web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja neni i Kushtetutës që i heq mandatin Koço Kokëdhimës

24 Nëntor 2015, 09:54, Aktualitet CNA

Seanca e dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandatit të deputetit socialit Koço Kokësdhimës, u mbyll sërish pa një vendim. Në seancën e parë, Kokëdhima përdori skemën e mos paraqitjes, duke kërkuar që vendimi të shtyhet për shkak se ai dëshironte të ishte prezent.

Sipas Kushtetutës, përkatësisht në nenin 71 të saj, Koço Kokëdhimës duhet ti hiqet mandati i deputetit. Këtë fakt e ka pranuar edhe gjyqtari Vladimir Kristo, i cili i ka bërë një pyetje retorike avokatit të Koço Kokiëdhimës në momentin kur trupi gjykues vendosi të rrëzojë mbrojtjen e tij duke lënë të nënkuptohet se nëse mandati i Kokëdhimës nuk hiqet, atëherë do të shkelet neni 71 i Kushtetutës.

?A i bie ndesh kjo nenit 71 të Kushtetutës, i cili në pikën 2 thotë shprehimisht se, mandati i deputetit mbaron kur vërtetohet një nga kushtet e papajtueshmërisë? A i bie ndesh Kushtetutës? A mundet Kuvendi ta shkelë Kushtetutën, këtë parashikim të nenit 71, pika 2??, tha Kristo.

Kujtojmë që Koço Kokëdhima akuzohet se ka përfituar fonde qeveritare për kompaninë e tij ?Abissnet?. Pasi Kuvendi e rrëzoi dërgesën e mandatit të tij në Gjykatën Kushtetuese, ishte Partia Demokratike që e dërgoi në bankat e drejtësisë.

 





Lajmet e fundit nga