Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Tregtarët i kanë dërguar një letër të hapur Kryeministrit, Rama. Ata i kërkojnë të mbajë premtimin e programit elektoral të vitit 2013 për përgjysmimin e TVSH-së në ushqimet bazë të shportës.
Kryetari i Shoqatës në Mbrojtje të Tregtarëve dhe Tregut, Nikollaq Neranxi, në letrën drejtuar Kryeministrit kërkon arsyet e mosmbajtjes së premtimit, pasi ky premtim i bërë në 2013-n nuk u reflektua as në Paketën Fiskale 2016.
LETRA E PLOTË
I nderuar z. Kryeministër, Në programin e qeverisë për vitet 2013- 2017, paraqitur në Kuvend më 13 shtator 2013, mes të tjerash ju jeni angazhuar të përgjysmoni Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet jetike të shportës (fq.43), ato që janë bazë e konsumit të përditshëm të qytetarëve që ju keni marrë përsipër të drejtoni, por që minimalisht si fillim, duhet t?u krijoni mundësinë t?i ushqeni.
Por gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes suaj, si dhe diskutimit të treguesve të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, nuk shohim hapa konkretë të qeverisë për të përmbushur këtë pikë të programit, e cila ndër të tjera ishte edhe një nga premtimet tuaja gjatë fushatës elektorale që ju solli në pushtet. Qeveria ende nuk ka përgatitur dhe paraqitur për miratim dhe votim në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% që është aktualisht, të paktën të shkojë në 10%.
Qeveria nuk i ka bërë publike arsyet pse i është shmangur angazhimit programor të saj, ndërkohë që reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë, u vjen në ndihmë kryesisht familjeve të varfra dhe atyre me të ardhura të ulëta.
Për fat të keq, jo vetëm ju, por në të gjitha qeveritë e pasviteve ?90, nuk është marrë asnjëherë në konsideratë ?minimumi jetik? apo ?kufiri i varfërisë?. Sipas INSTAT, numri mesatar i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në vitin 2014 arrin në 78.071, me rreth 350-400 mijë anëtarë.
Nga llogaritjet del se masa e ndihmës ekonomike është rreth 100 lekë të rinj për një familje (jo për person) në muaj! Ky grupim i madh shoqëror paguan njëlloj si dhe grupet e tjera, një TVSH prej 20%. Masat efektive për nxjerrjen nga situata e vështirë ekonomike e këtyre familjeve janë hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e pagesës financiare mujore, por ndikimin e vet të tërthortë e jep edhe reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë.
Sipas INSTAT-it, shpenzimet për ushqimet në familjet shqiptare zënë mesatarisht 44,3 % të shpenzimeve në total, por kuptohet për familjet me ndihmë ekonomike dhe me të ardhura të ulëta, ato zënë thuajse 90-100%. Përgjysmimi i TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, do të ndikojë sadopak në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të familjeve të varfra dhe me të ardhura të ulëta financiare, pasi do të rritet konsumi në sasi dhe llojshmëri i ushqimeve.
Përgjysmimi i TVSH së për ushqimet më jetike të shportës do të sjellë efekte në rritjen e qarkullimit të mallrave dhe parasë në rrjetin e shitjeve me pakicë, pasi nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë del se konsumi ka ardhur në rënie.
Reduktimi i TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, do të rrisë kërkesën për më shumë artikuj ushqimorë me origjinë bimore dhe shtazore të vendit, do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë në tërësi dhe të industrisë agroushqimore, si dhe të tregtisë me pakicë në veçanti.
Siç jeni në dijeni, në vendet e BE-së aplikohet heqja e plotë dhe reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë dhe për artikuj apo shërbime të tjera që janë të nevojës së parë në jetën e njeriut. Britania e Madhe, p.sh., e ka 0% TVSH-në e ushqimeve bazë, Spanja 4%, Hungaria, Kroacia 5%, Franca 5.5 %, Gjermania 7 %, Rumania 9 %, Sllovenia 9.5 për qind, etj.
Shqipëria si një vend që aspiron për t?u futur në BE, duhet të ndjekë linjën e vendeve me ekonomi tregu të konsoliduar, të cilat diferencojnë TVSH-në për ushqimet bazike. Rritja e konsumit të artikujve ushqimorë do të ndikojë në kompensimin e të ardhurave buxhetore që do të mungojë nga reduktimi i normës së TVSH-së për ushqimet bazë.
Megjithatë, të dhëna më të sakta do të dalin pas llogaritjeve me treguesit përkatës. Ne shprehim gatishmërinë për të gjetur zgjidhje sa më efektive, duke ju sugjeruar gjithashtu që paratë që do t?i mungojnë buxhetit të shtetit nga ulja e TVSH-së për ushqimet, të kompensohen me rritjen e TVSH-së për produktet e luksit.
Me bindjen se do ta gjeni të vlefshëm propozimin tonë
Me respekt,
Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë
...
Një rrëfim rrënqethës ka qenë Sonila Dinoshi e arrestuara e ...
Prindërit e Arben Frrokut I kanë dërguar një letër ambsadori...
Skandali i radhës ka shpërthyer në mjekësinë shqiptare. Kus...
Një qyp me më shumë se 4,000 monedha prej bronzi dhe argjend...
Duket se mungesa e metadonit nuk është problem vetëm për pav...
Kryeministri Edi Rama shprehet se në takimin që ka zhvilluar...
Deputetët socialist Taulant Balla dhe Koço Kokëdhima kanë de...
Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, ka njerëz që presin ende t’i ud...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë po forcon çd...
SokolitShpikëm ikjen tënde, kur të kishim zbuarNë një natë p...
Zona e ‘Unazës së Re’ ka patur mungesë të energjisë elektrik...
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë në konsensus lidhur me proc...
Bashkia Korçë ka njoftuar në rrjetet sociale se nesër do ndë...
Policia gjermane ka arrestuar një shqiptar pasi përdhunoi nj...
Sot, anëtarët Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se trafiku ...
Operacioni “Epilog” vuri në pranga 26 anëtarë të bandës së h...
Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka zvill...
Sipas ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ministr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...