web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjalimi i parë në Kuvend/ Eduart Ndocaj apel deputetëve: Të jemi më pranë qytetarëve

12 Nëntor 2015, 18:53, Aktualitet CNA

Deputeti Eduart Ndocaj, ka mbajtur sot fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit. Ndocaj i bëri apel deputetëve që të jenë më pranë qytetarëve që i kanë zgjedhur, dhe se për këtë nuk mjafton paraqitja një herë në javë në seancat paralamentare.

Ndocaj tha se përfaqëson tre komunitete, të cilat duhet të kenë mbështetjen e veçantë të qeverisë: biznesi, emigrantët dhe zona e Lezhës.
Lidhur me aksionin e antinformalitetit, Ndocaj tha se masat e marra ndaj biznesit e vënë atë përballë sfidave të vështira, që sipas tij do të thotë më pak vende pune dhe zhvillim ekonomik.
Ai përfundoi fjalën e tij duke i bërë thirrje kolegëve të tij deputetë që t?i kushtojnë vëmendje edhe qarkut Lezhë, që sipas tij është është lënë në harresë.





Lajmet e fundit nga