web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mund të çeleshin negociatat, asnjë nga prioritetet nuk u përmbush

12 Nëntor 2015, 20:29, Aktualitet CNA

*Nga Majlinda BREGU

Në 2012, Kryeministri i sotëm, asokohe kryetar i opozitës në marrjen e progres raportit ka thënë: citoj, ?Hapja e negociatave c?ka është në fakt procesi i konkretizimit të dhënies së statusit të vendit kandidat është absolutisht e varur nga cilësia e zgjedhjeve?.

Jam absolutisht dakord me këtë deklaratë.

Zgjedhjet ku vota blihet, filmohet, ku adminstrata kërcënohet, ku kandidojnë njerëz me precedentë kriminale aq sa për herë të parë prej 2003 ne raport të OSBE ODHIR thuhet: frika për të votuar i pengoi njerëzit të hedhin votën. Këto janë shkak nr 1 ne të cilin rri varur pasoja e mos hapjes së negociatave me Shqiperinë.

Nuk besoj se Kryeministri ka ndryshuar mendim prej 2012.

?Jemi besimplotë se në vjeshtë ne do t?i japim Komisionit në dorë gjithçka të plotësuar, lidhur me të pestë prioritetet, nëse i referohemi detyrave të shkruara. Për këtë, unë i kërkova Komisionerit, që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe të mos kemi shtesa kati rrugës, por brenda kornizës të përcaktuar bashkërisht, Shqipëria të japë rezultate një më një, sipas detyrave të përcaktuara?.

Citova kryeministrin me deklaratën e tij gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Hahn në Mars të këtij viti.

?Shqipëria shumë shpejt do të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky është qëllimi që i ka vënë vetes Ministria e Integrimit, qëllim që është shprehur nga ministrja Klajda Gjosha, në analizën e 300 ditëve qeverisje. Citoj ?Arritja për marrjen e statusit nuk i takon vetëm ministrisë, por të gjithë shqiptarëve. Shumë shpejt do hapim negociatat. Të gjithë së bashku do bëjmë hapjen e negociatave.? 24 korrik 2014.

?Kemi plotesuar 90 % te planit te veprimit?, thënë nga ministrja Klajda Gjosha më 21 Korrik 2015.

Dmth me 10 % qe duhet te ishte realizuar sidomos pas letres qe kryeministri i çonte administratës ku i bente thirrje te shkundej, ne sot duhet te ishim te gezuar.

Po ndalem këtu se nuk më duket se ka ndonjëri ndonjë ndjesi kërshërore për të dëgjuar deklarata të tilla.

Gjithsesi te paret qe e dinin qe nuk do te hapeshin negociatat kete vit, ishin keta pas meje: Qeveria.

Nuk mund te çeleshin negociatat pasi asnjë nga 5 prioritetet nuk është përmbushur për ta mundësuar këtë.

Progres raporti ja tek u be publik. Por a na duhet raporti për të skanuar edhe njëherë stadin në të cilin ndodhet Shqipëria?

A na duhet gjuha e ujdisur edhe deshirë mirë e atyre që na vezhgojnë për të na bindur së shtetndërtimi dhe europianizmi janë ende procese logore dhe jo permbushje sfidash në këtë vend tonin?

Jo. Nuk kishim pse prisnim publikimin (e vonuar këtë vit) të raportit për të mësuar që “reforma në drejtësi është në një fazë të hershme,” as për të na dhënë pasqyrën se;

“Që nga shtatori 2014, parlamenti ka hedhur poshtë të shtatë nominimet e Presidentit për Gjykatën e Lartë dhe vendet e lira në fjalë janë ende për t?u plotësuar”;

Nuk na duhej PR per te na deshmuar se “numri i dënimeve të formës së prerë që cojnë në mënyrë efektive në shpërbërjen e organizatave kriminale mbetet i papërfillshëm në krahasim me vlerën e vlerësuar të tregut kriminal rajonal dhe të brendshëm”;

Se “Shqipëria duhet të krijojë një histori të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve për rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë pastrimin e parave, dhe shpërbërjen e rrjeteve kriminale në mënyrë efektive.”

Nuk na duhej PR per te mesuar se “Ndikimi politik mbi organet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit është një çështje shqetësuese” apo se KorrupsJOn mbetet akoma “Korrupsion dhe ky është gjeresisht i perhapur.”

Nuk na duhej PR qe ne te mesojme se “emigracioni i parregullt është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet dhe ka arritur kulme të reja gjatë vitit 2014 dhe 2015. Numri i aplikimeve nga qytetarët shqiptare është rritur me 51% nga viti 2013 në vitin 2014, dhe akoma me shume ne 2015. Rritja e numrit të azilkërkuesve dhe sidomos krijimi i kushteve për të rikthyerit kanë qenë tema të ngritura jo pak herë nga unë në këtë sallë, duke i kërkuar qeverisë hartimin e strategjive dhe planeve emergjente për të adresuar këtë situatë.

Nuk na duhej progresraporti per te na bindur se administrate publike eshte njera nga tortat qe jo ndahet, por po shqyhet nje cope njeri nje cope tjetri dhe sot 9000 jane te larguar nga puna por dhe qindra te tjere nuk kthehen dot edhe pse kane nje vendim gjykate?

As se qeveria merr vendime kuturu per te mbeshtet administraten publike , ata qe punojne me procesin e integrimit dhe prish skemen e trajtimit te nepunesve civile. Sikur te kishin degjuar kur e kam ngritur kete ceshtje, do te kishim patur ca fjali me pak problematike ne kete dokument. “Duhet te demonstrohen praktika transparente dhe të bazuara në meritë për rekrutimin dhe shkarkimin e nëpunësve civilë në të gjitha institucionet shtetërore për të arritur objektivin e një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar;

” “Ndryshimet e fundit të legjislacionit kanë hapur mundësinë e rekrutimit edhe nga jashtë shërbimit civil , duke bërë më fleksibël shkarkimet”;

” “Cilësia e procedurave të rekrutimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme;

” “Numri i madh i ankesave në gjykatat administrative ngre shqetësim në lidhje me përdorimin e procedurave tëshkarkimit , uljes në detyrë, ristrukturimit dhe atyre disiplinore për të ulur në pozitë dhe shkarkuar e nëpunësve publikë”

Na duhej qe progresraporti te na thoshte se shkalla e papunesise eshte 17, 2 % dhe numri me i larte i te papuneve gjendet tek te rinjte? Apo se niveli i larte i borxhi public eshte rrezik per stabilitetin e vendit?

Te nderuar kolege

Une e di si shkruhet, pergatitet, sterhollohet dhe paraqitet nje progress raport. Jam e bindur dhe mbase e ndergjegjshme se pse kam 10 vjet qe merrem me kete pune, se ky dokument ka vlere per kedo investitor, politikan qe i referohet Shqiperise. Per kete sado me vonese u publikua ky raport per gjetjet dhe sugjerimet qofte edhe per nervat,te gjithe i detyrohemi me nje faleminderit Komisionit Europian.

Dhe nje politikan me dy pare mend ne koke, e kupton se sa do te rendesishem te duam ne ta shpallim punen tone apo sado te ashper te jemi per te degjeneruar punen e paraardhesit, Shqiperia nuk eshte nje vend qe mban shume. Ka mekanizma qe keputen lehte, sepse politika i ka kthyer te tille.

Por ajo cfare ky raport nuk e na sjell dot te printuar eshte ajo qe ndodh realisht ne Shqipëri.

Raporti i BE nuk ben analize se pse 200 mijë shqiptare kane aplikuar brenda nje viti per te shkuar ne Amerike, se pse 100 mije te tjere kane ikur neper Europe, nuk thote dot raporti edhe Brenda prioritetit te drejtave te njeriut, se c drame jetojne dhe sa jane te miturit qe jane larguar ne azil. 712 lexova dje vetem nga Durrësi. Kam qe nga marsi qe perseris dhe kerkoj te dhena e cfare jane e si jane e sa femije jane ata qe kane ikur kete vit. S’kam degjuar asnje fjale asnje mase a duan libra kur te vijne, aa kane mbyllur ndonje dyqan prinderit dhe rrezikojne gjobe se nuk jane regjistruar, a keni menduar t?i ndihmoni a t imbeshtesni me shume zonat e prekura me kete buxhet te ri.

Nuk rrefen dot as tek prioriteti per te drejtat e njeriu se cdo te thote 38 mije qytetarë kane pare dyert e komisaritit per nje vit. Nuk thote dot si ka mundesi qe per nje 11 mije te arrestuar, gjykata apo prokuroria liron 5 mije sepse e quan te paligjshem arrestimin.

Nuk thote dot ky raport se pse Shqiperia ishte nje vend ne rrezik destabilizimi total sipas Kryetarit te Komisionit te Sigurise dhe as na thote dot se si u Stabilizuam pas nje muaji?

Nuk thote dot ky raport se pse po behet viti dhe procesi i dekriminalizimit apo i faktorizimit politik të ketij parlamenti per mire, nuk po mbyllet.

Nuk thote ky raport se si ka mundësi që paraqiten kandidatë me cv kriminale nga maxhoranca ne zgjedhjet lokale dhe fitojne?

Meqë po diskutojme për të drejtat e njeriut më lejoni të ndalem pak tek debati fundit mbi propozimin e qeverisë për shpifjen. Askush nuk do të dëgjojë për veten 1 mijë të zeza kur ato janë të pavërteta. Por ky propozimi i ri për të kriminalizuar shpifjen, është shume i rende sa per ta kaluar vetem me nje shprehje keqardhje. E para eshtë në kundërshtim me çdo akt dhe të drejtë madje me çdo proces ligjor dhe kushtetues, apo të procesit integrues. Dikush më çoi ne vemendje që në aktin e të drejtave të njeriut të vitit 1698( Bill of Rights) që është baza në të cilin është ngritur i gjithë legjislacioni i Europës thuhet, po e citoj në anglisht: “The freedom of speech and debates or proceedings in Parliament should not to be impeached or questioned in any court or place out of Parliament”

Por jo vetem kaq. Ky propozim me sjell nder mend sa te pavertete jemi ne qendrimet tona. Ne 2010 isha ne qender te topave te baltes nga opozita e atehershme. Shpifjet ishin aq te fryra sa dukeshin si perralla. Jam e vetmja grua , besoj, qe jam akuzuar pa asnje fakt, a baze si anetare e nje organizate famose mafiose italiane. Pse? Sepse kunati im kerkoi te niste nje biznes dhe pati fatkeqesine qe babai i ortakut te tij u arrestua per kontrabande ne Itali. Dhe une me gojen e KM te sotem isha ” Mafioze” dhe duhej te jepja doreheqjen pse babai i ortakut te kunatit u ndalua ne Itali. Kam paditur penalisht KM dhe 4 deputete socialiste atehere dhe prokuroria e TR nuk hapi asnje ceshtje pasi e quajti citoj: se akuzat e dy personave politike jane te mbrojtura ne fushen politike dhe perfshihen ne kuader te lirise se shprehjes” madje shkoi me tej prokuroria: ” toleranca e kritikave qe keto figura publike drejtojne ndaj njeri tjetrit duhet te jete me e larte krahasuar me individet dhe qytetaret e thjeshte sepse kjo forcon demokracine dhe proceset integruese te vendit”.

Atehere, pse dje shpifja nuk u quajt veper penale dhe sot pse i themi Ministrit Te Shendetesise psh se firma jote ka fituar 11 ml euro per nje vit dhe ky eshte korrupsion, na pergjigjen me shperfillje se nuk ka asnje lidhje me ortakun nga i cili u nda para nje viti?!

Gjithsesi urime! “Ia dolet” me dekriminalizimin! Ne ketej, te opozites do shkojme te gjithe ne burg se do bejme akuza per ju, ju do t’ i quani shpifje dhe ky do te jete progres!

Ndaj ky raport nuk thote dot prej atje te vertetat qe dime te gjithe ketu.

As sa eshte niveli i mosbesimit tek politika ne Shqiperi.

As se cilet jane jo politikanet me te mire por politikanet me te korruptuar.

Sepse keto nuk jane ngjyra te raporteve nderkombetare.

Jane hallet tona.

Qeveria ka ne dore rezultatet. Opozita voten dhe fjalen,por dhe te ndertoje shpresen. Ate qe e ben qytetarin te medohet 10 here para se te marre arratine.

Dhe ky raport kete gjetje s?na e jep dot. Ose thene ndryshe: Askush nuk ben dot ate qe duhet te bejme vete.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend





Lajmet e fundit nga