Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka diçka prej studenti klasik në qasjen që qeveritë shqiptare kanë ndaj të qeverisurve prej tyre: të menduarin në minutën e fundit. Dhe pastaj veprimin si reaksion po në minutë të fundit. Me ngut dhe në ngut e sipër. Studenti klasik edhe sikur të ketë një vit kohë për të dhënë provim një lëndë të caktuar, sërish do t?i hapë librat në ditën e fundit. Deri në atë moment, nën sindromën e studentit, mendon studentërisht se ka kohë. Kush thotë të kundërtën ose gënjen, ose nuk mban mend, ose është përjashtimi fatkeq i një rregulli të përgjithshëm të lumtur.
Qeveritë shqiptare, si rregull dhe jo si përjashtim, as dje dhe as sot, nuk kanë dhënë prova për të kundërtën. Si rregull dhe jo si përjashtim atyre ju ka munguar parashikueshmëria e të ardhmes duke u nisur nga e tashmja. Ju ka munguar jo lëvizja, por planifikimi i rrugës nga do të ecin. Ato kërkojnë aksionin dhe nuk ndjekin vijueshmërinë logjike dhe dinamikën e përditshmërisë. Synojnë të kurojnë pasojën, por jo të gjejnë dhe të eliminojnë shkakun. Ndërtojnë pallatin/pallatet/lagjet/qytetet, Bathoren, për shembull, dhe pastaj nisin të diskutojnë për një plan urbanizimi të tyre. Si rregull, askush më parë nuk e ka parë të udhës që të mendojë se ku do të jetë qëndra mjekësore, kopshti për fëmijët, shkolla për nxënësit dhe parku modest për pensionistët që nuk mundin të shkojnë dot në kafenenë që gjithkush e ëndërron ta ketë në katin e parë të shtëpisë së tij. Jeta e një shoqërie kushtëzohet nga detaje të tilla ?banale?. Falë tyre ajo është më e mirë apo më e keqe. Por qeverisjet në Shqipëri si parim në fillim kanë ndërtuar ura, pastaj kanë kërkuar të gjejnë lumin që të kalojë nën to.
Duhet një shembull klasik për ta vërtetuar një gjë të tillë?
Një nga ndërtimet më luksoze të Tiranës, me një kosto reale ndërtimi që sot nuk e di askush, në zemër të kryeqytetit, është kthyer në një gërmadhë të pisët. Piramida e famshme e përuruar vetëm një brez njerëzor të shkuar ? një sistem qeverisës më parë ? në vitin 1988, ka ndërruar destinacion nja dhjetë herë. U nis si muzole për diktatorin dhe sot është muzeu real i mendjeshkurtësisë arrogante dhe injorante qeverisëse. Pothuaj po aq e keqe sa dhe diktatatura.
Frika ndaj terrorizmit? U deshën sulmet tragjike në Paris që alarmi të shpërthente në Tiranë. Që të zbulohej se disa objekte kulti që ishin jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman, ndoshta mund të shërbenin si bërthama të celulave terroriste. Dhe si në një reaksion zinxhir, u nis të mendohej për burimet e financimit të tyre, për kontrollin e munguar mbi to e kështu me rradhë, për shumë e shumë veprime të tjera që e kanë pasur me kohë kohën dhe rradhën për t?u kryer.
Kush kujton vitet 90-të, me një ish-president si Berisha, të aftë që për hir të pushtetit të tij të ishte në gjendje të kërcënonte dhe Perëndimin se Shqipëria mund të shihte drejt Lindjes, e ka të qartë se ku është hedhur rrënja e të ligës. Por në vitet që pasuan ka pasur shumë më shumë inerci sesa mendim për ta shkulur atë rrënjë. Edhe kur ka pasur veprim, ai ka qenë pothuaj i imponuar nga partnerët ndërkombëtarë. Kush thotë të kundërtën ose gënjen, ose nuk mban mend, ose është përjashtimi i lumtur i një rregulli fatkeq.
Përmbytjet? Pesë herë rresht u mbyt gjithë veriperëndimi i vendit. Pesë vjet më parë, Shkodra, Lezha e përgjithësisht gjithë ultësira Perëndimore e vendit, jetoi ditë të tëra nën ujë nga qeverisja me hënë të ligë e Shqipërisë pesë vjet më parë. Hëna Blu, siç e quante Doktori solli përmbytjet më të liga që kishte parë vendi në shumë e shumë vjet.
Të dielën Tirana dhe qytete të tjera jetuan orë të liga nën mbretërinë e frikshme të ujit. Do të ndodhë sërish nëse duke nisur që me verën tjetër nuk mendohet për shtëpitë e ndërtuara në shtretër lumenjsh, për banesat mbi kolektorë, për linjat e furnizimit me energji të hidrovoreve, kanalet kulluese e një mori ?shpikjesh? të tjera të njerëzimit për të mposhtur apo për të reduktuar me sa mund pushtetin e frikshmëm të ujit. Çfarë bëhet tani në dimër është vetëm riparim emergjent, por jo zgjidhje afatgjatë. Qoftë dhe pastrimi dhe ripastrimi i pusetave anës rrugëve, siç bënë të dielën punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Kushdo mund të japë me mijëra shembuj sesi dhe sesa kanë menduar qeverisjet shqiptare në momentin e fundit për një zgjidhje të momentit të fundit. Si rregull dhe jo si përjashtim. Sepse secila nga to në pushtet, ka qenë nën pushtetin e sindromës së studentit. Eshtë një sindromë që në rini ja bën të mrekullueshme jetën individit, por në jetën reale e përmbysin jetën e një shoqërie me halle të pamerituara. Janë thjesht të tepërta. Sepse budallallëku është një çek i dëshpëruar që e paguajnë të gjithë!
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë është rikth...
Ambasadroja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në një try...
Nga Artan Fuga Ujëëëë !Donit ju kalimin e ujësjellsave pusht...
Bashkia Vlorë ka nisur largimet e para nga administrata e sa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës. Një gru...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin, Keido Hoxha. Perso...
1859 – Charles Darwin publikon Mbi Origjinën e Specieve, për...
Permbytja e te dieles ne Tirane nuk eshte nje rastesi apo fa...
Nuk jemi gogolë për njëri-tjetrinNuk kam ardhur të shkarkoj ...
Një nga kritiket më të forta të sistemit të shëndetësisë, de...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje ligjin për “Trajtimin e...
FRPD ka filluar një garë të fortë, që në sipërfaqe duhet e q...
Sot ka nisur seanca e radhës për çështjen e 9 imamëve të vet...
Seanca e dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandati...
Ky është busti i shqiptares më të famshme në botë, e cili ka...
Shkalla e penetrimit të mediave sociale në vend është rritur...
Policia e Korçës, ka arrestuar shtetasin Klodian Karaxhuku p...
Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë, të dielën në më...
...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...