SKANDAL/ Trupi i pajetë i një foshnjeje lihet në karriget e morgut
Skandali i radhës ka shpërthyer në mjekësinë shqiptare. Kus...
Prindërit e Arben Frrokut I kanë dërguar një letër ambsadorit të SHBA-së, Donald Lu. Ky shkrim vjen pak ditë pasi Lu mori si shembull Arben Frrokun për të treguar lidhjet e krimit me qeverinë. Nëpërmjet një letre të gjatë që boton ?GSH?, Leze e Preng Frroku, thonë se gjykatat nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit.
Frroku është i arratisur nga Shqipëria dhe i dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
LETRA E PLOTE
I nderuar z. Ambasador Donald LU! Në radhë të parë, më lejoni t?ju uroj shëndet të plotë dhe mbarëvajtje në punën dhe misionin tuaj. Mision i vështirë dhe fisnik, në përmbushje të reformës dhe vendosjes së standardeve të demokracisë në Shqipëri. Unë që po ju shkruaj quhem Preng Frroku, babai i personit të dënuar Arben Frroku, personi që nga ju është konsideruar kriminel shumë i rrezikshëm që lëviz i lirë. Z.Ambasador! Pasi dëgjova fjalët tuaja, që për fatin e mirë ju i shqiptuat në gjuhën shqipe, u ndjeva shumë keq, madje u ndjeva i zhgënjyer nga ju, pasi mendoj se konkluzioni juaj është i nxituar, pasi djali im ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia shqiptare akoma nuk e ka dhënë fjalën e fundit në çështjen penale kundër tij. I nderuar z.Ambasador! Unë e vlerësoj shumë punën tuaj dhe mendoj se fjalët dhe orientimet tuaja janë piketa për qeverinë dhe ministrat tanë, por do t?ju lutesha shumë që, ato mesazhe që jepni të jenë sa më të paanshme, sa më të sakta, dhe ajo që është më kryesorja, të jepen në momentin e duhur. Këtë jua thotë një burrë i moshuar që jam unë, me shumë vite mbi shpinë, jo me shkollë shumë, por me shumë vite eksperiencë nga jeta. I nderuar z.Ambasador! Unë së bashku me familjen time, gjatë gjithë jetës kemi vuajtur shumë, kemi vuajtur në sistemin e komunizmit, dhe për fatin tonë jo të mirë, po vuajmë edhe tani. Madje akoma më shumë tani që erdhi koha e demokracisë. Vuajtjet e mia dhe të familjes sime konsistojnë në kalvarin e gjyqeve të filluara nga prokuroria kundër fëmijëve të mi, ku ende pa përfunduar gjyqet kundër tyre, ata janë konsideruar fajtorë të ngjarjeve shumë të rënda, madje kaq shpejt te rasti i Arbenit, sa as tri orë nuk kishin kaluar nga vrasja e shefit të policisë, kur drejtoria e Policisë Tiranë kishte deklaruar se kishte identifikuar autorin e vrasjes, duke nominuar emrin e djalit tim, Arben Frroku, si autorin e vrasjes së shefit të policisë, të ndjerit Dritan Lamaj. Që në vitin 2013, që djemtë e mi vendosën t?i futeshin politikës, gjërat për të gjithë ne familjarët e tyre kanë ndryshuar. A thua se ne ishim një tabelë qitjeje, si nga njëri krah, po ashtu edhe nga krahu tjetër i politikës, ku të gjitha këto palë, me qëllimin e vetëm të fitonin ndopak pikë në fushatën elektorale të vitit 2013, gjë e cila ka vazhduar për shumë kohë, deri edhe në ditët e sotme. Është e vërtetë që, për fatin e keq të tij dhe të familjes, më datë 24.02.2013, në Tiranë është vrarë një shef policie, i ndjeri Dritan Lamaj.
Ju z.Ambasador, në shkurt të 2013-ës, duke mos qenë në Shqipëri, nuk arrini ta imagjinoni se sa shumë është përfolur për djalin tim, që në orët e para pas ngjarjes, duke e deklaruar atë si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kjo si pasojë e një konflikti të mëparshëm që djali im, Arben Frroku, kishte pasur me viktimën Dritan Lamaj, konflikt të cilin djali im e kishte denoncuar dhe po e ndiqte në rrugë ligjore. Që natën e vrasjes së shefit të policisë, më datë 24.02.2014, pas afro tri orësh Arbeni është konsideruar autor i kësaj vrasjeje, pa pasur as edhe një provë të vetme. Jo vetëm atë natë, por as edhe pas dy vitesh, deri kur më datë 03.04.2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e deklaroi të pafajshëm, duke deklaruar se ai nuk kishte lidhje me atë vrasje të rëndë. I nderuar z.Ambasador! Jam shumë i sigurt që po të kishin qenë në Shqipëri në shkurt të vitit 2013 dhe në vazhdim, edhe ju si observator i jashtëm, po ashtu sikurse çdo shqiptar tjetër që ka dëgjuar për këtë çështje penale, nuk do të kishin bërë një deklarim të tillë kundër djalit tim, Arben Frroku, duke e konsideruar autorin e asaj vrasjeje të rëndë. Duke e konsideruar si një kriminel që i shmanget drejtësisë dhe lëviz i lirë. Madje, mund të them se po të kishit qenë në Shqipëri nga data e vrasjes e në vazhdim, ju garantoj se do ta kishit pasur të pamundur të mos përfshiheshit edhe ju në diskutime për këtë çështje në rrethet tuaja miqësore, pasi ato të gjitha të ashtuquajturat prova që mendonte të kishte prokuroria, ishin bërë publike dhe i dinin të gjithë, dhe si pasojë e kësaj, mendoj se do të kishit dalë në një konkluzion krejtësisht ndryshe nga ç?keni dalë më datë 17.11.2015. Madje, mendoj se do të kishit dalë me kritika shumë të ashpra kundër asaj trupe gjyqësore të Gjykatës së Apelit, që ka vendosur ta shpallë fajtor Arben Frrokun, duke e ftuar të gjithë trupën gjyqësore të japë vendime vetëm duke u bazuar në provat e dosjes dhe të pandikuara nga rrethana të tjera të jashtme. Sikurse janë deklarimet e politikëve, që bëhen për interesa politike, nga ku dhe vendimet e gjykatave nuk pasqyrojnë realitetin e dosjes, por janë rrjedhojë e një presioni të jashtëm mbi gjykatat që japin vendimin. Ju kujtoj, se në vendimin që ka marrë Gjykata e Apelit kundër Arbenit, jo të gjithë gjyqtarët e trupit gjykues e kanë konsideruar fajtor djalin tim. Në përbërje të kësaj trupe të Apelit kishte gjyqtarë që e kanë deklaruar të pafajshëm djalin tim dhe, si rrjedhojë, është dënuar jo me votë unanime nga kjo trupë gjyqësore.
Skandali i radhës ka shpërthyer në mjekësinë shqiptare. Kus...
Një qyp me më shumë se 4,000 monedha prej bronzi dhe argjend...
Duket se mungesa e metadonit nuk është problem vetëm për pav...
Kryeministri Edi Rama shprehet se në takimin që ka zhvilluar...
Deputetët socialist Taulant Balla dhe Koço Kokëdhima kanë de...
Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, ka njerëz që presin ende t’i ud...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë po forcon çd...
SokolitShpikëm ikjen tënde, kur të kishim zbuarNë një natë p...
Zona e ‘Unazës së Re’ ka patur mungesë të energjisë elektrik...
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë në konsensus lidhur me proc...
Bashkia Korçë ka njoftuar në rrjetet sociale se nesër do ndë...
Policia gjermane ka arrestuar një shqiptar pasi përdhunoi nj...
Sot, anëtarët Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se trafiku ...
Operacioni “Epilog” vuri në pranga 26 anëtarë të bandës së h...
Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka zvill...
Sipas ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ministr...
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho...
Duke kritikuar deklaratën e deputetit Sali Berisha, deputeti...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në parlam...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...