Të shtënat me armë në Shkodër/ Arrestohen 2 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
1859 – Charles Darwin publikon Mbi Origjinën e Specieve, përvjetori i këtij libri është quajtur “Dita e Evolucionit”. Thonë se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete; i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij, ai iu shmang syrit të publikut; kritikat, debatet, kontradiktat, thuhet se e sëmurnin atë. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjërë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror – transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.
1914 – Itali – Benito Musolini përjashtohet nga partia socialiste. Arsyeja? Kur Italia i shpalli luftë Turqisë në vitin 1911, Musolini u burgos pasi bënte propagandë pacifiste. Pastaj u bë redaktor i gazetës zyrtare socialiste “Avanti”; kur Lufta e Parë Botërore shpërtheu, Benito Musolini deklaroi se Italia nuk duhet të merrte pjesë. Megjithatë, disa muaj më vonë papritur ndryshoi qëndrim; ende pretendonte se ishte socialist, por kolegët e tij nuk ishin dakord. Në një mbedhje në Milano ata vendosën për t’a dëbuar nga Partia Socialiste. dhe Musolini u tha; “Ju nuk mund të shpëtoni prej meje; unë jam dhe gjithmonë do të jem socialist. Ju më urreni sepse ende më doni” Pas kësaj, Benito Mussolini themeloi një gazetë të re, “Il Popolo d’ Italia”, dhe grupin “Fasci d’ Azione Rivoluzionaria”. Fashizmi u bë lëvizje e organizuar politike në mars 1919, kur Mussolini themeloi “Fasci de Combattimento”. Musolini hyri në parlament më 1921; një vit më vonë, ai u ftua nga mbreti për të formuar qeverinë pas një krize qeveritare; dhe parlamenti i dha mandatin “diktator për 1 vit” për të nxjerrë vendin nga kriza. Benito Musolini vendosi kontroll të rreptë; në plan të brendshëm, shpërndau të gjitha partitë e tjera politike; në plan të jashtëm, përdori formë të nacionalizmit agresiv; bombardoi Korfuzin më 1923; ngriti një regjim kukull në Shqipëri; formoi aleancë me Gjermaninë naziste; pushtoi Shqipërinë; sulmoi Greqinë; i shpalli luftë Francës, kur kjo u pushtua nga gjermanët. Ushtria e tij ishte e dobët, dhe shpejt pësoi humbje; kolegët iu kthyen kundër; mbreti e shkarkoi dhe e arrestoi; u shpëtua nga komandot gjermane; krijoi një republikë Fashiste në Italinë veriore; në prill 1945, Benito Musolini niset te largohet nga Italia me një autokolonë gjermane i veshur me uniformë gjermane; autokolona ndalet nga partizanët italianë, të cilët e njohin, e kapin, e ekzekutojnë, edhe dashnoren e tij, i varin të vdekur, me kokë poshtë, në Milano – Këtë bënë italianët me diktatorin e tyre dhe s’provuan më një të ngjashëm.
1932 – Në Uashington – FBI (Byroja Federale e Hetimeve) përuron Laboratorin e Krimeve, vendosur aktualisht në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantiko, Virginia. Laboratori njihej fillimisht si Laboratori Teknik dhe fitoi status të veçantë kur Byroja e Hetimeve BOI u riemërua FBI. Një libër më 1998, bazuar në të dhëna nga brenda FBI-së, hodhi hije dyshimi mbi këtë laborator, duke ngritur shqetësime mbi nevojën e reformimit për një punë më të kualifikuar shkencore, që pengohej sa nga mendësia e vjetër, aq edhe nga pakësimi aktual i fondeve federale. Kritikat nxitën reforma brenda FBI-së nga drejtori i atëhershëm, Lou Frey.
1940 – Lufta e Dytë Botërore: Sllovakia bëhet nënshkruese e Paktit Tripalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive te Boshtit.
1947 – SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi hetimin e Aktiviteteve anti-amerikane dënon me 6 muaj deri në 1 vit burgim grupin e ashtuquajtur “Hollywood 10” , Lista e zezë me emrat e 10 regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, aktorëve, drejtorëve të filmave për qëndrim mospërfillës ndaj pyetjeve të Komisionit nëse ishin ose jo komunistë. Ata kishin dalë përpara Komisionit të Aktiviteteve anti-amerikane në tetor 1947 dhe refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me përkatësinë e tyre të mundshme komuniste. Grupi fillimisht përfshinte edhe shkrimtarin gjerman Bertolt Brecht, por Brecht iku nga Amerika. Ndërsa ishte në burg, Edward Dmytryk, drejtor filmi, ndahet nga të dënuarit e tjerë dhe bie dakord për të bashkëpunuar me Komisioni, duke pranuar se ishte komunist dhe kallzoi emrat e 26 të tjerëve. Me përjashtim të Dmytryk, 9 pjestarët e listës së zezë u përjashtuan nga industria amerikane e filmit; megjithëse disa përdorën pseudonime, si për shembull Dalton Trumbo, i cili me emër të rremë fitoi edhe Çmimin Oskar për skenarin më të mirë për filmin “The Brave One “(1956). Lista e zezë e kuqe u shfuqizua nga fillimi i viteve 1960.
Permbytja e te dieles ne Tirane nuk eshte nje rastesi apo fa...
Nuk jemi gogolë për njëri-tjetrinNuk kam ardhur të shkarkoj ...
Një nga kritiket më të forta të sistemit të shëndetësisë, de...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje ligjin për “Trajtimin e...
FRPD ka filluar një garë të fortë, që në sipërfaqe duhet e q...
Sot ka nisur seanca e radhës për çështjen e 9 imamëve të vet...
Seanca e dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandati...
Ky është busti i shqiptares më të famshme në botë, e cili ka...
Shkalla e penetrimit të mediave sociale në vend është rritur...
Policia e Korçës, ka arrestuar shtetasin Klodian Karaxhuku p...
Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë, të dielën në më...
...
Kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raf...
Albumi i shumëpritur i Adele, “25” ka regjistruar një nga sh...
Celine Dion dha performanën më prekëse, kuptimplotë në Ameri...
Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla kanë dalë në një...
Policia e Fierit ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dys...
Kandidati Ervin Salianji, pas blerjes së votave dhe influenc...
Policia e Lushnjës asgjësuar ditën e sotme 12 mijë bimë kana...
Ministria e Shëndetësisë, përmes një sqarimi, ka pranuar mun...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...