cila ka prodhuar dinasti të rëndësishme presidenciale siç është dinasti Bush.
Eduart Ndocaj do të vizitojë Texas për të takuar komunitetin shqiptarë që jeton atje, për të biseduar me ta për situatën politike të Shqipëri, për ndryshimet që ajo ka pësuar kohët e fundit dhe për mundësitë që ajo ofron për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët me eksperiencat e tyre jetësorë, akademike e të sipërmarrjes mund të vijnë në Shqipëri e të japin kontribute të rëndësishme.
Eduart Ndocaj është pro partneritetit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Po ashtu, Eduart Ndocaj është shprehur disa herë hapur për ndërhyrjet që bën ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri z. Lu në lidhje me rekomandimet që bën për reformën në drejtësi dhe për proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe forcimin e demokracisë. Sipas z. Ndocaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor e strategjik i Shqipërisë. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga shpallja e pavarësisë së Shqipëri e deri në ditët e sotme ka qenë shumë i rëndësishëm dhe z. Ndocaj është mirënjohës për këtë.





Lajmet e fundit nga