Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministrin tërhoqi më shumë vëmendje se ç?duhej duke i marrë disi rëndësinë protestës më të madhe e serioze që ka organizuar Lëvizja Për Universitetin në historinë e saj. Për saktësim, ajo çka u mundova të them është se nëse do të duhej t?i përgjigjesha flakë për flakë kryeministrit që i quajti shoqet tona trimëresha pula që kakarisin, a thua se vezët i ngrohën dhe nuk i blenë, do ta thërrisja derr që hungërin arrongatshëm propagandën e tij. Mirëpo nuk po e quaj të tillë pasi do të ishte fyerje për derrin. Derri është i dobishëm, kurse kryeministri ynë nuk i duhet as dreqit ose, më saktë, i duhet vetëm dreqit e dreqërve të këtij vendi.
Edhe dashamirës më kanë bërë vërejtjen se megjithëse Rama e meriton lojën e fjalëve me derrin, prapëseprapë një pedagogu nuk i ka hije ta ulë nivelin e fjalës deri në fyerje. Këtu ka një ngatërresë. Profesioni ose statusi pedagogjik nuk është zhguall breshke që njeriu e merr me vete në çdo veprimtari jetësore. Dhe këtu s?bëhet fjalë vetëm për jetën private ku njeriu zor se i jep llogari më shumë se një grushti njerëzish, por edhe në dimensione të tjera të jetës publike. Pedagogu sillet si pedagog brenda auditorëve. Përtej tyre, edhe kur lufton për universitetin, e bën këtë si qytetar, pa asnjë dallim statusor me të tjerët. Në atë shesh ekzistonte domosdoshmëria shoqërore dhe politike e tregimit të vendit Ramës dhe mua thjesht mu dha fjala të parit.
Gjithsesi, ajo që na mblodhi ishte kundërshtimi i dhunës së shumanshme. E fundit për nga radha e ndodhjes, dhuna policore. Nuk doja të përsërisja dëshmitë e panumërta të të dhunuarve, por të tërhiqja vëmendjen në faktin se policia deri më tash ka formuluar si akuzë ndaj shoqeve dhe shokëve të ndaluar atë ditë vetëm kundërshtimin e forcave të rendit. Kjo do të thotë se gjuajtja me vezë nuk është konsideruar vepër penale, çka nuk jep asnjë argument se pse policia tentoi t?i ndalonte forcërisht studentët brenda mjediseve universitare. Nëse dikush nuk ka shkelur asnjë ligj, policët, qofshin edhe gangsterë me punë ruajtës kryeministri, nuk kanë asnjë të drejtë të shoqërojnë kërkënd. Një polici që nuk të ndalon për shkelje ligji është truprojë private pushtetarësh dhe jo polici shteti. Bajraktarizimi i shtetit e prodhon këtë.
Dhunën policore e provokoi reagimi ynë ndaj dhunës simbolike të pranisë së kryeministrit në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale, vatër disavjeçare e rezistencës universitare dhe një nga institucionet më të kërcënuara nga zhvatja e parave publike prej diplomoreve private. Nëse do ta linim kryeministrin të përdhoste vendbanimin tonë intelektual pa i hyrë gjemb në këmbë a vezë në kokë, s?do të mund ta mbanim dot turpin mbi krye.
Sidoqoftë, kryesorja është dhuna strukturore e një ligji arsimi që zhduk çdo ishull emancipues brenda universiteteve publike, përkeqëson problemet aktuale të këtyre të fundit dhe prodhon prej hiçit të tjera probleme. Më së pari ligjëron hapur klientelizmin duke reflektuar interesat e diplomoreve private në marrjen e fondeve shtetërore. Varfërimi i universiteteve publike do t?i kërcënojë ato jo vetëm institucionalisht me falimentim ekonomik, por edhe studentisht nga rritja e mëtejshme e tarifave. Ne luftojmë për një jetë universitare ku i vetmi kriter përjashtimi është cilësia studimore dhe jo burimet ekonomike. Prandaj duam arsim publik falas, jo nota falas. Ndërsa qeveria propozon të kundërtën. Arsim të shtrenjtë dhe falje notash për të tërhequr studentët myshteri, mu siç bëjnë kahmoti diplomohet private.
Strukturalisht dhuna qeveritare shpërfaqet edhe në komercializimin e universiteteve publike. Të shtrënguara të mbijetojnë ekonomikisht me çdo kusht, pa asnjë garanci financiare nga shteti, universitetet publike do të jenë të prira të kryejnë çdo marifet marketingu, të spektakolarizohen, të krijojnë qendra propagandimi, t?i transformojnë pedagogët në agjentë televizivë marketingu e studentët në klientë të rëndomtë.
Jo vetëm kaq, por kjo dhunë do të cenojë përfundimisht edhe atë pak autonomi universitare që sot gjendet përtej kthetrave të bajraktarëve universitarë. Në vend të bajraktarëve të sotëm, qeveria do të emërojë nëpunës besnikë të saj që do të kenë në dorë administrimin e punëve joakademike. Po ashtu në vend të thellimit të të drejtave aktualisht të pakta dhe formale studentore, qeveria do t?i reduktojë ato në një 10% qesharak.
Nga ana tjetër, cilësia dhe orientimi i kërkimit shkencor do të jenë në duart e një agjencie po qeveritare çka, në kushte komercializimi, do ta tjetërsojë pakthyeshëm përmbajtjen dhe metodologjinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Kjo për sa i përket përmbajtjes.
Këtyre ditëve në margjina të ligjërimit publik është artikuluar shqetësimi se mos studentët, pavarësisht se kanë të drejtë, po manipulohen apo instrumentalizohen. Dyshimet, nganjëherë edhe paranojake, janë disaplanëshe. Fillimisht shtrohet si instrumentalizim i lëvizjes nga PD-ja. Së dyti, se në fakt është lojë e vetë Ramës për të prodhuar zhurmë vëmendjetërheqëse. Së treti, dhe këtu paranoja është edhe më e imët, instrumentalizues të studentëve janë disa (sidomos pedagogë) brenda vetë lëvizjes që po shfrytëzojnë virgjërinë e idealeve naive studentore për të fituar një dreq e di se çfarë. Është e kotë t?u përgjigjesh paranojave me fakte sepse, siç dihet, paranoja ushqehet pikërisht nga kundërshtimi faktik. Sa më i pafajshëm të dukesh, aq më fajtor je për paranojakët të cilët provat e pafajësisë i marrin për thellësi konspiracioni. Ama është interesante logjika e këtyre paranojave. Pavarësisht dashamirësisë për studentët e manipuluar dhe dëlirësinë e tyre, ata nuk i marrin as minimalisht seriozisht studentët si veprues të ndërgjegjshëm. Për ta ata janë leshko a naivë, të tërheqshëm për hunde, të cilët duhen ruajtur të dëlirë në pastërtinë e tyre fëminore. Fundja instrumentet të tilla janë: qenie pa frymë e pa mendje, por vetëm të përdorshme.
Përkundër këtyre pretendimeve, Lëvizja Për Universitetin enkas ka artikuluar qysh në fillimet e saj risinë konceptuale të universitarit, subjekt i përbashkimit të studentit me pedagogun. Jo se hierarkia nuk ekziston, edhe përdhunshëm, në universitetet e sotme publike, por sepse, për të merituar emrin universitete, institucionet e arsimit të lartë duhet të riorganizohen si komunitete studiuesish e kuvenduesish të dijes synimi i të cilave është rrafshimi i hierarkive. Për pasojë ne luftojmë për një universitet ku pedagogu nuk është mësuesi që dikton apo diktatoron, por ndërmjetësi në zhdukje i përfshirjes së studentëve në lëmin e dijes.
Të tjerë pretendojnë se veza e famshme ishte ekzibicioniste, pra qëllim në vetvete për t?u bërë të famshëm nga aktivistët e lëvizjes. Ma besoni, duke i njohur mirë të gjithë aktivistët, se e gjithë kjo shfaqshmëri televizive e këtyre ditëve është boll bezdisëse individualisht. Secili prej nesh do të donte t?ia linte këtë ?privilegj? ndonjë tjetri. Ama na duhet të sakrifikojmë nga rehatia e anonimatit tonë për të ekspozuar kauzën. Kësisoj veza nuk tërhoqi vëmendjen nga ne, por nga çështja e arsimit të lartë, gërvishti cipën e propagandës qeveritare që pretendon se është më e mirë se e para në terma të dhunimit të qytetarëve dhe u dha qytetarëve shpresën se guximi dhe organizimi i universitarëve do të shërbejnë si shembull për mbarë shoqërinë, sidomos për ato klasa e shtresa shoqërore thellësisht të shfrytëzuara e të përjashtuara.
Efektivët e policisë së Lushnjes kanë ndaluar një person të ...
Në banesën e policit, Lutfi Dami ishte vendosur një minë ant...
Disa lëkundje tërmeti janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytet...
Që prej mbrëmjes së sotme, Ylli Manjani do të jetë Ministri ...
Kryeministri Edi Rama është kthyer mbrëmjen e sotme. Rama is...
Deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se edhe pse shqipta...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, s...
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi shprehet se Kry...
*Nga Majlinda BREGUNë 2012, Kryeministri i sotëm, asokohe kr...
I dashur Doktor!E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit ...
Policia e Shkodrës ka ndaluar tre personave, pasi ishin shpa...
*Une isha në Bruksel gjatë takimit të dy parlamenteve dhe du...
*Liria e shprehjes është element i rëndësishëm i të drejtave...
Deputeti Eduart Ndocaj, ka mbajtur sot fjalën e tij të parë ...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi tha sot nga salla e Kuvendit, s...
Ish-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i ka shprehur qeverisë...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se në foltoren e...
Ish-Zv.Ministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku duket se ka lyer...
Ecuria ende e dobët e ekonomisë dhe e tregjeve financiare ev...
Një sasi prodhimesh bujqësore shqiptare janë bllokuar prej d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...