web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulimi tronditës për fëmijët me kancer

20 Nëntor 2015, 17:45, Lifestyle CNA

Më shumë se 8 për qind e fëmijëve me kancer kanë mutacione gjenetike që mund të ekzistojnë në familjet e tyre, kanë raportuar studiuesit të mërkurën. Këto mutacione jo vetëm që i vënë fëmijët në rrezik për kancerin në të ardhmen, por do të thotë që prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat gjithashtu kanë një rrezik jashtëzakonisht të lartë, tha ekipi në Qendrën spitalore të Fëmijëve Shën Jude në Memphis.

Gjetjet jo vetëm që mund të çojnë në qasje të reja për testimin e fëmijëve dhe familjeve të tyre për rreziqet e kancerit, por mund të çojë në mënyrat më të mira për t?i trajtuar ato, si shkruhet në raportin studimor të botuar në ?New England Journal of Medicine?.

Ekipi në Shën Jude dhe Universitetin e Uashingtonit në St Louis testoi më shumë se 1,100 fëmijë të trajtuar për kanceri dhe gjeti se 8.5 për qind e tyre kishin mutacione që shkaktojnë kancerin në të ashtuquajturat qelizat germline,që do të thotë se ata kishin të ngjarë të kenë qenë të trashëguar.

 





Lajmet e fundit nga