web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Ligji i pronave kalon pa kuorum

24 Nëntor 2015, 10:30, Aktualitet CNA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje ligjin për  ?Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?, pa kuorumin e nevojshëm.

Kështu, në momentin e miratimit të ligjit në sallë ndodheshin vetëm 8 anëtarë të Komisionit të Ligjeve, nga ku vetëm Eduard Halimi nga opozita. Sipas rregullores së Kuvendit, neni 34, votimi është i vlefshëm kur në mbledhje janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Në total, ky komision ka 20 anëtarë dhe për të miratuar një ligj duhet të jenë të paktën 8 anëtarë.

Megjithatë, edhe pse në kundërshtim me rregullat, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa e ka cilësuar të miratuar këtë ligj.

 





Lajmet e fundit nga